Luaj erë me mantelin e mēndafshtë, Djallëzisht ledhatoja flokēt vjeshtës, Shkoq ngadalë fletët ngjyrëartë, Si lotët e vajzës në çast të martesës.
Ti vjeshtë, nën ftohtësinë e mjerë, Përballu me një torturë të vështir' Nën kumbimin e dhunshēm e të paprerë Të këmbanave të dimrit vampir !
Përkundu nga monotonia e gjatē, Prit tërsëllimën mbi degët fletërrëzuar, Humbe qiellin tënd të bukur vjeshtak Nën drithmën e huliganit të shkalluar !
Paqësisht, o flokëarta ime e mpirë, Prit zhvirgjërimin nga dimri vampir !
Comments