top of page

Viron KONA: Biblibli i gjuhës sonë

  • 2h
  • 1 min read

Naim Frashëri (25 maj 1846 - 20 tetor 1900)

 

Jam shqiptar dhe s’të harroj

 

Naim, kombi të bekoi,

stërnip të Skënderbeut,

me vargjet ti frymëzove,

rilindjen e mëmëdheut.

 

Lartësove emrin shqiptar,

vlerat edhe madhështinë,

gjithë popullit i kujtove,

heronjtë dhe lashtësinë.

 

Për çdo bukuri të kombit,

zgjove mall dhe krenari,

the: “i pari është atdheu,

dashuria për liri”.

 

Ardhmërinë parashikove,

ngjalle shpresë dhe besim,

gjuhën shqipe e ndriçove,

i dhe vlerë, i dhe shkëlqim.

 

I kushtove vargje qiririt,

që u dogj për pakëz dritë,

por dhe veten sakrifikove,

për ne e bëre “natën ditë”.

 

Kombi ty s’të harron kurrë,

je  “bilbili” i gjuhës sonë,

je “Ylli” që shndrit në qiell,

që veç lind e s’perëndon!

 

I shkrova për ty këto vargje,

s`i poet, unë  s’pretendoj,

vargjet m ‘dolën nga zemra,

jam shqiptar dhe s’të harroj.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page