top of page

VIOLETA KADRIU: S’ PATËN FAJ EVA E AS ADAMI

ree

O Zot, që krijove gjithë këtë ylber,

shtrive Dorën tënde mbi dhe, gjithë Hyjninë,

s’ dite të krijosh të dytë, që u del fer

syve të tij, shpirtin t’ ma ndrijnë?!


Fale ylber shkrirë në shtatë ngjyra,

dushqe, lulëqershie që me aromë ngasin,

barishte, luleblirë që i puth natyra

para syve të tij bashkë me mua plasin!


S’ patën faj Eva e as Adami

gjithë këto magji që injoruan,

të gjitha mahnive t’ Edenit u humbi nami,

kur dy palë shkëlqimsy mes vete u kryqëzuan!


Dhe në sytë e tu shkrihen të tëra,

shpërthejnë në deje t’ shpirtit t’ gjitha simfonitë,

mali më i lartë blerimveshë m’ duket sa rëra,

harron dhe dielli t’ i vë stolitë!


VIOLETA KADRIU, 2025, Podujevë, Kosovë

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page