Vaso Papaj: Jam lakuriq
- Sep 19, 2025
- 1 min read

E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti,
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
Vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!...
S’e di, nëse fitova qetesinë!...
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Nisën të më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të kësaj nate acar.
Qindëra... mijëra,... miliona...
Por prapë, i ndjej në grykë si nyje
Dhe kupën e qiellit të rëndë, si një e vrarë.









Comments