Vaso Papaj: Babagjysh
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 16 hours ago
- 1 min read

Që fëmijë të desha shumë.
Porta tak, unë s’bëja gjumë.
Druheshe të nxirrje zë,
Mos të t’njihte këtu ndonjë.
Dhe të njoha unë një mot:
Mjekërbardhë, si Babazot.
Solle libra, solle lodra,
Njoha nënën nga aroma.
Vite shkuan, fëmijët u rritën…
Një mesnatë me festë më pritën.
Pa më njohur, hyra dola,
Babagjysh, të zëvendësova.
Rrodhi koha, një fund viti,
Desha gëzim t’i jap tim nipi.
Në hotel Vivas e çova
Dhe aty prapë të takova.
Këtë herë pa thes, pa lodra,
S’kishe zbritur male e kodra.
Truke skene, veshur trend,
Kurrë kështu s’të mbaja mend.
Ma përkëdhele lepurushin.
Dhuratë, një CD-i me gjyshin.
Zëri yt, vargjet e mia:
Për orë të mira e të këqija.
Njoha kështu një mik të vjetër,
Babagjysh në shekull tjetër.
Brenda tij, me shumë dëshirë,
Në rol qe një aktor i mirë.









Comments