
(Arkiva tek Fjala e Lirë, Londër, e enjte, 19 Mars 2009 16:07:00 GMT)
Aristofani thotë, “atje ku është përparimi është dhe atdheu im”
JETËSHKRIM
Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lindur në Kaninë të Vlorës më 1945. Origjinën e ka nga një familje me tradita kulturore dhe atdhetare, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. Qysh fëmijë ka njohur rrugën e internimeve. Jeta e saj ka qenë vetëm vuajtje dhe mjerim. Lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, e ka fshikulluar pa mëshirë qysh 6 vjeçe. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e ka kryer sa në internim dhe sa nga një vend në tjetrin. Tetëvjeçaren e përfundoi në shkollën e -I-rë shqipe “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës. Pas diplomimit në shkollën pedagogjike “Jani Minga”, punoi pak vite mësuese në fshat dhe njëkohësisht vazhdonte Universitetin Shtetëror të Tiranës, dega Gjuhësi-Histori me korrespondencë.
Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi, kur duhej të likuidonte edhe tri lëndë. Internohet përsëri me gjithë familje e tjera (Vranari) dhe i mohojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit. Me këmbëngulje dhe vullnet arriti të rifitojë të drejtën e studimeve, në degën Histori-Gjeografi. U diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë. Punoi 25 vjet punëtore dhe vetëm pas viteve 90-të rifilloi punë në arsim dhe u muar me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdoi gjithë kohën pa punë.
Është njëra nga 4-5 femrat e para që u ngritëm kundër diktaturës. Është themeluese dhe ka qenë Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e Këshillit Kombëtar të L.D. G.Sh.dhe të P.D.Sh Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.
Në dhjetor 1996 , (në moshën 52 vjeç) u realizua ëndrra e saj. Doli nga botimi vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (tregim, novelë), fabulën dhe romanin.
Tani pas 12 vitesh po boton të 20 vepër letrare dhe ka gati për botim disa vepra: romane, përralla, tregime, novela, poezi, gjëegjëza, skica letrare, skenare për fëmijë dhe 3 përkthime.
Gjinia letrare, ku autorja ndihet më mirë është romani. Një vepër e suksesshme kanë qenë: Trilogjia “Vështroni Meduzën”( 3 volume), ku në mbi 1100 fq, përshkruhet jeta reale shqiptare duke nisur nga shek. i XV-të dhe deri në diktaturë. Në romanin me titull “Rrëfim në të perënduar”, ngrihem me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Edhe në veprat e tjera spikat personazhi femër dhe problemet sociale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Në romanin “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me një dashuri të madhe mes dy të rinjve, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore, mbi hendekun që hapi lufta e klasave dhe kundër kohës. Kjo dashuri e madhe, e sinqertë nuk njohu as një lloj pengese dhe vështirësi, por i sfidoi ato.
Sapo ka botuar një përrallë për fëmijë. Paralel me këtë roman , po boton një libër me fabula e gjëegjëza. Aktualisht vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, si te gazeta Standard , “Ndryshe, “RD”, Illyria –në SHBA, “Fjala e Lirë”, “Albanian Post” etj. Si dhe Kryeredaktore e Gazetës Kanina.
Në këtë punë voluminoze ka shumë rëndësi dhe shumë vlerë kritika dhe bashkëpunimi me njeriun më të shquar të fushës së letrave, estetin dhe njohësin e mirëfilltë të letërsisë shqiptare e asaj botërore, Prof. Dr. Adriatik Kallulli.
Në krijimtarinë letrare ka mbështetjen e familjes së saj. Edhe pse është në moshën 64 vjeç, e pranon sfidën, duke u ballafaquar me të gjitha krijimet e letërsisë shqipe.
Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Datëlindja -1945
Lindur -në Kaninë të Vlorës
Banimi -në Vlorë
Gjendja civile -martuar me dy fëmijë
Në 1952 -55 -internim-------
1958-1962 -kryen arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike
“Jani Minga “Vlorë
-1962- 1966 -vazhdon studimet e larta (pa shkëputje nga puna)U.T.
dega Histori- Gjuhësi
-1965 -kryen një kurs specializimi (tremujor) për Ekonomi
shtëpiake pranë Ministrisë së Arsimit Tiranë..
-1962- 1966 -punon mësuese në arsimin 8-vjeçar në fshat.
-16 gusht 1966 -del jashtë rradhëve të arsimit për arsye politike dhe i
mohohet e drejta e marrjes së diplomës, periudhë internimi.
-1970-1975 -kryen përsëri studimet e larta dega Histori-Gjeografi.
-1975 -mbron Historinë e Shqipërisë me temën: “Krahina
Autoktone e Shqipërisë Jugore”.
-1966-1969 - periudhë internimi------
-1969- 1991 -punëtore krahu
-1991-1997 - mësuese( rikthehet në profesioni që adhuronte aq shumë.
-1992- 1997 - zv/drejtore në shkollën “Ismail Qemali” Vlorë
-Nga 1997-ta -e pushojnë dhe vazhdon të jetë pa punë edhe pse i duheshin edhe 7 vite të tjera
pune për të fituar pension të plotë.
-1991 -Ndër të parat femra që u aktivizua në jetën politike të
qytetit të saj ,Vlorës dhe të të gjithë vendit me P..D.
-1991-1998 -Kryetare e L.D.G. dega Vlorë, anëtare e Këshillit
- Kombëtar të Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe
anëtare e Këshillit Kombëtar të P.Demokratike
-Më 8 prill-1992 -Shkruan artikuj në media mbi të drejtat dhe liritë e gruas.
-21 prill 1992 -Është e para grua që i paraqiti Kuvendit Shqiptar me shkrim peticionin për të
drejtat dhe liritë e gruas, pjesëmarrja e saj në jetën politike,
legalizimin e emigrantëve si dhe kujdesi i shtetit për Krahinën
Autoktone Shqiptare të Himarës.
2002-2003 -në moshë 58 vjeçare kryen dy kurse kualifikimi të gjuhës angleze
dhe përdorimin e programeve bazë të kompjutrit.
2006 -Bashkia Vlorë dhe Shoqata e Shkrimtarëve dega Vlorë e vlerësojnë Vilhelme
Vranari (Haxhiraj) me ÇMIMIN “ PETRO MARKO” për trilogjinë “Vështroni Meduzën” 2008- Me ÇMIMIN “ PROTAGONIST I VITIT 2008” vlerësohet shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) për prurjen e madhe në letërsi, sidomos prozë ( në një vit 2 romane dhe dy libra për fëmijë).
KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARES Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
-Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bangat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës, më e egra që ka njohur njerëzimi Filloi të botojë më 1996.
*1996 -2008, në 12 vite ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini:
Botime të autores:
*Në poezi:
1-Loti nuk ka faj
2-Të pres
*Në prozë të shkurtër:
3-Mamaja- novelë
4- Kush e vrau Kaftanazin- (6 skica letrare, 3 tregime, 8 novela)
*Në prozë të gjatë- romane:
5 -Dhembje nëne
6 -Jetë në udhëkryq
7 -Ringjallur si Krishti
8 -Amanti i Arbërisë
9- Rrëfim në të perënduar
10- Unaza e Prangosur
*Trilogji :Vështroni Meduzën
11 -Prolog Jete -romani i parë
12-Vështroni Meduzën -romani i dytë
13-Dilema e së Nesërmes -romani i tretë
*Për fëmijë:
14- 10 fabula -fabula
15- Bëmat e Dhelprës -fabula -2002
16 -Ne jemi lulet e jetës –fabula -2003
17 -Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj - përralla -2008
18- E dini se ç’emër kam?! -fabula e gjëegjëza -2008
*Disa skenarë për fëmijë
1- Gjallesat e pyllit ankohen
2- Fëmijë, jemi edhe ne…
3-Atdhe, shpresa jote jemi ne.
4- Në festën e Abetares
5- Gëzuar festën mësuese
6- Festojmë së bashku 1 Qershorin
*Përkthime nga gjuha italiane:
1- Natën e mirë arush!
2- Zbulimi i Universit nga Bobobobs
3- Fabula të Ezopit
Në botim ka :
1- “Rrugë pa kthim”(vëllim me 5 tregime, 7 novela dhe 7 skica letrare)
2- Zonja me karafila të bardhë -roman
3- Përrallat e vendit blu- cikël përrallash fantastiko-historike për fëmijë.
*Ka në redaktim:
-Mall -poezi-
*Janë redaktuar dhe presin dritën e botimit përrallat me temë nga historia e ndritur e shqiptarëve duke nisur nga Dardania dhe deri në Trojë:
-Gjiganti dhe kështjella Kështjella Rozafa -përrallë
-Gjiganti dhe Xhuxhi në oborrin e mbretit Labeat - përrallë-
*Është duke punuar studimin shkencor-historik:
-Gj. Arianiti, Princ i Kaninës,Vlorës dhe Himarës (monografi)-studim
-L.D. e Gruas -segment i rëndësishëm i shoqërisë, parë në prizmin e
mohimit të vlerave të saj.
-Katër (4) romane artistikë
-Një cikël përrallash fantastiko-historike- vazhdimësi e të parave-
-Ese dhe publicistikë prej (1992- 2008)
- Kanina dhe njerëzit që i dhanë emrin.
*Pas 1990 Është marrë dhe merret me publicistikë në disa prej organeve
mediatike të përditshme dhe periodike, Standard, Ndryshe, R.D, Illyria- dhjetëra artikuj nga 1992-2008.
*Aktualisht: Kryeredaktore e gazetës “Kanina”
Disa vlerësime mbi krijimtarinë e autores
Vilhelme Vranari( Haxhiraj) nga kritikë, analistë dhe lexues:

* “ Vilhelmja ka ardhur në sofrën e shkrimtarëve, si një kirurg me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë. Petro Marko sìështë më.Por ja, sot e kemi sot mes nesh.”
Prof. Odhise Grillo( shkrimtar- redaktor i 11 librave të autores)
* “Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vendosur një gurë të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Vilhelmja ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot.”
Dhionis Bubani ( shkrimtar)
* “Me veprat e saj autorja nëpërmjet mesazheve që jep, i bën një nder kombit. Përmes veprave psiko -sociale, Vilhelmja i bën autopsinë shoqërisë sonë dje dhe sot.”
Uran Butka ( studiues-shkrimtar)
* “Vilhelmja është shkrimtare unikale…Pasuria jetësore që sjellë në mijëra faqe…është mbresëlënëse, autentike, dhe në shumë aspekte e papërfshirë në vepra autorësh të tjerë. Më e rëndësishmja, më e veçanta është interpretimi thellësisht demokratik që ajo iu bën ngjarjeve, personazheve, realiteteteve shqiptare. Kjo vlerë e saj ideore-botëkuptimore është një prurje shumë shumë e rëndësishme në letërsinë tonë. ”
Prof. Dr. Adriatik Kallulli ( kritik, estet letrar)
* “Miku im Odhise! Të gjitha librat që më dërgove e kanë një mesatare, por po veçoj romanin “Dhembje nëne “ të vlonjates, Vranari…Eh, ç’të bësh?! Librat e mirë shkruhen rrallë…”
Rifat Kukaj (shkrimtar Kosovë)
* “Vilhelmja nuk doli e kushtëzuar për të plotësuar mangësitë që la realizmi socialist, jo…Ajo doli natyrshëm dhe tregon atë çka i flet shpirti për realitetin real, të cilin e përjeton me dhembje...por përballë fatit të hidhur, dhuron shumë dashuri. Një antitezë e çuditshme… por tejet reale.”
Nestor Jonuzi (Piktor i Popullit)
* “Një grua , një nënë, një zonjë e fisme po troket fortë, tingëllueshëm në portat e letërsisë shqipe. Porta është e rëndë… trokitja është e vonuar…për shka të prejardhjes së saj ,prej një dere fisnike, që në një sistem tjetër shoqëror do të shërbente si si pasaportë identiteti…megjithatë ajo është këmbëngulëse. Pasioni i rinisë ka ngelur i pashuar…”
Teodor Laço shkrimtar-dramaturg
* Si mbiemri i saj Vrana, qielli ishte i vrenjtur për të. Duheshin vite që që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta thoshte fjalën e saj.. Ajo ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtrat e lënduar njerëzor, sepse lëndën e marr nga jeta njerëzore, nga realiteti, të cilën e ngre në art…”
Akademik Prof. Xhevahir Spahiu ( poet)
* “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajtën Markezi me fustan. Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.”
Visar Zhiti ( poet)
* Asnjëherë nuk shtihet në atë që ngrihet në mbrojtje të dinjitit njerëzor, në atë që, autorja Haxhiraj, gjatë tërë jetës qëndroi përballë së keqes. Urime për guximin që ke për të thënë të vërtetën, që shpesh herë nuk guxojnë ta thonë…”
Ali Podrimja ( poet kosovar) Panairi Vlorë mars 2003
* “Lexoni shkrimet e Vilhelme Vranarit (Haxhiraj) dhe … do të gjeni veten, si kundërshtar të së keqes, si shqiptarë të vërtetë, trima, bujar dhe humanë... Falenderojmë Zotin që i ka dhuruar kombit një grua, me një talent të veçantë…Cila grua tjetër na ka falur, deri më sot, kaq patos e zemërçiltërsi për vete, popullin dhe historinë tonë? “
Bedri Çoku ( ish i burgosur politik- shkrimtar-publicist)
* “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, Vlora ka Musinenë e vetë. Kjo është shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) . Me trilogjinë “Vështroni Meduzën”,na ka dhuruar veprën më të arrirë në letërsinë e këtyre 15 viteve të demokracisë, që e quaj “Saga e Vranajve”. Me të drejtë e quaj Musine Kokalari e Vlorës. Sot ajo është shkrimtarja e hekurt, që përballet me të vërtetën e hidhur.”
Bujar Leskaj ( Ministër i Kulturës, Deputet ) Panairi i librit Nëntor Tirana 2005)
* Fisnikërinë e Vilhelmes e ndesh në fisnikërinë e personazheve të saj. Nëpërmjet veprave të saj, të drejtën e sheh në sy në mënyrë realiste…”
Margarita Xhepa (Artiste e Popullit)
* “ Është fat që në kolanën e letërsisë shqipe u shtua edhe një shkrimtare, një femër trime, e cila përmes librave të saj, ka pasur guximin të thotë atë që të tjerët nuk kanë mundur ta shprehin, të vërtetën e hidhur të realitetit që përjetuam…”
Agim Musta (Analist-shkrimtar, ish i burgosur politik)
* “Është kënaqësi për lexuesin dhe për kritikën profesionale, kur komunikon me një letërsi që e sheh realitetin ndryshe, sipas realizmit real dhe të vërtetës së jetës. Një letërsi me kahje të re historike, ndesh gjatë leximit të librave të shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Lexojeni dhe do të ndjeni kënaqësinë shpirtërore me diçka që s’keni guxuar t’ia pohoni as vetes.”
Mexhid Prençi ( Publicist. analist)
* Kam ndjekur krijimtarinë letrare të shkrimtares Vilhelme Vranari ( Haxhiraj) dhe theksoj se është një rast i rrallë, i pari dhe i vetëm në letërsi…Autorja i ka bërë radiografinë dhe autopsinë regjimit diktatorial… krijimtaria e saj ka vlera të mëdha artistike, psiko-sociale dhe atdhetare.
Shaban Xhyheri ( lexues i rregulltë, ish i burgosur politik)
* “Vilhelme Vranari me zërin e saj…duke i folur kohës…përciell mesazhe kuptimplote për fisnikërimin e shoqërisë.”
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe ( studius- poet)
*”Vilhelme Haxhiraj solli një letërsi e re, LETËRSI NDRYSHE . Trilogjia “Vështroni Meduzën”, kompozuar me linja të hapura, me pesonazhe që vazhdojnë edhe në veprat e ardhme, të kujtojnë Balzakun...dominim i kulturave elitare është shumësia cilësore dhe i tillë bëhesh vetëm përmes origjinalitetit kombëtar që përfshin subjekte, tema, karaktere dhe mjete shprehëse .”
Fisnik Sina ( Gazetar- Analist)
* “ Vilhelmja s’u mbështet në supin e ndonjë “lisi”. Ajo ishte në këmbë. Koha nuk e kishte pritur. …duhej të rendëte si maratonomak për të kapur kohën e humbur… Vonë, por koha erdhi…e me të drejtë ajo u klith kohëve të mbrapshta: “Jam këtu!”
Myrteza Mara (poet -Kryetar i L. Sh.. dega Vlorë)
*“Pema e Vilhelme Vranarit është ajo e shpirtrave të heshtur, të atyre që s’flasin dot më dhe të atyre që iu mohua fjala në kundërshtim me zanafillën tonë biblike, që na mëson se fjala është e para.”
Laureta Petoshati ( poete- përkthyese- publiciste)
* “Duhet të të digjet shpirti si zjarr që t’u thuash të tjerëve diçka. Ky mendim të vjen në mend kur ke përpara librat e njërës prej zërave identikë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të shkrimtares më interesante të letërsisë sonë …”
Mujë Buçpapaj ( gazetar. shkrimtar)
* “ Vlora e ka një flamurtare për të drejtat e gruas, por e ka lënë në heshtje. Vlora e ka një zonjë… një shkrimtare , me të cilën nesër do të mburret…”
Vangjel Sako (gazetar )
* “Duke u rreshtuar në krahun e intelektualeve të shquara, përparimtare, me palcë kombëtare, Vilhelmja është mishërim i së mirës, lufton pa mëshirë të keqen dhe na kujton viganët e këtij grupimi : Ernest Heminguej e Petro Marko.
Albert Abazi (poet -publicist)
* “Veprat e autores V. Vranari, qëndrojnë krenare në kolanën e librit shqip, me temë sfidat e femrës në udhëkryqet e jetës .”
Efrosina Papa- (Mësuese- gzetare në ATV)
* Romanet e Vilhelmes janë një dëshmi e gjallë dhe një thirrje për antikomunizëm dhe denoncim për çdo lloj diktature të vjetër dhe të re.”
Redin Hafizi
* “Vështroni Meduzën”, letërsi bashkëkohore…e para e këtij lloji, ku lexuesi përballet me një realizëm, ku përmes fakteve, ngjarjeve…Vilhelmja, shkrimtarje e dhembjes njerëzore, ka ditur të ngrejë në art atë që kërkon sot lexuesi, letërsinë bashkëkohore
Lejla Gorrishti- (recensuese e 11 librave të autores)
*…”Vilhelme Vranari e ardhur në këtë botë me një mision të shenjtë, të ringjallë shpirtrat njerëzor, duke parë të vjetrën të shembet, këlthet: “O njerëz, mos lejoni tragjeditë të përsëriten!”
Enver Qama ( shkrimtar-analist)
* “Pak kush i lëvron skicat letrare. Përse?! As unë nuk e di arsyen…Por skicat e Vilhelmes jenë me nivel në të gjithë treguesit. Kam të drejtë të theksoj se, i ngjajnë floririt, i cili…si do që më i pakët, është më i vyeri ndër metalet e tjerë…”
Hilmi Bani ( piktor)
* Vilhelme Haxhiraj, një autore femër, një nënë, nuk e frenon fantazinë e saj për të thënë të vërtetën e hidhur… apelon: “Femra nuk është mall tregu që shitet dhe blihet, por një qenie njerëzore që duhet vlerësuar …”
Boro Nazaj ( poet - gazetar)
* “Rrëfim në të Perënduar”, ky libër do të bëjë që ta gjeni veten të strukur diku mes mijëra shkronjave dhe pa dashur do të belbëzoni:” Kjo është edhe jeta ime, edhe jotja, edhe e asaj…” Ndaj autorja Haxhiraj po i dhuron leuesit një libër për të gjithë”.
Dr. Arta Musaraj (Bezhani) Dekane në U. “ I. Qemali”
*Vilhelmja ka sjellë në letërsi tema dhe personazhe të rinj. Autorja punon me fuqinë dhe penën e Balzakut, e cila për moshën, prurjen e bollshme dhe larminë e krijimtarisë, duhet admiruar dhe vlerësuar. Sidomos pushteti nuk duhet të hesht…
Abdurraman Meçe( matematicien, poet)
Comments