Vaso Papaj: Ç’më vjen një dallgë!
- Aug 22, 2025
- 1 min read

Jashtë tërë natën,
Buzë me vesë.
Do t’i pij,
Një pikë mos mbesë.
Stol në park,
Sy me hënë.
Ç’ësht’ kështu?
Ç’farë më ka zënë?
Kripë deti,
Lot e fllad.
T’i thëthij,
Ç’më vjen një dallgë!
Shi rrebesh,
Flokë ujvarë.
Do t’i thaj,
Kam frymën zjarr.
Ç’është një jetë,
I vetëm, bosh!?
Bashkë me ty
Ndjehem djalosh.









Comments