top of page

Vjeshta pa ty


Prag nisjeje


Nji tel i padukshëm

Pushtue prej nji vije zogjsh

Pret urdhnin e vjeshtës

Që t' fitojë lirinë.


Vjeshta pa ty


Ajo vjeshtë i dogji të gjitha!

Ngjyrën e portikëve të vjetër

burgun steril të shpresës

dhe rrugët e mundimshme për tek ti.

Mbeta fillikat

mes hutimit njerëzor të zotave

dhe arratisë shpendëve

që nuk thanë qoftë edhe një fjalë të vetme

për ikjen tande.


Tash...

fle dhe zgjohem

me trokun e takave të tua në qafë

dhe shtegun e vetëm

që më çon tek sytë e tu.

e mbaj hapë

edhe këtu...

n’rrënojat e mbetuna të botës

që janë ndëshkue

mos me ndenjë kurrë afër teje.




Vjeshtë


T’lodhuna nga lufta e verës

Gjinkallat nënshkruen armëpushimin

E kanga e tyne

Asht hjekë vitrinash.


Shall i verdh’ asht rruga

Nën pemët e zhveshuna

Që shenjojnë vedin

N’ pasqyra të rrzueme gjethesh.


Dikush mbas xhamit t’errët

Përgjon shiun e radhës

Asht vendi ma i qetë

Ku msheh lotin e idhtë.


Kaq afër fjalëve që përbajnë thelbin tand

Edhe syt’ e verbt i shofin ngjyrat.

41 views1 comment

1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
Nov 24, 2020

XING.

Miku ynë Leon!

Të tria poezitë që i lexuam bashkarisht me Mimin, jo vetëm na emocionuan, por na bënë të afrohemi pranë qelqeve të ballkonit dhe të meditojmë thellë. Urime e krijime të tjera./ Xing.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page