Viron KONA: Një pikë!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 16 hours ago
- 1 min read

Një pikë uji, jetë tregon,
një pikë ilaç, syrin shëron,
një pikë gjak, trurin dëmton,
një pikë bojë, historinë ndryshon!
Një pikë acid, metalin gërryen,
një pikë shi, dimër lajmëron,
një pikë më pakë, në humbje çon,
një pikë më shumë, lojën fiton!
Një pikë vaji, bravën liron,
një pikë limon, shije krijon,
një pikë lot, zemrën drithëron,
shpreh dhe një gëzim që përjeton!
Një pikë vesë, bimën freskon,
një pikë livandë, ajrin parfumon,
një pikë në çati, shtëpinë rrezikon,
një pikë qumësht, fëmijën qetëson!
Një pikë verë, shije zbulon,
një pikë alkool, dezinfekton
një pikë e nxehtë, të përvëlon.
një pikë helm, jetë shkatërron.
Një pikë këtu dhe një pikë atje,
janë të qëllimshme apo rastësi,
bëjnë ndryshimin, mirë dhe keq,
të mos e harrojmë, as unë, as ti!
Comments