top of page

VETMIA KRIJUESE OSE DEKONSTRUKTIMI ESTETIK I REALITETIT


Prend BUZHALA

(ProForma, ese narrativ), 2

Sa i vetmuar do të ketë qenë Perëndia kur krijoi qeniet e gjalla në planetin e quajtur tokë? E po, krijimi e mund vetminë.

1. Kësisoj, edhe Poeti nuk resht t'i sosë vuajtjet nëpër ato vite vetmie (vetmi-vite)... Ani se vetmi-viti nuk ka të sosur, ai rend e rend t'i japë fund kësaj situate. Në këtë rendje gjendet një marathonomak që e kreh dhembjen e tij, vetminë e ...tij, mallin e kujtesën e tij, ...nëpër vargje... aq sa ai do të pëlcasë në klithmën e tij zemërake. Vetmia? Vetmia hyjnore apo vetmia njerëzore? Mbase, vetmia krijuese! Nuk shtron pyetje dhe jep shumë përgjigje. A s'është mik(eshë) i/e mirë? E si do ta ndjesh veten në errësirë, në një botë të errët? A do të kesh mundësi të sillesh, njësoj, siç vepron, sillesh, flet e mendon në dritë e nën ditën me diell? Është e qartë, kur hyjmë në një dhomë të errët, na duhet ta gjejmë ndërprerësin e rrymës elektrike, për ta ndezur dritën, dhe, kur të dalim prej saj, ta fikim. Kjo kohë vetmie i ngjet një Nate në Errësirë.

2. Perëndisë iu desh ta dekonstruktojë realitetin pas prishjes së Kopshtit të Edenit. T'i kesh vendlindjen dhe mëmëdheun, librin, dijen dhe të vërtetën...pa t'i mohuar askush...dhe të ndjehesh si i vdes. Te shkërmoqësh, poetikisht, imazhe te realitetit apo thërrime te botes se brendshme shpirtërore; do të thotë, që, për nga aspekti estetik, ta dekompozosh këtë realitet, t'i bësh një destruktim, për ta krijuar një pamje të re, një realitet të ri, e që është realiteti artistik... Dromcat artistike janë vetëm një pikëz në universin e pafund poetik: një përsiatje e ndjeshmëri për mungesën, mosqenien, asgjënë; një ristrukturim në variacione i vetëqenies ("del/ përtej meje/ shpirti im i ftohtë/ e të ngroh"); një kundrim poetik që arrin të shikojë përtej qenies dhe pamjeve të realitetit; një ngazëllim metafizik në përqasje me figurën dritësore të mëngjesit dhe të identifikimit qenie-plotë me të... Një metaforikë që thur trup-e-shpirtin e lirikës...

(1 dhjetor 2020)

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page