top of page

Vasil Klironomi: NJË HISTORI E SHKURTËR

1 hour ago
2 min read


Edhe pse ishte nxënës shumë i mirë, nuk i dhanë bursë. Fillimisht nguroja ta pyesja, por për një njeri që të dhimbset dhe ndrojtjen e lë mënjanë. - Është e vërtetë u dhashë udhë fjalëve, se yt ungj ka qenë agjent i italianëve? -Po më tha dhe më afroi historinë e njeriut të tij të afërt: Dy mistrecë Sarande, dolën në mal partizan... - Po ç’ lidhje kanë mistrecët me tët ungj e ndërpreva. -Kanë, si s’ kanë mu përgjigj, po kij durim dhe më dëgjo me vëmendje. Siç të thashë, dy mistrecë dolën në mal partizan. Pas luftës, iu dhanë poste që hapnin rrugë për karrierë; nuk vonoi dhe u shfaq zilia. Kur njëri shikonte tjetrin të ngjitej, e mbërthente për këmbësh dhe e rrëzonte; kështu dhe e anasjella. Gjersa i pari, i gjeti pikën e dobët të dytit me biografinë e familjes sonë. Me këtë të fundit, ne bëmë krushqi dhe mistreci kundërshtar, nuk e humbi rastin. Dha vajzën tha, te nipi i agjentit të italianëve! -Po yt ungj e pyeta përsëri, ishte agjent? -Ishte, si s’ ishte. Këtu është e keqja. Në fillimet e vitit 1941, iku në Itali; pas, la të shoqen shtatzënë, ndërsa në Gadishullin Apenine, u martua me një italiane. A! Gati sa s’ harrova; atje, u njoh me një krutan dhe e martoi me motrën e gruas. Krutani, italianen e vetë, e solli në Shqipëri. Ndërtuan shtëpi, bënë fëmijë dhe jetuan aq sa mund të themi mirë e bukur. Ky i imi dhe ky u martua dhe ky bëri fëmijë atje në Itali, por nuk pushoi të pinte 13 alkool, të luante bixhoz, të shkonte me femra dhe ta rrihte të gjorën në sytë e fëmijëve. Dikush i fryu në vesh se Amerika të ndryshon, të bënë më të mirë. Mori fëmijët, gruan dhe shkuan në kontinentin matanë Atlantikut, por dhe atje virtytet nuk u zunë vendin veseve; përsëri alkooli, bixhozi, sherret; Amerika të bënë më të mirë, kur je i mirë dhe më të keq, kur je i keq. Nuk duroi italiania, mori bijat dhe u kthye në vendlindje. Po sa e mirë mund të jetë vendlindja për një familje të shkatërruar? Një ditë, fatkeqja hyri në vijat e bardha pa u ndezur fanari jeshil dhe aksidenti nuk vonoi të vinte; im ungj, nuk mësoi kurrë për dramën e së shoqes. Shkuan bijat në Amerikë, kërkuan dhe mësuan se e kishin vrarë për shkak të një femre. -Atëherë i thash, yt ungj nuk ishte agjent, por një aventurier! -Agjent ishte ma ktheu, por ti nuk dëgjove me vëmendje. Po ta tregoj përsëri: Dy mistrecë Sarande, dolën në mal partizan. Pas luftës, iu dhanë poste që u hapnin rrugë për karrierë. Më dëgjo me vëmendje, se nuk do ta them tri herë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page