top of page

Vladimir Muça: DISKUTIM


                                            

 

                  Në prezantimin e librit "Fjalë zemre për vendlindjen" të Agim Likës botim  ADA 2025.

 

     Në këtë monografi krijuesish artistë, të cilën ne po e prezantojmë sot, Agim Lika ka rrugëtuar me trendin e kohës, duke krijuar një monografi të letrarizuar bukur, ku përmes artifakteve, poezive, rrëfenjave, esseve, na jep portretin e plotësuar artistik të personazheve. Kjo monografi vjen para lexuesit si një pjesë enciklopedie të artit krijues shqiptar, si me dasht të vërë vulën në historiografinë e këtij arti, si një pasaportë e trevës së Ishmit.

     Libri hapet me piktorin me famë botërore,  themeluesin e kubizmit italo-shqiptarë, Nderin e Kombit Ibrahim Kodra.

Kjo vlerë e lartë e artit pamor, vjen si një preambul e përfaqësuesve të tjerë, të cilët dhanë e japin kontribute që rrezatojnë në tërë hapësirat kombëtare dhe mbarëkombëtare.

     Një grup krijuesit, të cilët me "Fjalë zemre" shkruajnë për vendlindjen, të përkushtuar, si bijë të devotshëm si Agim Lika, Demir Gjergji, Adem Skënder Roda, Ali Gjyli, Hashim Kërtusha, Laureta Kulla, Nazmi Mezini, Naim Gjoka, Sabia Kurtu, Shezahir Kërtusha, Rudina Muharrremi (Beja), Trëndafile Molla (Baja), Urim Mezini, Vaid Hyzoti dhe Vesel Dervishi.

     Duhet thënë, pa xhelozi e ekuivoke, se shumë të rralla janë treva të tilla, të cilët me një grup - target të tillë krijuesish artistë reflektojnë kaq shumë kulturë në arte.

    Në këtë botim monografik, autori ka ditë të kapë në kaleidoskopin e tij mendimorë madhështinë e të thjeshtës që ka karakterizuar krijuesit dhe artistët ishmakë. Këtu unë do të kisha dëshirë të përfshija dhe skulptorin e shumë talentuar me famë dhe ndërkombëtare në artin pamore Qazim Kërtusha.

       Edhe kjo e thjeshtë interpretive, që unin e tyre krijues e ka përgjithësuar me shumë prototipe përfaqësuesish të kulturës shkrimore dhe artit pamor, në zonën e Ishmit e më gjërë.

Ky është çelësi i artë për këto krijues, të cilët janë bërë e do të jenë për breza të dëshirueshëm, në masat e lexuesve.

       Ky libër hipotekon vlera kulturore, historike,  shoqërore, demografike të trevës tonë, si një vendbanimit 3000 vjeçarë, si një stacion i kalimit të qytetërimeve.

Duke letralizuar bollshëm këtë monografi me poezi, esse,  rrëfenja autori na sjellë polifoninë e fjalëve me gjuhën e shpirtit të personazheve por dhe të vetë autorit, duke fituar pavdekësinë letrare në mendjen dhe në zemrën e popullit.

       Në këto kontekste ruajtja e kujtesave historiko-shoqërore-kulturore, të zonës është dhe ky libër i cili do të shërbejë si një burim arkivore mbi jetën dhe veprën e shkrimtarëve dhe artistëve dhe në rang kombëtar, sado modest në krahasmitarinë e hapësirave.

Ai  do të ndikojë në forcimin e ruajtjen ndër breza të identitetit kombëtar, duke u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, duke promovuar vlerat e trevës.

      Në këto vështrime, ky libër i krijuar nga mendja dhe nga shpirti  me "Fjalë zemre për vendlindjen" vjen tek lexuesi si një pasaportë me statusin e trevës Ishëm.

Ajo do të përcjellë në hapësirat mbarë kombëtare vlerat më të mira krijuese përmes madhështisë të thjeahtës, e cila ka karakterizuar krijuesit dhe artistët ishmakë.

     Në gjithë këtë punë, artistikisht e arrirë, duke marrë me koshiencën krijuese, botën  e tyre të pandarë nga vendlindja, Agim Lika, siç duket në këtë rrokopujë të pluralizmit,  krijues, ka ditur të kapë të veçantën krijuese duke u nisur në punën e tij nga sentenca e Ralp Waldo Emerson se: " Të jeshë vetvetja në një botë që përpiqet gjithmonë të kthejë në dikë, është arritja më e madhe."

 

23 Mars 2025

Vladimir Muça

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page