top of page

Vaso Papaj: Më fal, Elvis!

  • Sep 9, 2025
  • 1 min read

Me fal, Elvis!

Të kisha vënë katër një ditë

Dhe ditë të tjera rresht.

S’e dija që babai të kish mbetur

Me lopatë mbi sup

Anës sheshit tonë “Omonia”, që s’dashka kurrë të heshtë.


Më fal, Elvis!

Atë pasdite vonë ma shqeve xhaketën

Rrugicës, në varreza.

“Ta pastroj unë varrin, Zotniii…

Njëmijë lekë,… vetëm…”

Nata ndërkaq po hidhte mbi ne ca re të zeza.


Më fal, Elvis!

Befas, sa më njohe, gojëmekur mbete,

Si atje, në klasë,

Kur s’dije sa bënte pesa në katror.

Po me këtë më solle në vete.

Kokën ta ngjesha gjatë me dhimbje, në kraharor.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page