Vaso Papaj: S’të le të ftohesh
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 1 min read

Motrës që mungon prej kohësh
S’të le të ftohesh, shpirti im.
Do të mbuloj me ëndrra plot.
Të t’ ngroh me frymë e dashuri,
Se kurrë s’u ndamë në këtë botë.
Së bashku mbushëm mijëra vjet.
Të rend kjo kohë si tren ekspres.
Bashkë do jemi dhe tjetrën jetë,
Si mike e parë jepmë qëndresë.
Orë pafund, si dallgë dimërore,
Të pamëshirshme si sy kujtese.
Në shpirt të ndjejë erë pranverore,
Ti m’ davarit çdo smog harrese.
Se të kam shpirt të shpirtit tim.
Me ty vetmia s’ka për t’më vdekur.
Kurrë s’do më shohin në mallëngjim,
Kurrë dhe të nisem, pa buzëqeshur.









Comments