top of page

VITET E ANKTHIT TË Z. MENDO-FRAGMENT


Minush Hoxha

“Gjëndjen e idiotsisë sime nuk mundem ta mendoj se e kam., e zhytja në thellësi të vetës për ta hequr me bënë të dridhem. Ka rrënjet e thella e shumë lemeri. Sa e pata menduar se shtrigat janë vetëm personazhe nga përrallat e mesjetes. Dhe djajtë. Bashkëveprojnë të mallkuarit! ” Tek mendonte kështu të asaj dite, pas një trokitjeje të lehtë dhe një lejeje përtace “hyr” u fut brënda një grua e të gjashtdhjetave, një akraba e largët në farefis por e afërt me gruan e tij se kishin idiotësirat binjake, një grua e një guximi çuditës në thënien e mendimit që në të shumtën ishin marëzi bezdisëse dhe me një besim të pathyeshëm tek Zoti. “Qenkeni vetëm Z. Mendo” ia tha tek u ul ballë tij dhe lidhi duart. “Pikërisht…E ndofta…edhe jo… Ashtu… e merni në mendje këte!” “Po Zonja…” e pyeti. “Zonja? Po dhe kur është, unë jam vetëm. Po tani vajti si një lepurushe në ligjëratat e së motres masterante! Dini se çfarë…!” iu përgjigj. Ajo e shikoj njëherë me habi nga kjo drejtëpërdrejtëshmëri pastaj krijoj dyshimin, ndofta dhe me një qortim jo edhe të pavërejtshëm por nuk ia tha me fjalë. Sa për ta davarisur dyshimin që i dukej në mimikën e fytyres, pas pakes ia tha: “ Z. Mendo! Ju jeni njëri i një shkalle të lartë të të kuptuarit të jetës dhe që këtej, i konsideratave të thella. Keni mbaruar universitetin “ ” Ashtu e mendoni Ju…!” si në qeshje ia tha. “ Sa më disponon kjo! Më jep fuqi. Ndjehem si një div!” „ Jo se e them unë, por kjo tashmë është pranuar e vërtetë! Mirë, ka gjëra të pakuptuara që i thoni” zbulojë ajo mendimin „ por ato ndodhin kur vetja u hikën kontrollit. Secilit…” Pas një pushimi vazhdojë: Vetëm Allahu i di të gjitha”. Bëri përsëri një pushim sikur të gjurmonte mendimin që i duhej çastit e më pas shtoj:” “ Më takoj një shoqja ime në një tubim-si e thon të shkolluarit- promocional. E dini, ajo drejtuesja kryesore dhe e përkushtuar në lidhje me t´i bëjmë një qare midisit tonë… e dini përse e kam fjalën.. dhe kur z. Mendo ia këtheu : ”Jo, nuk dij” ajo e plotësoj mendimin:,, Po, t’i kthehemi besimit tek Zoti! Plotësisht! Pa, kusht!” ”Ashtu, a?” ia tha z Mendo pa iu dukur fare i rendësishëm ky mendim. Kurse Ajo vazhdoj: ”Se si ra llafi e ma tha: “ Zonjë, ai plakushi, ai i afërmi juaj është një lartësi mburjeje e mendjes. Se si rrjedhëshem na dha nasihat dhe bëmë një punë të paqme. Ia dolem me sukses” ” Po,po. S’ka një dyshim…” ia thash dhe unë. ” Eee, tani do na vijnë fonde nga një shtet i pasur i lindjes së largët. Kështu e thanë…” shtoj ajo. “ Zonjë e nderuar. Flm. për lajkën, ama i hedhni dhe ca kokrra kripe” bëri vërejtje Mendo në sinqeritetin e mendimit të saj. “ Disi, çorba do ishte më e shijshme!” Pas kësaj pushoj një çik e vazhdoj: “ Ime grua kurdoherrë që them diçka të tillë ose e thot dikush tjetër për mua, më hedhë fluturimthi në çmenditore: „Aty ke ti vendin …i lidhur!” më thot. „Smirë z. Rremo! Smirë!” ia këtheu ajo ndonëse u gjetë e fyer nga fjala e tij. „Dini ju se kurohesha në spitalin neuropsikiatrik” e pyeti paksa me inat se nuk ia besonte mendimin. ”Dhe mjeku Asim, tek më shihte, dëshprimisht shikonte shërimin tim. E dini, kundrimi Frojdist për këto gjëndje, kërkon një infrastrukturë të begatë shpirtërore, e unë nuk dij nëse e ka…?” e pat thënë doktor Asimi. ,,Njihte zotëri Frojdin. Njihte Jungun plus!” „Ua ka thënë këte ime grua, ashtu në mënyrë diskrete: si mikja-mikes” Pas një pushimi shtoj: ”Duket jam karizmatik dhe ajo përcjellë ecjen e personit tim, e më pas, bashkë me motren at eksperten e mendjes sime, bëjnë diagnozen dhe pastaj më denuncojnë tek neuropsikiatri. Dhe i shtojnë: Dini z. doctor-e themi pa te keq- ai ka qenë i shtrirë në neuropsikatri dhe është lëshuar nga aty i pakuruar deri në fund!” Ajo shtihej sikur nuk kishte dëgjuar dhe nga kjo picrroj syt njëherë-dy. “ Epo, e vërtetë është ama! Nga ankthi, Z. Fate! Dini ç’do të thot kjo? Kjo, në kulmin e vetë më së miri që mund të përfundoj është vetëvrasja…Kjo është, në një kohë shqetësim i padurueshem e shtangje truri! Më pas panik! Paranojë!” „ O Perëndi asnjëherë nuk hetova diç të tillë tek Ju. Ishit përherë i qetë, i kuptueshëm…Në humor” “ Ime grua, kur unë kisha makthe e zgjohesha netëve të dimërit të ftohta dhe dilsha rrugëve të errta si një sumnabul sa për ti hikur llahtarit që më jipej në mendje, ajo, pa të dijtur unë, thrritte mjekët ordiner të ma veshin këmishën demenciare.” Kemi frikë nga ai… si fantazmë! Duhet ta ngujoni…” Nuk bëja gjumë, i tëri i djerrsitur, herëherë dilsha rrugëve të qytetit, vozitja çmendurisht bicikleten dhe sa gdhinte, isha i rraskapitur. Mendimet rendnin papërcjellshëm shpejtë, përgjigjët i kisha të pasigurta, jo nga që nuk i kuptopja pyetjet-e kundërta, por nuk mund ti lidhja mendimet”. Pushoj paksa teksa z.Fate e shikonte si e magjiosur dhe nuk dihej nëse nga dhimbësuria e përjetimeve, apo nga frika. ”Z. Fate, doni të vërtetën, ashtu ua them në besim: nuk isha unë i sëmuari. Ishin ato! Unë isha ai që do vuaj sëmuarjen e tyre! E kuptoni…?” Po, ime grue bënte sikur ska një të vërtetë të këtillë… Për një kundra të vërtetë, ua kishte thënë dhe në vazhdim kishte marrë këshilla nga të motrat” ”Më falni për këte rrëfim, por e zu llafi dhe… ja!” Pasi bëri një ndërprerje kurse znj. Fate e ndjerë ngushtë, njësoj meditonte, vazhdoi tashmë rrëfimin: ”Atëherë, mjekët ardhen me shpejtësi!” Z. Mendo, pushoj pak dhe ishte në dy mendje nëse t’a bezdis akoma më z. Fate, por tek e dinte afërsinë me gruan e tij dhe nga diç që e shtynte nga brënda, vazhdoj: ,,Dhe kur fare qetë dhe i mbledhur nga mendja ua thash “tjetërkush është këtu i çmenduri” tek e tha mjeku pa asnjë indikacion konkret ”do na mësyj fizikisht” me violencë, kur panë se do rezistoj dhe fizikisht, s´pari ma veshën këmishën e më pasë me shpurën në spital. Dini ju se çfarë përjetova në spital ?! Burgu të duket parrajsë! Ishin një-dy aty në dhomë që bënin grimasa, që shanin e që qanin dhe ky ishte ai ndëshkimi që më ishte përcaktuar nga hakërimi i mjedisit. Në veçanti i llahtarshëm ishte njëri që thrriste “Ndihmë!Do më vrasin fëmijët…. Ja, kanë dhe armët. Se hikim maleve! Më ikni…” dhe ngujohej në një qoshkë e nga dhimbja i qëllonte murit me grushtë e kokë tek përgjakej. Se si njëherë qante e pastaj në rritme pëshertinte… Po ai tjetri, një hollak-skelet -thuaje se kishte hikur nga koncllogori Belgen-Belsen, me një shikim të paqëndrueshëm-shetites, duke qeshur pa arsye, thrritte “ Vrava kryetarin. Kishte zënë vendin tim! Ishte një punë e lehtë. Vodha thikën nga Tezja dhe ia futa nën gabzher- zhëëët, vrushkull gjaku, një cast më shikoj si me qortim pastaj nguli shikimin në qiell.E zoti qeshej me te. Këte e bëra. unë..Uuuunnëëë!” sëpari përcjellte fjalët me mimikë e mëpas ulërinte gjatë dhe i qëllonte gjoksit me grushtë. E unë…Ç’të bëja që të ndryshoj gjëndjen time. Ishin futur të gjithë në një bindje e unë…vetëm. Një gjyq i korruptuar. Zuri t’i bie deres me grushta, britja e thirrja ,,hapeni deren! Po çmendem!” sakaqë i qëlloja deres fuqishem me grushta sa për t’ua bërë me dije se kishin mbyllur aty njeriun e gabuar. Reaguan duke u futur brënda një infermiere me syt plotë urrejtje duke më kërcnuar me dy burra të tjerë, duket të sigurimit, ” Z. ne dijmë jetën Tuaj, meritat. Por, çdokush sëmurët! Kini një atak po, ne jemi këtu! Qetësohuni! Do u kurojmë me tërë konsideratat! Në të kundërten… ju dini se ç’vie më pas” dhe sa ma pushtuan trupin, ndjeva therrjen me gjilperë. Pas disa çastesh humba ndjenjat”. Pas një kohe më të gjatë kuptova se kishin patur disa raste të elektroshokut të tepruar kur pacientët kishin vdekur mu në shtrat” ”Dmth. i kanë mbytur…?” pyeti e lemiritur nga rrëfimi znj. Fate. ”E kuptueshme, ati voltazhi nuk i bënë ballë trup demi lëre tru i njeriut” ”I burgosen…?pyeta ajo. ”Ndonjë ditë…E dini si bëhen këto punë…Bënë një ekspertizë sipas së cilës mbi ta ishte shkarkuar energji elektrike aqë sa ishte norma, pastaj ndërhynë autoriterti i pushtetit dhe…u mbyll çështja penale. Duket bëri sekush me autoritet me gisht kërcnues nga një lartësi” Z. Fata zgurdullojë sytë tejmase e frikësuar dhe në një çast dukej sikur pranonte për të vërtetë ato që ia kishte thenë gruaja e vetë përkundra qëllimit të z. Mendo. Pa dijtur se çfarë t´i thot, vetvetiu i ardhi në mendje si një rrugëdalje pyetja: „Z. Mendo, kini Ju besim tek Zoti? Sikur t´i besonit, nuk do kishit netë aqë të shëmtuara.” ia tha ajo qetë në dukje por e djerrsitur nga rrëfimi i Z. Mendo. „Ç´të them... Tani nuk dij ç´të them!” ia këtheu, sado që nuk mendonte ashtu. „Z. Fatma!” ia tha pas një pushimi të shkurtër : ” Ç´është e vërteta, në vitet e herëshme isha futur në një ide që mohonte Zotin. Jo që isha futur, por duke me ndjekur jetë e përvujtur, ajo më dha egzilin. Më strehoj…! E mendoja atëherë: po të ketë Zot, përse lejon kaq vuajtje. Z. Fatma, e doja një zot për zemrën time. Mendoja në vete: përse na vdisnin fëmijët. Fatlumi… që ishte Fatkeqi? Përse kishim një baba të bëshem e ai luante kumar, kur në vuanim për bukën. Përse lejonte Zoti këte…? E ajo më doli hakut. Më magjiosi me premtimin dhe më rrembeu mendjen. Njerëzit do punojnë dhe do kanë një jetë të mirë. Të qëndrueshme. Këto më rrembyen mendjen se te ato gjeta një Zot që i shkonte qejfit tim. Doli dhe fjala që më dha…” shpiegoj Z. Mendo. Ajo e shikonte habitëshëm dhe shihte në te një të pakuptuar ndaj dhe antibesimtar që nga kjo katandiset dhe, ndonëse dinte se kur ngatrronte brirët me gruan ky kishte të drejtë, për një çast zu të marrë të arsyeshëm dyshimin e gruas së tij. “Ajo ka të drejtë” e mendojë. Nuk ia tha menjëherë por vajti asaj vije. “S´ka pazar me Zotin. Zotëri. Di ai ç´të bëjë me ne! Dhe kur vuajmë…” pastaj ia shtojë “Druaj se për shkak të kësaj do jetoni caste të vështira…” Pas pak, kur në vete e përfundoj se nuk do ndikoj ajo që ia tha dhe e ndjejtur ngushtë nga bota në të cilën futi hapin e parë, e frikësuar u ngritë i kërkojë të falur dhe doli. Në të vërtetë iku dhe ngaqë herezi e Z. Mendo-s e fyejti rendë. “ S´e kisha llafin për Zotin z. Fate. Doja t´ua them vetëm rrugën që më shpiejti tek ankthi…! Po ju e kapet nga bishti…!” ia tha pak si në tension në të dalur pa lëvizur vendit. Pa e mbyllur derën, këthej dhë njëherë kokën dhe disi me hakërrim ia tha ”Zoti z. Mendo, Zoti…” , e shikoj habitëshëm dhe doli. Pasi iku ajo, vazhdojë të pinte dhe të shikoj në televizion. „Teveqelja…” e tha me veten me gjysemzëri, jo edhe pa frikë se ajo zonja kishte një nam nga mjedisi ku gjetej dhe sa të raportoj gjëndjen shëndetësore të tij, do formohet një opinion me rreziqe për te. Tashmë ishte në të përfunduar të vaktit të drekes kur ia bëhu gruaja dhe e mbushur frymë u fut brënda. U ndal para tij, e shikoj paksa dhe iu drejtua me rrebesh: „Ç’është kjo çregulli! Ku n’dreq ishe?! Tek “lideri” i ”morteve të nates ishe?” Hë… Thuaje de…aty ke ti vendin!” ia tha me ironi gjithnjë në pozitën e njejtë të trupit. “Po ti! Ishe në pazarin e dokrrave…? Me pedagogen që me prapanicën e ndikoj mastersin, mbase…dhe me nënën-at akuzatorën e ftohtë e që të ngulfat me doreza të bardha.” ia këtheu atypëraty e vazhdojë: “Nuk vajta, më thirri…jo pedagogja por psikologja. Në lidhje me “aferën e martirëve!” iu përgjegj më pas me kujdes. „Di ti ç´është kjo?” e pyeti. “ E për çfarë me merr…Për një mendjetul? Vajte te njeriu që pa dëgjim ua vë njerëzve çengelin nën mjekër që e di secili, e ti më pyet nëse di ç´është kjo. Ti që para ndonjë viti, ardhëshe lole në shtëpi duke të tërhequr nëpër tokë si një ngordhësirë”. Z. Mendo e shikojë më gjatë me një fytyr të mrrolur dhe me dy mendje nëse të vazhdoj dialogun që pastaj do kalonte në një monolog pakufi i cili, i përsëritur me vite i bëhej i papërballueshëm. „Çmenduri…” e tha në gjysëm zëri po ajo ia zuri fjalën. E shikoj më gjatë dhe tek iu duk fjalë pa logjikë, e përforcojë përshtypjën se gjëndja mendore e tij e para shumë viteve kishte filluar të rrokulliset poshtë me një ritem më të shpejtë se atëherë. „ Tashti ka dhe një matufllëk! Mosha...!” e tha më vete. Z. Mendo ndjente vetën të pafuqishëm përballë suljeve të fjalëve që ia bënte ajo me të dy motrat. Tashti që ishte i mpleksur nga mosha dhe i ftuar nga autoritetet bashkiake që të konfirmoj me deklaratën e vetë se cilët mund të ishin martir që meritonin namin e cilët hetimin për veprim paskulisor që kishin rrezikuar – sikur e thoshte “Lideri” interesat e vendit, ndjente vetën të raskapitur. Iu shfaqë një dëshprim dhe gadi se u ligshtua. Që ti hikë kësaj ia ngriti zërin televizionit dhe u bë kinse dëgjonte lajmet politike të ditës. Ajo tashmë, pasi e kishte shikuar më gjatë me atë mimikën hakërruese, e revoltuar kishte dalur nga dhoma

80 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page