Vaso papaj: Përkëdhelje
- Jun 15, 2025
- 1 min read

Përkëdhelje
( Kohёsh tё tjera )
Vështroj nga hapësira
Ç’u mbush me yje nata,
Dhe mori ngjyrë erresira,
Se ca përkëdhelje pata!
Sërisht më erdh’ jehona:
Te porta… ti papritur.
Qenë fjetur ndjenjat tona,
Në ëndrra duke pritur.
Ç’i ndeza brenda meje
Gëzimet si ca zjarre,
Më fale ti ndër deje
Përkëdhelje prej të marre.
Me një vështrim të vetëm
Si det u bën të gjitha,
Ndaj shtratin tonë si varka
Mes valësh e vozita.
Tërë natën të pashkulur,
Më munde dhe të munda.
Nën sytë e hënës ngulur,
Tek ty shpirtin e humba.








Comments