Vdekje dhe tirani
Astrit Lulushi
O i keq mos u kreno
Megjithëse të tmershëm
Të fuqishëm disa të quajnë,
Sepse nuk je;
Ata që mendon se i mposht
Nuk do të mund t’i shuash;
Gjatë lodhjes dhe gjumit
Kur befas shfaqesh ëmbël,
Njerëzit i bën të kënaqur
Shpirtrat e tyre dorëzohen
Dhe shpejt më të mirët
Pa jetë, i merr me vete.
Ti je skllav i fatit e shansit,
Dhe i njerëzve të dëshpëruar,
I shoqëron në luftë e sëmundje,
Hija e zbehtë që veshin
Ata i bënë më të dobët,
Më mirë se goditja jote;
Pse krenohesh?
Nga ky gjum letargjik
Njerëzit do të zgjohen,
Dhe ti nuk do të jesh më
Vdekje, do të vdesësh.
Comments