top of page

Vermonti i ShBA, shtet i vogël, demokraci model





Përkthyer nga anglishtja në shqip dhe përshtatur për botim sipas librit të autores Kathy Pelta nga Sakip Cami

(Fotot nga Google)


VERMONTI OSE SHTETI I MALIT TË GJELBËRT



Emri Vermont vjen nga frengjishtja, fjala vert (i gjelbërt ) dhe mont (mal), që do të thotë mal i gjelbërt

Këtij shteti i thonë ndryshe Shteti i Malit të Gjelbërt.

Në gusht, Malet e Blerta ndizen nga gjethet shumëngjyrëshe.

Vargjet e pemëve që mbulojnë Vermontin vrapojnë nga veriu në jug, poshtë në qendër të këtij shteti të vogël, që i jep emrin ndryshe, Shteti i Maleve të Blerta. Malet e Vermontit janë të larta.

Rreth 80000 vjet më parë masive të mëdha të akullit të quajtura “Glaciers”(akullnaja) ecën ngadalë përmes Amerikës së Veriut. Pesha dhe forca e tyre skalitën luginat e tij.

Kur akulli u shkri, ato mbushën fushat e ulta, krijuan liqene dhe lumenj. (Shiko hartën fizike të Vermontit)

Vermonti është pjesë e Anglisë së re, një zonë në Verilindje të Sh B A që më përpara i përkiste Britanisë.

Fqinji verior i Vermontit është provinca kanadeze e Kuebekut.

Shteti Massachusett është në jug të Vermontit.

Lumi i gjatë Connecticut formon kufijtë midis Vermontit dhe fqinjit të tij të lindjes Nju Hampshire. Në përëndim është Nju Jorku me liqenin Champlain që përbën pjesë të kufirit. (Shiko hartën politike të Vermontit)

Vermonti ka katër zona, zona e maleve, zona e kodrave të ulta të lindjes, zona e tokave të larta (pllajave), dhe zona e ultësirave. Malet e larta në verilindje, kodrat e ulëta të lindjes, zona e maleve dhe ultësirat e Vermontit.


Malet e granitit mbulojnë malet e larta të Veri lindjes

Në pyjet e dendura, rriten dreri bishtbardhë dhe arinjtë e zi.

Logging është zona kryesore e industrisë.

Në jug dhe në perëndim të Maleve të Verilindjes, ndodhen kodra rrumbullake, lugina dhe fermat e ultësirave të lindjes. Në lugina fermerët mbjellin mollë e pemë të tjera.

Në perëndim ultësirat gradualisht rriten drejt zonës malore.

Dy male kryesore ngrihen në zonën malore.

Mali Mansfield pika më e lartë në këtë shtet lartëson 4393 këmbë (fut) në malet e gjelbërta.

Taconic Range, gjithashtu në zonën e maleve, shtrihet përgjatë kufijve përëndimorë të shtetit. Luginat e gjata e të ngushta të Vermontit shkëpusin malin Taconic me malet e gjelbërta.

Në fund të zonës veriore Luginat e Vermontit zgjerohen drejt Ultësirave të Vermontit, të cilat shpesh thirren Lugina e Champlain.


HISTORIA E VERMONTIT

(Tradita e pavarësisë)


Njerëzit e parë që zbuluan atë, që më vonë u quajt Vermont, ishin gjahtarë të cilët kërkonin gjahet e tyre në male dhe pyje mijëra vjet më parë.

Rreth vitit 1300 pas erës sonë pasardhësit e gjahtarëve të hershëm u vendosën në lugina, ku ata rritnin drithëra. Kjo kombësi amerikane quhej Abenaki dhe jetonte në fshatrat në lindje të Liqenit të quajtur Petoubauque. Ky liqen më vonë mori emrin Champlain.

Fshatarët organizonin detyrat e tyre ditore të kalonin stinët. Pranvera ishte koha që mbillnin bizele dhe drithëra.

Gratë dhe fëmijët mblidhnin arra dhe mana ferre për ushqim dhe ilaçe. Gjatë motit të ngrohtë familjet Abenaki ngandonjëherë linin fshatrat e tyre me zona të tëra dhe shkonin për peshkim dhe për gjah në vende të tjera. Ata peshkonin salmon dhe zinin në çark kafshë të egra porkupina dhe ketra. Me harqe dhe shigjeta gjahtarët goditnin kafshë të mëdha si drerë etj. Disa abenakë linin shtëpitë gjatë verës të këmbenin me anëtarët e kombësive fqinje koka shigjetash e prodhime deti, guaska etj.

Gjatë dimrave të ftohtë fshatarët qëndronin të mbyllur në shtëpi dhe mbijetonin me ushqime të ruajtura dhe të konservuara si drithëra dhe mishëra të thara.

Gratë qepnin rroba me lëkurë kafshësh të egra, ndërkohë që burrat riparonin veglat e punës dhe armët.

Abenakët shkuan larg afër fqinjëve të tyre por fisi i Irokëve (Iroquais), që jeton në anën përëndimore të Liqenit të Petobekut (Petoubauque) ishin armiq të Abenakëve. Për shumë vjet këto dy kombësi luftuan me njëri tjetrin për teritore.

Në vitin 1669 zbuluesi dhe tregëtari francez Samuel de Champlain arriti në zonën e Vermontit. Ai kishte udhëtuar me kanoe (varkë e vogël) nga një qendër e vogël banimi në Quebec (Kuebek), Franca e Re, sot Kanada. Me të ishin dy francezë të tjerë dhe shoqëruesit e tyre indianë.

Afër Liqenit Petoubouque, grupi i Champlainit bashkohet në sulmin kundër bandave të fisit së Iraquoois (Irokëve).

Francezi goditi dy liderë të fisit të Irokëve, shkaktoi ndalimin e përpjekjeve të këtij grupi. Më vonë Abenakët bindën Champlain të sulmojnë fisin e Irokëve përsëri. Që nga kjo kohë Irokët i konsideruan francezët si armiqtë e tyre.

Kur francezë të tjerë arritën të vendosen në Liqenin Champlain ata vendosën fortifikime të mbroheshin ndaj sulmeve të Irokëve.

Fortififikata e parë ishte Fort Sainte Anne, ndërtuar në vitin 1666 në një ishull në Liqenin Champlain.

Disa nga familjet ishin tregëtarë të cilët pranonin gëzofe lëkurë nga Abenakët në këmbim të mbulesave të pambukta, poçeve metalike dhe revolverëve. Në një kohë me tregëtarët erdhën misionarët e fesë. Ata i mësuan Abenakët rreth fesë katolike dhe u përpoqën që tu japin indianëve besim tradicional.

Banorët e ardhshëm shkatrruan mënyrën e jetesës së Abenakëve. Ndryshe nga europianët, abenakët janë përballuar me sëmundje të tilla dërmuese si fruthi, kolera etj. Asnjë prej abenakëve të sëmurë nuk mundi të shërohej dhe shumë prej tyre vdiqën.

Ashtu si francezët, britanikët gjithashtu kanë ndërtuar qendra të vogla banimi përgjatë bregdetit lindor të Amerikës së Veriut. Të quajtura koloni, këto qendra banimi u përfshinë në shtetin e sotëm të Massachutets, Nju Hampshire dhe në Nju Jork, në fushat për rreth Vermontit.

Por britanikët donin më shumë tokë. Në fillim të viteve 1700 ato u përpoqën të marrin fusha të gjëra që francezët kishin pretenduar, por francezët i zbrapsën me luftë.

Përplasjet midis britanikëve dhe francezëve çuan në luftën indiane dhe franceze (1754-1763). Britanikët të ndihmuar nga Irokët sulmuan fortifikatat franceze dhe shkatrruan fshatrat abenake në Luginën Champlain. Francezët dhe Abenakët sulmuan të ardhurit britanikë në Massascusetts dhe Nju Jork.

Megjithëse lufta ishte e kushtueshme për britanikët ata shkatrruan francezët dhe Abenakët. Britanikët më pas morën më shumë se Francën e Re dhe të ardhurit nga kolonitë britanike filluan të lëvizin drejt teritoreve abenake në Luginën Champlain. Për shkak se të ardhurit pushtuan tokat e abenakëve, indianët nuk mund të siguronin më shumë për vehten e tyre se ato që kishin dhe më të shumtit e tyre lanë fushat.

Në këtë kohë të dyja kolonitë e Nju Jorkut dhe të Nju Hampshire pretendonin tokat stërgjyshore të Abenakëve. Guvernatori i Nju Jorkut u dha pjesë të tokave miqve të ardhur. Konfliket u ngritën kur guvernatori i Nju Hampshire u dha disa toka miqve të tij. Kjo dhënie teritori u bë e njohur si dhuratë e Nju Hampshire ose thjesht si grant. Shumë banorë të Nju Hampshire lëvizën drejt tokave të dhëna. Nju Jorku ankoi tek Mbreti i Britanisë. Në vitin 1764 mbreti deklaroi se toka i përkiste Nju Jorkut. Jorkezët më pas filluan të marrin qira për tokat për të ardhurit e Nju Hampshire. Ata që refuzonin të paguanin qiranë nxirreshin me forcë nga shtëpitë nga sherifët jorkezë. Disa banorë të Nju Hampshire organizuan një rebelim dhe kërkuan për ndihmë një ushtar me emrin Ethan Allen.

Allen dhe miqtë e tij formuan një trupë të quajtur “Djemtë e Maleve të Blerta” (Green Mountain Boys) Detyra e tyre ishte të mbronin të ardhurit nga jorkezët.







“Djemtë e Maleve të Blerta” (Green Mountain Boys)


HERONJ APO TË JASHTËLIGJSHËM ?


Ethan Allen, udhëheqësi i djemve të Maleve të Blerta, ishte i njohur për guximin dhe trimërinë e tij. Legjendat tregonin që Alleni ngulte dy gozhdë me një të goditur dhe rrëzonte përtokë një ka me forcën dhe grushtin e tij. Por këto histori ishin krijuar nga djemtë e maleve të blerta. Një gjë ishte e njohur plotësisht, që Alleni dhe ushtarët e tij ishin të aftë sa të hakmerreshin me jorkezët, që kishin shumë ushtarë dhe që mbështetnin aq mirë mbretin e Britanisë.

Disa njerëz i menduan Ethan Allenin dhe djemtë e Maleve të Blerta si heronj, që kurse trupat luftonin zakonisht me grushtat e tyre në vend të armëve. Por të tjerë i panë ata si buaj që refuzuan t’i binden ligjit.

Djemtë e Maleve të Blerta u endën në Grant, shkatrruan fushat e drithit dhe dogjën shtëpitë e tyre. Trupat jorkeze në revansh i rrahën ata me shkopinj. Një herë ata vendosën një jorkez në një kolltuk, e ngritën atë me ashensor në një tavernë dhe e lanë atje të tundet për dy orë.

Si dënim zyrtarët Jorkezë kanosën se do të varnin ndonjë anëtar të trupave që mund të kapet. Por kjo nuk i ndali djemtë e maleve të blerta. Trupat vazhduan të mbrojnë teritoret e tyre të egërsuar si luan malesh. Ata, bile, vendosën si shenjë një luan mali në vendin e tyre të takimeve si paralajmërim për të gjithë jorkezët.

Macja ulëritëse përballë përëndimit po i drejtohej kolonisë së Nju Jorkut.

* * *


Ndërkaq, Britania kërkonte që banorët vendas të paguanin taksa të larta. Britania gjithashtu bëri ligje të rrepta, të reja për të gjithë kolonët. Si rezultat shumë kolonë refuzuan të jenë besnikë të mbretit më gjatë. Nga viti 1775 këto evenimente kanë udhëhequr revolucionin amerikan, një luftë në të cilën kolonët luftuan të fitojnë pavarësinë nga Britania. Shpejt pas fillimit të luftës djemtë e Maleve të Blerta sulmuan Fort Ticondrogën Britanike në perëndim të bregut të Liqenit të Champlanit. Rojet britanike u kapën në befasi dhe djemtë ishin të aftë t’i kapnin ato pa hapur zjarr dhe qëlluar mbi to.


SHTETI I VERMONTIT, Sh.B.A

BETEJA E BENNINGTONIT


(Gjenerali John Shark udhëhoqi trupat në betejën e Benningtonit)


Dy vjet gjatë revolucionit amerikan, ushtria britanike kishte nevojë shumë për pajisje si kuaj, vagona dhe armë e ushqime. Ushtria hyri në qytetin e Bernningtonit, të lokalizuar në Grants. Duke menduar që shumica e banorëve të Grandsit ishin besnikë të mbretit të Britanisë, ushtarët planifikuan të arrijnë në qytet dhe të marrin ato që u nevojiteshin pa shqetësime.

Por kur kolonët dëgjuan që ushtarët britanikë kishin ardhur, ata u armatosën vetë për betejë. Fermerët dhe qytetarët së bashku krahas me djemtë e Maleve të Blertë mbajtën kuajtë dhe pajisjet e armiqve.

Në të dalë të Benningtonit, afër kufirit të Nju Jorkut, një trupë prej gati 2000 kolonësh larguan ushtrinë britanike.

Më 16 gusht 1777 kolonët luftuan kundër 1000 ushtarëve britanikë në betejën e Benningtonit. Me fitoren e tyre kolonët ishin të aftë të parandalonin ushtrinë britanike që të merrnin kontrollin në atë zonë që më vonë do të quhej Vermont.

Megjithëse beteja e Benningtonit ishte fituar aktualisht në tokën e Nju Jorkut, vermontasit morëm meritat për suksesin. Një monument nderimi, nga më të mëdhenjtë në botë për shkatrrimin e ushtrisë britanike është ndërtuar dhe vendosur në Bernnington të Vermontit. Monumenti është 306 këmbë i gjatë.

* * *


Për një farë kohe lufta u kritikua, njerëzit në Grants planifikonin të ardhmen e tyre. Në vitin 1777 ata vendosën qeverinë e tyre të pavarur, krijuan shtetin me emrin e Vermontit dhe shkruan një kushtetutë (paketë ligjesh). Kushtetuta e Vermontit nxorri jashtë ligji skllavërinë dhe u dha të gjithë njerëzve të bardhë të drejtën e votës, bile edhe njerëzve që ishin të varfër dhe nuk ishin pronarë tokash.

Kolonët u shkëputën nga Britania dhe në vitin 1783 u bashkuan në formën e një vendi të ri, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vermontasit kërkuan që të pranohen në këtë bashkim, por Jorkezët argumentuan se ata janë zotërues të Vermontit.

Në diskutime për të vendosur pjesëmarrjen e tyre, Vermonti pagoi 30.000 dollarë dhe në vitin 1791 u bashkuan me Unionin, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 14-të. Gjatë 10 vjetëve të tij të para si pjesë e Unionit, Vermonti ishte shteti që kishte rritjen më të shpejtë. Banorët e rinj mund të blenin toka në një çmim të arsyeshëm dhe popullsia u rrit me shpejtësi. Për abenakët e mbetur, sidoqoftë, jeta ishte një luftë. Vermontasit morën, blenë edhe shumë toka të gjuetarëve abenakë. Disa nga indianët mbijetuan mga shitja e mallrave banorëve vendas.

Ashtu si edhe abenakët para tyre, banorët vermontas jetonin me prodhimet sezonale, stinore. Ata mbillnin misër, bizele etj i korrnin, grumbullonin dhe i ruanin deri në pranverë. Në dimër ata prisnin dru zjarri, përgatitnin dhe riparonin veglat e punës dhe prisnin akull nga liqenet e ngrira. Në muajin e parë të pranverës ata përgatitnin ëmbëlsira nga pemët, përgatitnin një shurup të veçantë, specialitet vetëm i tyre.

Për të fituar para të tjera shumë fermerë vermontas merreshin me prerjen e drurëve. Por para viteve 1800 kodrat e Vermontit kishin shumë pak pemë.

Në kodrat e xhveshura fermerët mbillnin kopshte me mollë ose fusha me grurë. Por kur shtetasit e tjerë filluan rritjen e grurit, gara plagosi fermerët vermontas. Disa prej tyre u larguan nga vendi pas disa verave të thata e korrave të dobëta.

Kohë të vështira vijuan për Vermontin kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania shkuan në betejë në luftën e vitit 1812. Në këtë kohë marina e Britanisë kontrollonte anijet dhe nuk lejonte Shtetet e Bashkuara të dërgonin mallra në Francë dhe Britani.

Por fitimi i parave të Shtetet e Bashkuara varej nga tregëtia detare dhe nga lufta për të drejtën tregëtare.

Shumë vermontas nuk mbështetën luftën sepse kjo ndalonte tregëtinë e tyre me Britaninë dhe Kanadanë.

Disa banorë filluan të bënin kontrabandë me mallrat e tyre nëpërmjet kufijve kanadezë.

Tregëtia e Vermontit u përqëndrua përreth Liqenit të Champlain.

Punëtorët përdorin varka druri për të transportuar prodhimet e tyre të drithërave nëpërmjet liqenit për në veri drejt Kanadasë.

Kanadaja në kthim dërgonte me anije mallrat e nevojshme për Vermontin, përfshi edhe kripë. Nga viti 1823 kanalet lundrues kanë qenë ndërtuar në rrugë të reja e të hapura për anijet që tërhiqnin mallrat nga Liqeni Champlain në jug të Nju Jork City.


ZHVILLIMI I TREGËTISË


Nga viti 1830, fabrikat e Vermontit gumëzhinin nga puna. Punëtorët përdornin veglat e dorës të copëtonin dhe kalitnin hekurin dhe metalet e tjera dhe çdo gjë që nga pushkët deri tek makinat. Fabrikat filluan të kërkojnë mënyra për të përgatitur prodhimet e tyre më shpejt, për t’u perfeksionuar. Kohë më parë Vermontasit kishin shpikur veglat e makinave , të cilat mund të shponin , të grinin, prisnin, dhe shtypnin metalet më shpejt dhe në mënyrë më të përpiktë se sa njerëzit.

Qyteti i vogël i Uindsorit, Vermont, u bë një lider në Shtetet e Bashkuara për industrinë e veglave të makinave.

Nga viti 1865 Kompania e manifakturave të Uindsorit ishte duke prodhuar aeroplanë, torno, freza, tyrjela, dhe makineri të tjera.

Më vonë kjo firmë prodhuese u transferua në Springfield, Vermont,ku punëtorët vazhduan të shpikin dhe të prodhojnë vegla të reja.

Gjatë gjithë kohës që nga viti 1800 fabrikat e Vermontit që prodhonin vegla të tilla konsideroheshin më të mirat në botë. Si rezultat fabrikat e Vermontit rregullisht pajisnin me vegla e makineri edhe manifakturat jashtë Amerikës. Në këtë mënyrë Vermonti kontriboi në rritjen e fabrikave dhe bisnesit të të gjithë shteteve.

* * *


Ndërkohë shumë fermerë delesh në Luginën e Champlain arritën të bëhen të pasur nga tregëtia e leshit dhe e rrobave. Por kur fermerët në përëndim të Kombeve të Bashkuara dhe Australia gjithashtu filluan prodhimin e leshit, gara u zmadhua dhe çmimet ranë. Gjatë dhe më vonë viteve 1800 emigrantët nga Irlanda u futën në Vermont nëpërmjet rrugës hekurudhore. Trenat filluan të mbartnin gjalpë dhe djathë drejt Bostonit, Nju Jorkut dhe qyteteve të tjera në brendësi të vendit.

Trenat gjithashtu transportonin pllaka graniti, pllaka shkrimi dhe mermer nga Vermonti drejt porteve të shteteve të tjera për anijet.

Për arsye se trenat ishin të aftë të mbanin gurë vermonti drejt shumë marketeve (shitjeve) puna e minierave u rrit.

Kompanitë morën në punë mjeshtra të mermerit nga Italia , pllakaxhinj granite nga ëellsi dhe gurëprerës nga Spanja dhe Skocia.

Në të njëjtën kohë emigrantë nga Hungaria , Polonia, Rusia dhe Kanadaja erdhën të punojnë duke rritur numrin e fabrikave.

Trenat gjithashtu sollën pushuesit e verës në Vermont. Hotelet në Green Mountains tërhoqën qytetarët me reklamat e tyre , ajrin e freskët dhe pastërtinë pranverore.

Turizmi i zakonshëm para vitit 1900 bëri që edhe në Vermont të transferoheshin shumë njerëz. Kështu për herë të parë popullsia e këtij shteti ra. Në këtë kohë rreth gjysma e punëtorëve të Vermontit kishin punë në fabrika, mullinj ose gurore. Të tjerët punonin në bujqësi. Megjithëse fermerët e zakonshëm jetonin dhe punonin mirë, disa nga fermerët e drithërave nuk mund të siguronin shumë para dhe u larguan të punonin në shtete të tjera.

Vermontasit u përballën me probleme të tjera, gjthashtu. Në vitin 1927 përmbytjet e lumenjve të Uinooski dhe Connecticut vranë 85 njerëz dhe shkatrruan shtëpi, ferma, ura, dhe rrugë. Dy vjet më vonë, shteti u godit nga një depression i madh, nga një krizë ekonomike që zgjati për rreth 10 vjet.

Gjatë depresionit fabrikat në Vermont u mbyllën dhe në brendësi të vendit. Miliona njerëz humbën punën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u dha mundësi shumë të papunëve në Vermont të punonin në projektet e kontrollit dhe parandalimit të përmbytjeve, të shtrimit të rrugëve dhe të mbjelljev të pemëve.

Punëtorët gjithashtu përgatitën stacione për zhvillimin e sportit te skive dhe kështu Vermonti u bë një arenë popullore për sportin e skive, rrëshqitjeve dhe lojrave në akull.

Në vitin 1934 qendra e parë e sportit të skive fillojë të funksionojë në një fermë në Uoodstock të Vermontit.

Shumë shpejt pas kësaj u vu në funksionim teleferiku i Mount Mansfield. Në Vermont tani nuk drejtoheshin vetëm vizitorët e verës , por dhe ata të dimrit.

Gjatë Luftës së II Botërore (1939-1945) , 50000 burra dhe gra të Vermontit shërbyen në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Edhe ata që qëndruan në shtëpi ndihmuan në mbështetjen e luftës.

Punëtorët e graniteve përdorën punët e tyre për të ndërtuar bazat e ankorimit. Gratë punonin në ferma ose prodhonin makineri në fabrika.

Fëmijët mblidhnin ushqime , lëvozhga drurësh qumështorë, rroba etj për të përgatitur pajisje luftarake.

Në vitet që nga Lufta e II Botërore Vermonti ka fituar shumë poara nga manifaktuarat dhe turizmi.

Por për arësye se Vermonti nuk kishte qytete të mëdha, shteti harxhoi një kohë të madhe për tërheqjen e kompanive të mëdha. Si rezultat, punëtorët në Vermont u përpoqën të fitojnë udhëtime më të ligjshme se sa punëtorët në pjesët e tjera të vendit.

Kështu vermontasit janë duke kërkuar rrugë për të forcuar ekonominë e tyre shtetërore.

Disa vermontas shpresojnë të sjellin kompani më të mëdha prodhimi Brenda shtetit. Të tjerë pëlqenin të zmadhonin numrin e kompanive të vogla dhe të inkurajonin më shumë turizmin. Vermontasit gjuthgashtu luftuan të balancojnë nevojat e tyre ekonomike me kërkesat e ruajtjes së mjedisit.

Ata do të gjejnë mënyra të bëjnë para duke ruajtur njëkohësisht edhe bukuritë natyrore të këtij shteti.

Gjatë dhe pas viteve 1990, Vermonti ndryshoi mënyrën e pagesës së shtetit për shkollat. Parlamenti i këtij shteti miratoi aktin 60 ose aktin e mundësivë të barabarta të arsimimit, një ligj që krijoi fondet për shkollat, më shumë studentë të shkëlqyer në të gjitha qytetet e Vermontit, të pasur dhe të varfër, të merrnin para nga shteti për arsimin e tyre. Në këtë mënyrë Vermontasit shpresojnë të bëjnë shtetin e tyre një vend ku çdokush ka një shans të përparojë.


NJERËZIT DHE EKONOMIA


Shumë nga banorët e hershëm të Vermontit banojnë në fshatra, larg nga fqinjët e tyre. Familjet bënin punë të vështira për të mbijetuar.

Ngandonjëherë së bashku me shokët, shoqërisht, bënin detyra të veçanta si për shembull grumbullonin drithin , ndërtonin hambarët ose prodhonin jorganë.

Në kohët moderne, vermontasit janë më pak të izoluar se banorët e hershëm , por atajanë tamam sit ë pavarur. Rreth 2/3 e banorëve vermontas akoma jetojnë në fshatra ose qytete të vogla të mbledhur në lugina ose anë kodrash.

Më rreth 609.000 banorë, Vermonti ka më pak njerëz se shtetet e tjera përveç Uyjoming. Bile, qyteti më i madh i Vermontit, Burlingtoni, ka më pak se 40.000 njerëz. Qyteti i dytë më i madh, Rutland, ka sa gjysma e popullsisë së Burlingtonit. Qytete të tjera janë Barre, Bennington, Brattleboro. Kryeqytet i Vermontit është Montpelier.

Më të shumtit e vermontasve janë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe kanë origjinë europiane. Rreth gjysma e tyre janë pasardhës të banorëve të ardhur nga Britania dhe franca.

Të tjerët kanë rrënjë nga Gjermania, Skocia, polonia, Suedia dhe Holanda. Afrikano-amerikanët dhe amerikanët vendas kanë popullsi të vogël në këtë shtet. Sëbashku ata përbëjnë më pak se 1% të banorëve të Vermontit. Amerikano latinët dhe amerikano-aziatikët përbëjnë sejcili grup nga 1% të popullsisë së Vermontit.

Rreth 2.000 abenakë jetojnë në Vermont. Duke ruajtur mënyrat e paraardhësve, stërgjyshërve të tyre, indianët në këtë shtet mbajnë ngjarje të veçanta si për shembull festa e të korrave. Disa abenak u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën abenake. Të tjerët vizitojnë shkollat për tu prezantuar kulturën abenake të rinjve të Vermontit.

Si abenak shumë vermontas të tjerë praktikojnë veprime në familjet e tyre. Në fakt Vermonti është i njohur për artistët dhe zanatçinjtë e tij, të cilët mbajnë seminare për t’u mësuar të tjerëve mjeshtëritë e tyre.

Jorganapunuesit, endësit, bojaxhinjtë, skulptorët dhe poçarët shisnin punët e tyre në qendrat e zanatçinjve në të gjithë shtetin.

Në shumë fshatra dhe qytete , ndërtesat e vjetra të mirëmbajtura i jepnin Vermontit pamje dhe ndjesi të një kohe të herëshme.

Artisti Norman Rockëell i pikturoi këto pamje në pikturat e tij në revistën „Saturday Evening Post“ .

Rockuell jetoi në Arlington të Vermontit, për disa vite dhe përdori qytetin dhe banorët e tij në pikturat dhe modelet e tij.

Vermonti ka shumë muzeume të ndryshme që i kushtohen historisë së shtetit. Ekspozimi i çdo gjëje , pajisjeve të makinave të vjetra , jetës së fermerëve që nga viti 1700 deri në ditët e sotme moderne.

Disa muzeume ofrojnë një vështrim të dorës së parë punës së punëtorëve të granitite, mermerit, djathit, akullores, ose shurupit të mollës. Në epokën e punimeve të sheqerit , vizitorët në shtëpitë sheqerpërpunuese në Vermont mund të shohin të përzgjedhur përgatitjen e shurupit karakteristik, specialitet i tyre.

Muzeumi i Benningtonit në Bennington paraqet veprat e një nga banorëve më famozë Anna Mary Robertson Moses e mirënjohur si Nënëmadhe. Kjo artiste autodidakte filloi të pikturojë në moshën 76 vjeç. Ajo vazhdoi të pikturojë skenat e jetës së Nju Englandit deri sa vdiq në moshën 101 vjeç.

Në Shelburne të Vermontit një rikonstruksion i një qendre banimi të hershme amerikane u tregon vizitorëve si jetonin kolonët. 37 ndërtesa të vitit 1700 në Muzeumin e Shelburnit përfshijnë shtëpi, një fshat , një fanar deti dhe një pishinë lundrimi me barka që vozitnin për rreth Liqenit të Champlain.

Daktilografistët, endësit, pregatitësit e shportave dhe zanatçinjtë e tjerë në muze demonstrojnë talentin e tyre dhe mbajnë seminare (uorkshope) për vizitorët,

Kodrat e Vermontit rrethohen me tingujt e muzikës gjatë koncerteve të verës. Në ngjarje të veçanta dhe të shkëlqyera kremtohet muzikë tradicionale me violina dhe vegla të tjera organizuar nga muzikantët që luajnë pjesë folklorike të herëshme.

Vermonti tërheq shumë njerëz. Banorët e tij dhe vizitorët e jashtëm pëlqejnë çiklizmin, përshkrimin e kodrave dhe ngjitjen në male.

Rrugica më e famshme është Long Trail, e cila zbret nga Green Mountains drejt Massachusetts, nëpër Vermont ngjitet lart në Kanada.

Lumenjtë vrapshpejtë të këtij shteti me ujvara të bardha ngjajnë si një aventurë e këndëshme.Liqenet dhe lumenjtë e Vermontit ofrojnë lundrim dhe peshkim. Në Liqenin Champlain mund të eksplorohen edhe nga anijet e vjetra.

Që nga koha kur pushuesit e parë erdhën në Vermont në mesin e viteve 1800, turmat e vizitorëve kanë qenë të admirueshme. Mijëra shërbime të punëtorëve kanë ndihmuar këto vizitorë që të pëlqejnë qëndrimin e tyre. Punëtorët e shërbimit ndihmojnë njerëzit në motele dhe qendrat e skive, shërbejnë vakte në restorante dhe pompa gazi në stacionet e shërbimit.

Vermontas të tjerë me punë shërbimesh u përfshinë nëpunës, bankierë, dhe mjekë.

Në çdo tre vetë, dy kanë shërbime. Punonjësit e qeverisë së Vermontit bëjnë punët e tyre në vende si shkollat publike dhe spitalet. Rreth 13% e Vermontit punojnë në punë qeveritare.

Më pak se një në çdo tetë vetë punojnë në manifaktura , në prodhim , në fabrika duke numëruar më shumë se fitimet e shtetit.

Në plantacionet përreth Burlingtonit punëtorët prodhojnë kompjutera.

Prodhimet e tjera në pjesët e tjera përfshijnë granitet e monumenteve, mjete ndriçimi , pjata, xhama, vegla, rroba, armë dhe mobilje.

Fermat mbulojnë më shumë se 1/5 e tokës së këtij shteti, por vetëm 1/25 e njerëzve punojnë në bujqësi. Fermerët e përditshëm prodhojnë qumësht dhe krem për prodhuesit e djathit në Vermont aq mirë sa ato të Bostonit dhe të Juglindjes se Nju England.

Llojet e djathit, mollët dhe ëmbëlsira molle janë prodhime të rëndësishme të fermerëve dhe pjesa më e shumtë e shurupit karakteristik vjen nga Vermonti.

MJEDISI

(Mbrojtja e tokës)



Vermontasit janë krenarë për bukurinë e veçantë të shtetit të tyre, rrugëve të tyre të mbledhura, urave të mbuluara, fshatrave të vegjël dhe fermave anës kodrave. Pamjet e Vermontit të joshin, prandaj të shumtë janë banorët që kanë zgjedhur të jetojnë atje.

Bukuritë natyrore e bëjnë këtë shtet tërheqës për vizitorët. Çdo vit

Mijëra viztorë nga jashtë Vermontit udhëtojnë drejt Vermontit.

Këto vizitorë kanë nevojë për vende për ngrënie fjetje dhe për rrugë të sigurta për të udhëtuar. Disa turistë e pëlqejnë kaq shumë këtë shtet sa që blejnë shtëpi pushimi në Vermont. Rezidentët e përvitshëm gjithashtu përveç rrugëve të mirëmbajtura duan edhe shtëpi të rehatëshme.

Për t’u ardhë në takim nevojave të rezidentëve dhe pushuesve shfrytzuesit e tokës blenë toka në të cilat ndërtojnë shtëpi dhe vende për sportin e skive. Por disa vermontas shtrojnë pyetjen si mund të rritet toka kur ajo përdoret në këtë mënyrë. Kështu shumë zhvillues mund të dëmtojnë mjedisin. Disa vermontas druhen nga prerja e druve dhe pemëve për ndertimin e vendeve të skive pasi shkaktojnë erozionin e tokës. Kjo bën që sipërfaqja e tokës të çahet shpesh dhe kjo ndodhe më shpesh në pranverë dhe verë , kur bien shirat dhe bora shkrin.

Aty ku pemët akoma qëndrojnë, rrënjët e tyre ndihmojnë për mbajtjen e tokës në vend.

Disa vermontas shqetësohen gjithashtu që ndërtimi i shumë shtëpive ngjitur me njëra tjetrën do të shkaktojë veshjen dhe bllokimin e rrugëve egzistuese. Dhe ndërtimi i shumë rrugëve mund të shpërndajë dhe të humbë pjesë toke duke shkaktuar më shumë erosion.

Përshkak të këtyre problemeve Vermonti ka miratuar ligje të repta për mbrojtjen e mjedisit. Ligjet lejojnë disa zhvillime të marrjes së tokës, por ata gjithashtu mbrojnë bukuritë natyrore të Vermontit.

Ligji bën të vështirë që të ndahen pjesë të mëdha të tokës. Kjo nënkupton për pronarët që lejohen vetëm të shesin e të blejnë pjesë të vogla të tokës. Kjo ka bërë që të bëhen ndërtime shtëpish në pjesë të vogla toke dhe toka të administrohet me kujdes të plotë.

Ligjet mjedisore të Vermontit mbrojnë gjithashtu qytetet nga mbizhvillimi.


MBROJTJA E ARIUT TË ZI


Kur ju mendoni rreth një ariu, ju mund të imagjinoni një kafshë të egër dhe të fortë që është e rrezikshme për njerëzit. Por njerëzit janë aktualisht shumë të kanosur nga arinjtë. Në Vermont arinjtë e zinj gjinden në pyje dhe male ku ata hallakaten nga njerëzit. Ekspertët frikësohen se arinjtë e zinj të këtij shteti mund të zhduken nga banorët. Arinjtë e zinj kanë nevojë për më shumë sipërfaqe ku të jetojnë dhe të kërkojnë ushqime. Të përhapur kilometër pas kilometric çdo ditë ata ushqehen me arra, lajthi, luleshtrydhe dhe insekte. Arinjtë e zinj kanë nevojë gjithashtu për më shumë ujë të pijshëm dhe dendësi të sigurtë për të fjetur. Por kur nga zhvillimi ndërtohen shtëpi, rrugë etj në zonat e arinjve , arinjtë shqetësohen për të gjetur ushqim dhe strehuar.

Për të zbulosh egzaktësisht se ku jetojnë arinjtë ekspertët kërkojnë sheënjat që arinjtë lënë prapa. Ngandonjëherë kërkuesit gjejnë mbeturina dhëmbësh nëpër trungje pemësh. Një herë tjetër ata zbuluan putra në një zgavër peme , ku një arushë (nënë ariu) kishte lënë gjatë largimit nga frika e gjahtarëve. Këto fije rreth jetës së arinjve ndihmojnë zyrtarisht arenat e identifikimit për mbrojtjen e tyre nga zhvillimet e sotme moderne.

Studimi i jetës s ë arinjve është hapi i aprë në mbrojtjen e arinjve të zinj.

Ekspertët janë gjithashtu duke punuar fort të edukojnë dhe mësojnë banorët dhe ndërtuesit me jetën e arinjve.

Me këto masa , vermontasit shpresojnë të sigurojnë një të ardhme të sigurtë për arinjtë e zinj.

* * *

Zhvilluesit duhet të ndërtojnë në vende që kanë sasi të mjaftueshme uji dhe siguri për ruajtjen e mjedisit. Zhvillimet e reja nuk mund të sjellin shumë njerëz dhe trafik në një arenë që komuniteti mund të drejtojë.

Ligjet gjithashtu mbrojnë rrugët , ujërat dhe pjesët e tjera të tokës së Vermontit. Por jo çdokush pëlqen fushat që do të mbrohen. Çfarë është e rëndësishme për një person nuk mund të jetë për një tjetër.

Për shembull ligjet që kontrollojnë zhvillimin kanë shkaktuar probleme për disa fermerë të Vermontit. Shumë pronarë fermash të vogla kanë një kohë të vështirë për të bërë një jetë të mirë.

Kostoja e menaxhimit të një ferme është e lartë dhe disa fermerë nuk mud të para të mjaftueshme për të paguar të gjitha pagesat e tyre. Këto fermerë duan të bëjnë një rritje të ardhurash nga shitjet e prodhimeve të tokave të tyre.

Përpara miratimit të ligjeve ambientaliste në Vermont, shitja e tokave për qëllime zhvillimi ishte e lehtë.

Por tani, me kaq shumë kufizime në vend, zhvilluesit nuk parapëlqejnë më të blejnë toka nga një fermer si më parë.

Me ligjet e reja fermerët janë të paqartë se çfarë të bëjnë. Ata shpresojnë të shesin tokat e tyre zhvilluesve pavarësisht nga ligjet. Por zotëruesit e shtëpive të cilët nuk duan të rrethohen nga arenat e zhvilluesve mirëpresin kufizimet.

Sido që diskutimi të vazhdojë, ky zhvillim është mirë për Vermontin. Shumë vermontas janë duke punuar për të ruajtur bukuritë e këtij shteti , për të kënaqur gjeneratat që do të vijnë.

GJITHÇKA RRETH VERMONTIT

FAKTE TË ÇUDITËSHME

Në vitin 1977

Vermonti zgjodhi bletën si insektin e shtetit.

Mermeri i Vermontit

Ka qenë përdorur në shumë ndërtesa të famshme si Gjykata Supreme në Uashington D.C.

Disa mermere të Vermontit janë përdorur në zbukurime, plastika etj.

Globi i parë në SHBA

U bë në vitin 1799 nga vermontasi James Uilson. Shpikje të tjera nga vermontasit janë gomat fshirëse, sheshet e karpentjerve të çelikut dhe shkallët e platformave.

Vermonti ishte shteti i parë që nxorri jashtë ligjit skllavërinë.

Ligji u përfshi në kushtetutën e miratuar më 2 qershor 1777.

Me rreth 2/3 e banorëve, Vermonti banon në zona rurale

dhe ka ulur përqindjen e rezidencave në qytet në SHBA.

Miliona vjet më parë zvarranikët njihen si qënie të Liqenit Champlain

Disa njerëz thonë se ky liqen ka monstrën më qafëgjatë, që mund të jetë paraardhësi i këtyre zvarranikëve.

Kryeqyteti, Montpelier

KËNGA E SHTETIT

Me 22 maj 2000, Vermonti përshtati zyrtarisht një këngë të re për shtetin, të quajtur “Këto male të blerta”. Kënga u shkrua nga Diane B.Martin.

Ndër të tjera në këtë hymn thuhet:” Këto kodra të blerta dhe ujra të argjendta më përkasin mua dhe të gjithë bijve dhe bijave.“

Specialiteti i vermontasve

Vermonti është prodhuesi më i madh i shurupit të panjës në SHBA.

KALENDARI HISTORIK

· 9000 vjet para erës sonë njerëzit e hershem merreshin me gjueti në vendin që më vonë do të quhej Vermont.

· 1300 vjet pas erës sonë Indianët Abenakë vendosën në fshatra.

· Në vitin 1609 Samuel de Champlain zbuloi tokat e Abenakëve.

· Në vitin 1666 Fort Sainte Anne është ndërtuar nga Franca një ishull në Liqenin Champlain.

· Nga viti 1754-1763 zhvillohet lufta midis francezëve dhe indianëve.

· Në vitin 1763 Britania bëri të sajën Luginën e Champlain në fund të luftës.

· Në vitin 1764 Djemtë e Maleve të Blerta të udhëhequr nga Ethan Allen formuan mbrojtjen e Grants nga Jorkezët.

· Në vitin 1775 Ethan Allen pushtoi Fort Ticonderoga të Britanisë.

· Në vitin 1777 është zhvilluar Beteja e Benningtonit gjatë Revolucionit Amerikan. Vermonti vetshpalli pavarësinë qeverisëse.

· Në vitin 1783 Revolucioni Amerikan mbaroi dhe formohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

· Në vitin 1791 Vermonti bëhet shteti i 14-të i SHBA.

· Në vitin 1865 industria e makinave në Vermont pati një bum (zhvillim) të madh.

· Në vitin 1910 turistët filluan vërshimin drejt Vermontit.

· Në vitin 1927 përmbytjet nga lumenjtë e Uinuskit dhe Connecticut vrasin shumë banorë të Vermontit she shkatrrojnë pasuritë e tyre.

· Në vitin 1934 qendra të sportit të skive dhe teleferikë fillojnë veprimin në një fermë afër të Udstok.

· Nga viti 1939-1945 në Luftën e II Botërore morën pjesë 50000 burra dhe gra të forcave të armatosura nga Vermonti.

· Në vitin 1970 miratohen ligjet për mbrojtjen e mjedisit të Vermontit.

· Në vitin 1985 Madeleine Kunin bëhet gruaja e parë guvernatore e Vermontit.

· Në vitin 1991 Vermonti kremton 200 vjetorin e shtetit të tij.

· Në vitin 1997 miratohet akti 60, ligji fondamental për barazinë dhe përkrahjen e arësimit në Vermont.

· Në vitin 2001 senatori vermontas James Jeffords largohet nga Partia republikane dhe bëhet i pavarur duke i dhënë kështu Partisë demokratike kontrollin në Senatin e SHBA.

VERMONTAS TË SHQUAR

Chester A.Arthur (1829-1886), Presidenti i 21-të i SHBA.

Zëvëndës President në presidencën e James Garfield. Arthur bëhet president në vitin 1881 pas vrasjes së Garfield. Ai lindi në Fairfield, Vermont.

Calvin Coolidge(1872-1933) , Presidenti i 30-të i SHBA

Lindi në Plymouth Notch, Vermont. U bë presidenti i 30-të i SHBA pas vdekjes së Presidentit Uarrren G.Harding në vitin 1923.I njohur si për mënyrën e qetë të drejtimit të tij, Coolidge drejtoi në vitin 1920.

John Deere(1804-1886), shpikësi i plugut dhe zetorit

Lindi në Rutland të Vermontit. Ishte një farkëtar që shpiku plugun e parë të çelikut dhe më pas traktorin me plugje. Nga viti 1868 firma etij “Deere and Company” ishte prodhuese e shumë tipeve të makinave bujqësore.

John Deuey (1859-1952)

Ishte filozof dhe edukator (arsimtar) nga Burlingtoni. Ai besonte se studentët mësojnë më të mirën nga eksperimentimi, në vend të fakteve të mbajtura mënd. Idetë e Deuey ndihmuan në formësimin e sistemit kombëtër të edukimit(arsimimit).

Carlton Fisk (lindur më 1947)

Ishte një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e bejsbollit.Pas 11 sezonesh me Boston Red Sox, Fisk transferohet tek Chicago Ëhite Sox in 1981. Rekordet e tij më të mëdha përfshijnë shumë lojra dhe shumë qendra sportive. Fisk lindi në Bellous Falls, Vermont.

Andrea Mead Laurence (lindur më 1932)

Filloi sportin e skive që kur ishte 4 vjeç në Rutland të Vermontit.

Në Lojrat Olimpike të vitit 1952 ajo bëhet gruaja e parë që fiton dy medalje ari në sportin e skive. Laërence fitoi medaljet e saj olimpike në sllallom dhe sllallomin gjigant.

George Perkins Marsh (1801-1882)

Shkroi në vitin 1864 një libër të influencuar të titulluar „Njeriu dhe natyra“, i cili parathotë idenë e ruajtjes së tokës dhe jetës së egër (lirë) për gjeneratat e ardhëshme. Ai lindi në Udstok , Vermont.

Larkin Mead (1835-1910)

Ishte një artist, i cili u rrit ne Brattleboro, Vermont. Mead bëri në skulpturë statujën e Ethan Allen për Godinën e Shtetit të Vermontit. Në vitin 1861. Ai gjithashtu krijoi edhe një statujë të Allen për ndërtesën qëndrore të kryeqytetit të SHBA, Uashington D.C.

Clarina Nichols (1810-1885)

një botuese gazete nga Uest Tounshend, Vermont, ishte një lidere e mbrojtjes së të drejtave të grave në shumë drejtime. Ajo argumentoi që gratë mund të jenë të afta të trashëgojnë dhe zotërojnë pasurinë njëlloj si burrat. Pikpamjet e saj zyrtarët qeveritarë në vitin 1800 i miratuan në një ligj që u jepte të drejta të reja për pasurinë edhe grave.

Elisha Graves Otis (1811-1861)

Nga Halifaksi , Vermont, krijoi ashensorin e sigurtë dhe mbarëpopullor.

Një mjeshtër i mekanikës shpiku një mjet të sigurtë që mund të ndalonte , që mund të ulej dhe ngjitej. Pra ai është shpikësi i ashensorit të sotëm.

Katherine Paterson (lindi më 1932)

Është një shkrimtare e librave për fëmijë nga Barre,Vermont, e cila ka fituar dy vlerësime kombatare në fushën elibrit dhe dy medalje. Romanet e saj të mirënjohura janë “Ura e Terabithias” dhe “Unë dashurova Jakobin”.Librat e Patersonin janë publikuar në 18 gjuhë të botës.

Patty Sheehan (lindi më 1956)

Është një lojtare profesioniste e golfit, anëtare e Shoqatës Profesioniste të Grave në sportin e golfit që nga viti 1980. Sheehan ka 35 fitore në karrierën e saj. Në vitin 1993 ajo është përfshirë në sallën e Famës së kësaj shoqate. Sheehan ka lindur në Middlebury, Vermont.

Joseph Smith (1805-1844)

Lindi në Sharon, Vermont, ishte krijuesi i Kishës së Mormon, e cila njihet si Kisha e Jezu Krishtit, e shenjtorëve të ditëve të mëvonëshme. Në vitin 1830 ai publikoi “Librin e Mormonit”.

Homer St.Francis (lindi më 1935)

Kryetar i kombësisë së Abenakëve ka punuar për më shumë se 30 vjet për tu pasqyruar Vermontasve , indianët abenakë, të cilët dhanë tokat e tyre për këtë shtet, pa një traktat të shkruar. St.Francis ka mbrojtur gjithashtu të drejtat e peshkatarëve dhe gjahtarëve.

Alexander Tuilight (1795-1857)

Ka lindur në Korinth, Vermont. Pas marrjes së gradës nga Kolegji i Middlebury në Vermont në vitin 1823, Tuilight u bë zezaku i parë i graduar. Zgjedhjet e Legjislaturës së vitit 1836 në Vermont e bënë atë ligjvënësin e parë afrikano-amerikan në këtë shtet.

Rudy Vallee (1901-1986)

Një këngëtar dhe saksofonist që lindi në Island Pond të Vermontit. Ai është shumë i mirënjohur për temën e këngës “My time is your time” (Koha ime është koha jote), brenda një megafoni.

Në vitin 1961 Vallee paraqitet në një pjesë e cila quhet “Si të jesh i suksesshëm në bisnes pa përpjekje të vërteta”

Maria Von Trapp (1905-1987)

Ishte një muzikante nga Austria që u tranferua me familjen e tij në Stoue të Vermontit më 1942. Martesa e saj me Baron Georg von Trapp dhe shpëtimi i familjes së saj nga nazistët e bëri atë të famshme në filmin “The sound of music”

Henry Uells (1805-1878)

Krijoi një kompani amerikane për dërgime dhe veprime bankare së bashku me Uilliam Fargo. Si themelues i kompanisë së Uellsit Fargo & Co, ai ndihmoi banorët të bënin bisnës në përëndim të Shteteve të Bashkuara. Së bashku me kompanitë e Uellsit rritën dhe zmadhuam institutet financiare. Uells gjithashtu themeloi një shkollë për kolegjin e memecëve dhe gratë. Uellsi lindi në Thetford, Vermont.

Emma Hart Uillard (1787-1870)

Themeloi një shkollë për vajza në shtëpinë e tij në Middlebury, Vermont, më 1814. Ajo u mësoi vajzave shkencën e filozofisë dhe subjektet e tjera që u mësoheshin vetëm burrave. Më vonë Uillard themeloi Seminarin Femëror të Trojës , për të përgatitur gratë që të bëhën mësuese.

Uilliam Griffith Uillson (1895-1971)

Në Dorsetin Lindor, Vermont themeloi Grupin e Ndihmës për të alkolozuarit anonimë. Shtëpia Uillson më vonë drejtohet nga nëna e tij dhe shtëpia e lindjes së tij akoma mban takime pet të ndihmuar njerëzit që pinë alkol.

Thomas Uaterman Uood (1823-1903)

Piktor, krijues i portreteve të famshme dhe skenave të Nju jorkezëve dhe Afrikano-Amerikanëve gjatë Luftës Civile. Lindur në Montpelier të Vermontit ai themeloi Galerinë e Arteve në qytetin e tij.

Brigham Young (1801-1877)

U bë lideri i Mormonëve në vitin 1844. Ai udhëhoqi ndjekësit e tij në Utah, ku ata munmd të praktikonin lirisht besimin e tyre. Lindi në Uhitingham, Vermont, Young themeloi shkollat dhe fabrikat e para të qytetit Utah


Fakte (Shkurt)


Emri ndryshe: Shteti i Malit të Blertë

Kënga: Këto male të blerta

Motoja: Liri dhe unitet

Lulja: tërfili i kuq

Pema: Sugar maple

Zogu: hermit thrush

Kafsha: Morgab horse

Peshku i ujit të ftohtë:

Insekti: Bleta

Minerali: talc

Data e formimit të shtetit: 4 mars 1791, shteti XIV

Kryeqyteti: Montpelier

Sipërfaqja: 9249 milje katrore

Rradha në renditjen e shteteve: i 43-ti


Popullsia në vitin 2000: 608.827 banorë

Renditja sipas popullsisë: e 49-ta

Popullsitë e qyteteve kryesore:

  • Burlington 38889 bamorë

  • Rutland 17292 banorë

  • Burlingtoni i Jugut: 15814 banorë

  • Barre: 9291 banorë

  • Montpelier (Capital): 8035 banorë

  • Saint Albans 7650 banorë


Senatorë të SHBA: 2

Përfaqësuses : 1

Vota elektorale : 3

Burime natyrore: Pyje, granite, gravel, limestone, mermer, slate, talc

Prodhime bujqësore: mollë, mish viçi, gjalpë, cattle, djathë, pemë krishtlindjesh, vezë, hay, maple sugar, maple syrup, qumësht, patate, poultry, dele

Mallra industriale: kompjutera, mjete ndriçimi, produkte ushqimore, produkte druri dhe lumberi, vegla e pajisje makinerish, materiale printimi dhe shkrimi , teddy bears.


KU PUNOJNË VERMONTASIT

Dominojnë shërbimet me 63 përqind


Në shërbime:

63% e punonjësve të aftë për punë punojnë në shërbimet për komunitetin, shërbimet sociale si financë, sigurime, dhe shitblerje.

Në manifaktura: 13% e punonjësve të aftë për punë

Në qeveri: 13 %

Në ndërtim: 7 %

Në bujqësi: 4%


PRODHIMI SHTETËROR BRUTO

Shërbime: 13%

Manifaktura: 18%

Administratë: 12%

Ndërtim: 4%

Bujqësi: 3%

VENDE PËR TU VIZITUAR

  • Appalachian Gap

Ndodhet midis Bristol dhe Uaitsfield, është një nga pasazhet më të bukura malore të Vermontit

  • Monumenti i betejës së Benningtonit, Bennington

Një nga monumentet e betejave më të gjata në botë, nderon kolonët që shpartalluan Britaninë në Betejën e Berlingtonit gjatë Revolucionit Amerikan në vitin 1777.

  • Vendi historik , afër Plymouth që nderon Presidentin Calvin Coolidge.

Ky rrip toke përfshihet në shtëpinë e familjes së Coolidge, ku ish presidenti bëri betimin në zyrën e tij. Varri i tij shënohet nga një gur i thjeshtë varri në një varezë në afërsi.

  • Ethan Allen Homestead, Burlington

Vizitorët drejt shtëpisë së fundit mund të vizitojnë një qendër dhe një ekspozitë pamjesh që i dedikohet liderit të Djemve të Maleve të Blerta.

Natyra të tërheq mespërmes tokave të kësaj qendre.

  • Pylli Kombëtar i Maleve të Blerta

Në këtë pyll në jug dhe qendër të Vermontit, të tërheqin parqet dhe arenat e rikrijuara që të ofrojnë shanse për aktivitete të jashtme.

Një gjethnajë e blertë është spektakulare.

  • Shtëpia e Kushtetutës së vjetër, Uindsor

Kushtetuta e parë e Vermontit u shkruajt në këtë shtëpi dy katëshe..Ndërtuar në vitin 1772, shtëpia si një tavernë origjinale. Ajo kishte ruajtur mënyrën e pamjeve të viteve 1700 dhe ekspozonte rreth kushtetutes së Vermontit.

  • Shkëmbi i Granitit të vjetër të Gurores së Barres

Vizitorët mund të shohin blloqe graniti nga gurorja të shqrruar, të lëmuar dhe të skalitur. Miniera është lokalizuar në qendrat e granitite të Amerikës, një nga më të mëdhatë në botë.

  • Muzeumi i Shelburne në Shelburn

Ky museum rindërton aspekte të jetës së lashtë amerikane. Këtu pëfshihen më shumë se 30 ndërtesa historike. Traditat e Anglisë së Re, lodrat, mobiljet, arti etj janë të paraqitura atje.

Vizitorët mund të zbulojnë një fanar të vjetër , një urë të mbuluar dhe anijen më avull ”Ticonderoga”.

  • Ekspozita e mermerit të Vermontit në Proctor

Vermonti krenohet me historinë e gjatë të minierave të mermerit.Kjo ekspozitë jep me hollësi koleksionin e madh botëror të tipeve të ndryshme të mermerit.

  • Fabrika e arinjve prej pellushi në Burlington

Pellushi i arinjve dashurohet shumë në të gjitha kohërat dhe duke vizituar këtë fabrikë të mirënjohur njihet me këto punime të mrekullueshme prej dore.


FAUNA DHE FLORA NË VERMONT


Gjitarët: kastori, ariu i zi, rruqebulli, lakuriqi i kuq i natës i lindjes,

Vizoni, dreri brilopatë, miu i ujit, ferrëgjata, lepuri, rakuni, dhelpra e kuqe, qelbësi, ketri, urthi nuhatës, brerësi i drurit.

Zogjtë: fajkoi krahgjërë, shqiponja e artë, çafka e madhe krahzezë, gushëkuqi, bufi(kukumjaçka), dhe huta.

Amfibë dhe zvarranikë: qenushi i egër, tritoni, bretkoca, breshka këndonjëse.

Peshq: Salmoni Atlantikut, trofta e përroit, bli liqeni, mlysh veriu, mlysh ylberi, troftë ylberi, sharmak i verdhë.

Pemë: Vidhi amerikan, frashri, drulevreku, ahu, mështekna, kedri, kukuta, plepi, panja e kuqe, panja e sheqerit, pisha e bardhë, bredhi.

Bimë të egra: anemone, zhabina, lëpusha, margarita, fieri, kallami, bari, jargavani(lilaku), shelgu, zambaku, terfili etj.

NGJARJE TË VITIT


  • Karnavalet e Dimrit, në Stoue. Janar

  • Festivali Panjave, Saint Albans. Prill

  • Garat e peshkimit, Brando. Maj

  • Festivali bregdetar, Ferrisburgh. Qershor

  • Festivali i epokës së Rilindjes. Qershor

  • Festivali i ballonave me ajër të nxehtë

dhe panairi i aeroplanëve, Quechee. Qershor

· Festivali i jorganve, Northfield Korrik

· Festivali i arteve të Vermontit, Luginat e Lumit Mad Gusht

· Kampionati i garave të violinave të kohës së lashtë Gusht

· Festivali i ditëve të mollëve, Brattleboro shtator

· Ndriçimi i kungujve, Sant Albans tetor

· Festivali i gjethnajave të varura, Barre tetor




26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page