top of page

Vaso Papaj: Vetes

  • Jan 15
  • 1 min read

Bilanc

( Vetes )

N’atë Janar të largët të pasluftës,

Me erën e barutit nëpër mure.

Me shpresën: (Për një botë “ të re “,

Vjeshtë e dimër më mos të ketë.)

Ngazëllimi i babait tënd,

Kur i dhanë lajmin:

“Djalë!… Djalë!…Të të rrojë për jetë!...”

E koha shkoi.

Ç’bilance bëre? Ç’ projekte, ditë e net?...

Ti qe një llogari e hapur, pambarim.

(Në një bllok me mijëra fletë)

Një përpjekje dhe një mundim,

Por mbi të gjitha lumturi, gëzim.

Se duart të mbetën të pastra,

Pa e patur të lehtë.

Djersitën e u dërmuan,

Edhe pse në dy shekuj jetë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page