top of page

VETMIA…JO PËR FAJ TË KORONAVIRUSIT….



Nga KRISTO ZHARKALLIU

Epidemia e tmerrëshme të koronavirusit që na erdhi nga thellësia e Azisë, nga Kina e largët sikur po na e shton vetminë që në fakt e kishim dhe më pare, falë moshës dhe se shumë miq dhe shokë nuk jetojnë më. E kisha bërë zakon të bëja një shëtitje të gjatë çdo mëngjes, falë këshillave mjekësore,por jo vetëm për këtë. Më pëlqente të bëja një shëtitje të gjatë prej vitesh më parë, por atëhere e bëja më shumë se takoja miq e shokë me të cilët bisedoja, diskutoja dhe, pse jo,shumë here grindesha. Qëkurse kisha pushuar të mirresha me punë, përpiqesha sa më shumë të kem kontakte me njerëz të ndryshëm, por nga hera ishte familja brengosja dhe detyra ime kryesore. Në njëfarë mënyrë ma kishin nevojën dhe unë pëpiqesha të jem korrekt ndaj detyrave të mia familjare. Prandaj pra kisha arsye ë bëja këto shëtitje të përditëshme që shumë here zgjateshin orë të tëra pranë mbesave të mia të mrekullueshme. Nga ana tjetër nuk më mungonin miqtë,sidomos pas vërshimit të shqiptarëve në Athinë dhe në Greqi në përgjithësi. Jo, nuk më mungonn miqtë dhe shokët grekë me të cilët kisha bashkëjetuar rreth tridhjetë vjet. Shpejt u bashkova me shqiptarët e mi dhe sikur u distancova nga miqtë grekë. Mjerisht këta sikur e kishin bërë me fjalë, vdiqën njeri pas tjetrit: Arvanitasit e mi Jorgo Marunga, Pandeli Pandeleu Aristidh Kola e të tjerë, por dhe ata shqiptarë nisën të rrallohen: nga Kosova, ku kisha lidhje të vazhdueshme, na iku Shkëlzen Raça, Ali Hadri, Ali Podrimja e shumë të tjerë që nuk mund t’i përmend këtu. Rrrethi i shoqërisë sime sikur rrallohet- rrallohet përditë e më shumë. Madje të ngushtohet aq sa dikur u kujtova se nuk kisha ku të shkoja për ditë se nuk kisha kë të takoja, veçse më kishin mbetur udhëtimi dyjavor tek mbesat brenda Athinës.

Pastaj erdhi këshilla mjekësore: duhet të ecësh dy tre kilometra në ditë, më thotë. Kaq e thjeshtë. Në fillim nuk më mungonin takimet por ato po pakësoheshin e rralloheshin përditë n mënyrë të pamëshirëshme. Ikën nga jeta ime shumë miq e shokë- disa ndërruan jetë ( si është e zakonëshme të quhen ata që vdesin kohët e fundit!) i madhi mik Dritëro Agolli, ose dhe Alfred Uçi..të tjerë u larguan nga lagjia- akoma dhe nga Greqia si është rasti i Hyskë Borobojkës (Gaqe Veshi) i cili u kthye në Tiranën e tij (Pa më pyetur mua!!!) Foto Malo u kthye në Gjirokastër ku ishte dhe miku Virion Graci kurse Moikom Zeqo sikur më harroi qëkurse u largua nga posti i drejtoit të Muzeut Kombëtar… ashtu si kanë bërë dhe ata që u përmenden më lart…e shumë të tjerë!

TË GJITHA KËTO KANË KALUAR: disa prej tyre janë shkruar gjatë viteve, here si ngjarje të zakonëshme dhe here si kujtime. Është e natyrëshme pra që nganjëherë të kujtojmë të kaluarën me nostalgji dhe nuk është thënë më kot se:kur e humbet diçka e kupton vlerësn e saj. Psh.një miqësi të gjatë që prrishet papritur e pakujtuar për gjëra të vogla, shumë here nga pizma ose dhe nga egoizmi. Kur dikur arrin në një gjëndje ku përpiqesh të vësh një rregull në jetën tënde,nuk është e mundur ë mos vetkritikosh, të mos ndiesh një hidhërim të brëndëshëm kur beson se gjërat mund të ishin krejt ndryshe po të kishe treguar pak durim dhe më shumë mirëkuptim. Ashtu si nuk është e mundur që gjatë jetës të mos kesh bërë gabime,ë mos kesh keqkuptuar njerëz që tekefundit ishin njerëzit e tu të dashur. Besoj (kushdo kështu beson për veten e tij ma merr mëndja) se përveç gabimeve rastësore,nuk i kam rënë qafë,nuk kam dëmtuar asnjeri, ashtu si besoj se nuk kam bërë kurrë diçka në dëm të Atdheut tim. Ndoshta nuk kam ndihmuar aq sa duhet, por këtu flasim për mundësitë e mia dhe jo për veprimtari mbinjerëzore. Sidoqoftë brengosem kur mendoj se kam humbur do miq (jo ata që kanë vdekur!) por që akoma-madje në qytetin ku banoj dhe unë- janë gjallë dhe sikur i kemi vënë miqësisë sonë një gur varri përfundimtar.. E keqja nuk vjen vetëm nga ana ime,por edhe nga zëmërimi dhe egoizmit e të tjerëve…

DHE ja tani na erdhi epidemia e koronavirusit… Dhe sikur donte të na shtonte vetminë, na iku nga jeta dhe miku i vjetër dhe i paharruar, heroi legjendar grek, Manolis Glezos. Megjithse ë një moshë afro shekullore, na dukej se ai ishte i pavdekëshëm Kur mendon këtë miqësi që u farkëtua në rrethana të egra të internimit në ishullin e shkretë të Jaros, kur kujton mirësjellja e tij ndaj meje,përkujdsesja e tij e tepruar për një “shok shqiptar”, nuk mund të mos brengosesh pse u grinde me atë gjigand për çështje që s’të përkasin,për çështje që asakush nuk të ka autorizuar, as ta ka kërkuar dikush dhe tekefundit askush nuk do ta vlerësjojë, askush nuk do të të jetë mirënjohës…Më fal Manolis për grindjen e kotë me ty…Më fal!

Tani në vetminë tone të detyruar, pyesim veten: a ja vlen të mbajmë mëri njeri tjetrit, a ja vlen të shajmë njeri jetrin? Në luftë njerëzit bashkohen, ndihmojnë njeri tjetrin dhe sot kemi një luftë për jetë a vdekje me një armik të padukëshëm që na detyron të qëndrojmë të ndarë, larg njeri tjetrit. Por nga kjo ndarje të paktën të mos na mungojë dashuria, brengosja e përbashkët dhe, pse jo, përkrahja e njeri jetrit. Fatmirisht nuk na mungojnë mjetet elektronike dhe mund të kemi lidhje të vazhdueshme. Jo vetëm me zë por edhe me fytyrë! Ai shfrytëzojmë ose përdorim këto mjete të mrekullueshme për kontakte të vazhdueshme? Në vitet e rinisë sonë nuk kishim as telefon me…tel! Ju kujtohet sa e vështirë deri e pamundur të komunikonim? Këto pra janë gjëra të mira prandaj edhe karandina na duket më e lehtë Mjafton të duam dhe të kemi dëshirë…Se edhe sot ka njerëz me njerëzi (nuk them humanizëm…) ka njerëz që mendojnë për ne dhe atje ku nuk e pret shfaqet një mik i vjetër ngushëllues. Ja ara dy tre ditëve u shfaq një mik i vjetër, fillimisht në ineternet de pastaj në telefon nga…Tirana! Pash zotin po ! Nga Tirana! KU je o mik i vjetër? Por Irakliu nuk ështëmik i vjetër por mik i sotëm, mik i përherëshëm! NJë miqësi që filloio aty nga mesi i viteve tetëdhjetë (80-të)kur ai ishte djalosh dhe unë shumë i ri akoma dhe ka themele të forta deri sot dhe ërgjithmonë… Prandaj duhet të kemi guxim, shhpresë dhe durim dserisa të kalojë kjo epidemi dhe të ribashkohemi përsëri! “Ditët e mira pas këtaj vijnë…” thotë poeti ynë…dhe DO TË VIJNË… të jini të sigurtë..të jemi të sigurtë.

KRISTO ZHARKALLIM Athinë 9 prill 2020.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page