top of page

VEJUSHA


Poezi Nga Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

VEJUSHA

Anës rrjedhës lumit

E mundon mendimin

-Të rrosh për Jetëgjumin

Kurban e kujtimit!?


Apo erë e lirë

Nën cipull të zisë

Lumi vjen i fryrë

Se ndal asnjë pritë


Përmbi varr të burrit

Vitet i hollon

Gjarpri brenda murrit

Brinjët numuron


Veshur në të zeza

Gjokset grumbulluar

Ke nge për varreza

Jeta shkon nxituar


Lidh vajin e heshtur

Krip lotin e hidhur

Tund supet e zhveshur

Nen flokët e zgjidhur


Se zemër flet’ holla

E bën qorr inatin

Nuk ti kap dot dora

Kohën edhe fatin


Nuk je bijë e dimrit

Ti që sjell beharin

Në zjarr të guximit

Shko e ndiz cigarin


Si hark vetëtime

Dridh mesin kalore

Le të jenë jetime

Kohët që kalove


Çasti i lumturisë

Si vrapim i plumbit

Lulet e qershisë

Çoja veç Jetëgjumit

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page