top of page

VJESHTA SHEH ENDRRA



-cikël me poezi-

NGA PANAJOT BOLI


PSHERËTIN DHE LUMI


Nuk më qetësoi prapë fytyrëkaltri im, e mira Bistricë

Në zall më shtroi një gune e gur të latuar më vuri jastek

Spëktakël bëri më hënën në një vallëzim elegant,brilant

Pastaj e mori prej dore e ma solli si nuse të bukur në breg.


Kuvendojmë të tre në grahmat e natës së shurdhët, mister

Hëna e dhembsur më puth sytë e lumi diçka seç më thotë

Në rezonancë me drithmat e zemrës edhe deget e shelgjeve

E larg, ah larg, perpilitet një emdërr me dhimbje aq shumë


Ca gllenjka kaltërsi më jep lumi të kungojë shpresën time

Me ujë kristali freskon endrrën qe është vyshkur aq shumë

Me fërfërimë të shelgjeve më sjell buzeqeshjen e së dashurës.

Por prapë,i miri im lumë,s’më ul qerpikun e syrit për gjumë




U ZGJUAN PERRENJTË...


U zgjuan ashtu papritur perrenjtë në fshatin tim

Mbi katarakte hedhin valle e zbardhin dhëmbët

Vrapojnë ato si çamarokë e llomotitin si rrugaçë

Si fëmijët e vegjël nëpër gropa llokoçitin këmbët


Në gojë vënë fyellin e iso mbajnë me gurgullimë

Gurët behen femijëri e fërkojnë sytë me përmallim


E hutuar rri fëmijëria me flokë kaçurrela të ashpra

Djegur nga dielli e gjunje të gervishur në shkembinj

Tek doja t’i tallja me jehonën qe më kthente mali

Tek vrapoja t’i kaloja,paçka se rrezohesha në brinjë


U zgjuan perrenjtë e kokën nxjerrin tinëz mbi gurë

Me femininë mbi kalin e bardhë qe humba dikur


DITË SHIU...


Shiu u çlodh pak

Serish ia nisi..me shtruar

S’përton t’i laj gushën malit tim

T’i njomë buzët eshkë

T’i lag gjoksin e zjarrmuar.


Pas xhamit dy sy

Kërkojnë të mbyten në shi.


Shiu u çlodh pak

Serish ia nisi..me shtruar

Për një shpirt qe dridhet në dritare

Nuk do t’ia di

As dhembjen për t’i shuar


Pas xhamit dy sy

Kërkojnë të mbyten në shi


Shiu u çlodh pak

Serish ia nisi..me shtruar

Ajo hap dritaren e lutet

Gjithë qiellin të hedh

Mbi gjinjtë e shkrumbuar.


Pas xhamit dy sy

Kërkojnë të mbyten në shi.



KËTË NATË TË FTOHTË...



Ka thellim sonte e mali hedh në krah gunën e dhirtë

E mbremja me vetulla të ngrysura s’më shikon dot

Një kalë i kuq turfullon me padurim në oborrin tim

Për ku vallë do qe të më çojë në këtë natë të ftohtë?


Foleja e dallendyshes nën strehë grindet me vetminë

Në shtratin e saj ngeli i pambledhur çarçafi ngjyrë gri

Kanë nxituar të zotët e saj të ndjekin pas diellin qe ikte

Ta mbajnë të ngrohtë shpirtin, me një copëzë nga ai


Normica i kalojnë mbremjes e ajo dridhet si purtekë

I ulet në prehër malit të ngrohet,e shtrëngon fort, fort

Ky kalë i kuq qe turfullon me padurim në oborrin tim

Për ku vallë do qe të më çojë në këtë natë të ftohtë?




LAMTUMIRË, FJALË E RENDË...


-Për mikun tim, Prof. dokt. Gëzim Rredhi, studiues i njohur i gjuhës dhe letërsisë shqipe qe vqdiq aksidentalisht në Ksamoil-


Lamtumirë, është fjalë e rendë ,miku im

Unë s’mundem, nuk mund ta ngre dot

Edhe Mujë të isha.


Orteku i dhembjes shtypi filizat e endrrës

Dhe kristalet e shpirtit i bëri therrime

Duke vajtuar si qyqe


Ca degë ulliri more me vete të kesh paqe

Neraidat të priten në brigjet e Ksamilit

Si Pasha të të kenë.


Si ike keshtu? Të pres në ishujt e Ksamilit

Valët të të sjellin me një kostum blu

Të flasim për dasmat


Lamtumirë është fjalë e rendë , miku im

Unë s’mundem, nuk mund ta ngre dot

Në ishujt e tu, të pres.



TI,BËHU NERAIDA NË LIQEN



I bashkova dy majat e maleve të fshatit tim

I bëra shkallë të ngjitem një copë herë në henë

Kjo llavë e verdhë qe sa herë më ka marrosur

Fosforeshent ma bëri shpirtin e dashurinë liqen


Ti,eja të krehesh flokët kaçurrela tek ky liqen

Mengjes e mbremje të lashë sytë te ujë i bekuar

Po deshe, behu sundimtare , bëhu mbretereshë

Dhe ti,si Neraida mos lejo tjetër për t’u afruar.


Lendina e vogël e fshatitt u bë qilim fluturues

Më gaz më çoi tek yjet qe më prisnin në brinjë

Më mbushen grushtat plot me vezullimin e tyre

Të të bëj një kurorë floriri me karatë njëmijë


Mengjes e mbremje të lashë sytë te uji i bëkuar

Dhe ti, si Neraida mos lejo tjetër për t’u afruar






E PREK BUTËSISHT

Nuk u ngopa jo, me aromën joshesë të manxhuranës

E ziej dhe e pi si çaj,të më dehen sytë,si sytë e Zanës


Buza xheloze mbajti ca pika qe puthja të ketë aromë

Gusha i vargezoi gjethet dhe i tha lulezimit, lulezomë.


E prek dhe në vesh i peshpëris: Ah, moj manxhuranë

Një sykaltër më ndjek fshehurazi, nga dritarja matanë



VJESHTA SHEH ENDRRA


Vjeshta e lodhur ul perdet e verdha si me pertësë

Rufit e menduar kafen me aromë ftua e mediton

Hedh trikon e kaftë mbi supe si plakat në pragje

Me shtiza po thurr një gunë të hirtë dimrit demon


Gjethet u zbehen nga dhembja e ndarjes nga mëma

Vjeshta i shtron ato si dyshek e sheh endrra erotike

Hedh ca pika të nxehta malli në buzët e tua qe ndizen

E të merr në endrrat e saj, të lumturohesh ,moj mike


Shëët. .qetësi e verdhë,vjeshta është shtrirë për gjumë

Ajo flerton tani me endrrat, ju lutem, mos bëni zhurmë



NE PALLATIN TIM


Kërcet dera e gjitones...

Trupvogla,fisnikja Lume

Me një xhezve në dorë...


Një zë i brishtë, si pëshpëritje…

Mos zgjon pallatin…

-Eleni....Eleni....


Ca hapa si fëshfërima

Një zonjë e rëndë buzëqesh në shkallë

Me një libër nën sqetull


Pasdite

E stisën rezidencën e kafesë

Me karrige portative

Me filxhan mbi mermerin e korridorit

Në katin e tretë..

.

Erdhi dhe Lili

Me diçka mbështjellë në dorë

Mos e sheh njeri....


Të tria L-ite rrufisin kafen

Me ëndje

E mbledhin copa kujtimesh.

Diku,...të mjegullta në horizont


Pastaj qepin

Ballomat e monotonisë së ditës

Me një zë te mekur.



Pasdite...

Në rezidencën kafe të katit të tretë

Tre zonjat tresin shikimin të përhumbura

E qytetin zilepsin qe ndërron rroba

Si një vajzë nazike

Tri herë ditën...

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page