top of page

Vaso Papaj: Tinguj mbi tastjerë

ree

Vaso Papaj


Tinguj mbi tastjerë



A të kujtohen

Ditët e vjeshtës që hanin vetveten ?

Gjethet e plepave skuqur e zverdhur,

Si dridheshin tërë frikë?

A të kujtohen

Mëngjeset që i përkëdhelnin ato me fshesë

Dhe heshtur ia largonin kalimtarëve

çdo rrezik?

A të kujtohen

Ditët nën diellin që nga era dridhej?

Ca tinguj të shfrenuar mbi tastjerë?...

Beethoveni s’na shqitej e s’na shqitej

Dhe heshtja s’ishte heshtje, si përherë.

I kujtoj dhe sot, ashtu të thara, njëlloj bien,

Të ngjashme me kujtimet tona, nostalgjitë.

Dhe erë e ftohtë që fishkëllen tutje i shpie,

Drejt hiçit që i mbulon pak nga pak çdo ditë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page