top of page

Vladimir Muça: DIELLI S'PERENDOI NË RIVIERË

  • 1 day ago
  • 2 min read

Vazhdim

DIELLI S'PERENDOI NË RIVIERË

                     Poemë

                   - 5 -

Këtë vit më ëmbël mikloi jeta,

Nga burim i mallit buloi besimi;

Mbi frutin e pemëve,

Në rrënjë gjaku,

Burimëve të limfës nën shkëmb

Rri në to gjakimi.

Në strehën e Pëllumbave

Shkëmbi shpalos qëndresën

N'ledhatime dallgësh,

Në mëngjesin e ri,

Ku flatrat e shpresës

Sogjetojnë

Mbi lulet e limonit në amësi.

Nga gjelbërimi i pafund

Shpaloset këngë e qëndresës;

Çeli limoni lulen e parë,

Ulliri u mbars në sytë e mi,

E çorri kataraktin e verbimit,

Zogjt shtegtarë për të parën herë

Me pupla e cicërima ngritën foletë,

E në këto troje mrizojn me habinë.

Çfar s'më panë sytë!

Sytë e mëndjes,

Sytë e shpirtit!

Festë rrumbullake kurorave ullinjorë,

Rrënjë rrudhosur kurrizëve të dhirtë,

Gjirëve të virgjër shtrirë.

Më flasin bindëshëm si plaku Mete,

Plaku Mete me shikim të ç'birtë,

Çelur nga lutjet e zemrës.

Mendimi i xha Metes

Dhe mendimi im

Kryqëzohen në lëmshin e zjarrtë të diellit,

Mbi ujërat jonike, në fërgëllimë,

Skuqen në muzgun e përskuqur,

Zhurmon brigjëve në bubullimë.

Muzgu u ngrys me veshë e sy,

Lotët e rrezëve vuuuu mbi bankinë,

Mbi gjurmë të vjelësve,

Në gojë, në sy,

Në shpellë të Pëllumbave

Ka dritë sot

Ka dritë.

Çdo gjë natyrore më sheh e shoh.

Brenga e plakjes gjithkund lyp jetë;

"Vajzë e valëve" ulet këmbëkryq

Si një thirmë, thagmë e vërtetë.

Bred e detë shikojnë vetë vedin,

Jo! Jo!

Kjo tokë s'jeton në vetmi

Brezaret qerthullojnë trup e mëndje,

Me jerm në këmbë,

Në mëndje, në sy.

               - 6 -

Në kthim valixhet ishin të lehta,

M'u desh të leja gjithçka.

Në sy më lindi e nesërmja,

Kuqëlimin mbi shikim më la

Shtrati në dhomën dyshe.

Kah mora rrugën

Mëndja e kënbët s'më prijnë,

Loti i ngrirë dallgët lan,

Brinjazi më ndjekin gishtrijt e erës,

Shikimi Bregdetin si vala shpëlan.

Trupi i perendive pagane

Pushtetin zgjoi,

Shirat e gjykimit

Rrodhën honëve të mëndjes,

Gjallnim merrnin prej tyre

Me dashurinë për vetëveten.

Të duash vetëveten

Me floknajë ndriçimi

Është privilegj mëmëdhetar

Në hapat e hedhur në kopështin e krijimit.

Vetmia në këto anë

S'është më tabu

Në fron të Zeusit,

Në majë të Vetëtimës,

"Se dhe Virgjili kur u shemb nga dallgët

Rrugën e gjeti nga ky burim i dritës"

Lukovë Qeshor 2012

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page