top of page

Vasil Klironomi: ME SYTË E NJË HULUMTUESI

  • 15 minutes ago
  • 2 min read

 

 

 

Fragment nga novela

Takohemi të shtunën.

 

Jo rastësishtë, kalova para kinemas Ideal ku ato ditë luhej filmi Pa frymëmarrje. Në rolet kryesore aktori i madh francez Zhan Paul Belmondo dhe aktorja amerikane Xhin Simberg; drenusha me pamje djaloshare siç e quanin parisianët.  Përballë kinemasë , ndërtesa të tjera shumëkatëshe me veçantit e prpojekteve dhe vendosjet e zbukurimeve.  Ajo që binte së pari në sy, ishte rezidenca e këshillit të shtetit; një ndërtesë me krahë të pjerrët, e rrethuar nga pemë mitologjike, ndërsa në fasadë, korniza prej mermeri dhe hyrja me kolonat dorike. Në dritaret, gjysmë-kolonat Ionike dhe mbaresat me çati; shembuj tipikë të klasicizmit Grek. Një çast, më lindi dëshira të hipja në trenin turistik t’u vija përreth , por mania për t’ i parë gjërat si hulumtues dhe jo si vizitor, bëri që të hyja në brendësi të bllokut ku galeria e librit strehon libraritë e shtëpive më të mëdha botuese. Një universitet i lirë me sallat komode ku mbahen leksione dhe bëhen prezantime librash; që të fitosh dije në ato salla, duhet të kesh dije dhe unë fatkeqësisht nuk isha ai. Vërtetë kisha lexuar disa libra dhe shkruaja poezi, por njohuritë e mia ishin infantile për tu përballur me atë thesar që në ato çaste më kërkonte fjalët çelësa të përrallës. Dola që andej si diçka e shkulur gjatë një rrallimi dhe si lashë më të majtë Klubin Universitar, mbërrita në Trilogjinë Neoklasike (Biblioteka Kombëtare - Universiteti - Akademia e Athinës;) tre vepra me kopshte dhe skulptura të artistëve grekë që formojnë një ansambël të veçantë në qendër të qytetit. Më lart më priste muzeu i monedhës greke, ndërsa më tej në anën tjetër të rrugës, teatri Britania ku ato ditë luhej “Tradhtia” e nobelistit anglez Harold Pinter; një histori e tri njerëzve që tradhtojnë dhe tradhtohen, por dhe një udhëtim në kohë e në kujtesë. Ishte një ditë nga ato të ikjes të muajit tetor kur ciklonet e vegjël, shfaqen befasisht dhe bëjnë që ajri të  lëviz në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Nuk dija ç’më mundonte. Kohët e fundit, diçka më trazonte jetën. Në mbrëmje me Ksanthipin shkuam për të parë filmin artistik me metrazh të gjatë; një tjetër veprim ky i nxituar nga ana ime, se regjisori Zhan- Luk Godard, na afroi një jetë apatike me heronj që duan të dashurohen nga njerëzit përreth edhe pse vjedhin dhe vrasin. Në rastin konkret, i riu Delmondo kërkon të bëhet i pavdekshëm dhe pastaj të vdes. -Unë nuk kuptova asgjë, më tha  Ksanthipi kur mbaroi filmi; ti kuptove? – Asgjë nga ato që s’kuptove ti, filozofova me lojna fjalësh dhe si dolëm nga kinemaja, e mora në përqafim. –Më mirë të shkonim te qoshku jonë në Pire e të pinim ndonjë Uzo Lesvu, propozoi dhe për ta bërë strehë përqafimi tim, më fali një të puthur. Eh! Nuk doja gjë tjetër. Ngrita dorën dhe taksia e parë që shkonte, ndali te këmbët tona. Atë natë pimë ca, por nuk e shkelëm, se në shtëpi na priste një lojë që kërkonte energji; një lojë që unë dhe Ksanthipi duhet ta fitonim.

                                        Vasil Klironomi

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page