top of page

Vaso papaj: Në intimitet

  • Jul 16, 2025
  • 1 min read


S’më ke kërkuar kurrë liri.

E dije:

Isha nga ata, që s’ka dashur

Me zinxhirë të lidh njeri.

Nga ti tek unë, nga unë tek ti,

ndjenja ka rrjedhur vet,

e lirë, e natyrshme, e vërtetë.

S’të kam kërkuar

Besnikëri dhe sinqeritet.

I shfaqte natyra jote vet,

Kur shpirti dashurinë

Me buzë e prekte lehtë.

Ke qenë

Një hënë, një yll, një diell,

Një oaz tërë fresk, det dhe qiell.

Një mal, një lum, që vrullshëm rrjedh.

Ku nuk pashë kurrë, kërkund një shtjellë.

Ç’ta zgjas kot,

Ti, më shumë se çdo gjë më do

Në këtë botë.

Si duket, Zoti s’ka pasur as për ty zinxhir.

Dhuratë tek unë të solli.

Dhe bëri mirë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page