Emine S. Hoti: GJITHNJË TË BASHKUAR

GJITHNJË TË BASHKUAR
Në udhëtimin tonë ndër shekuj,
kur stuhitë mbi trojet kanë ushtuar,
kemi ditur t’u tregojmë armiqve
se për liri gjithnjë kemi luftuar.
Me flamurin kuq e zi në duar,
me besën që ndër breza na ka lidhur,
asnjë pushtues nuk na ka nënshtruar,
asnjë furtunë s’na ka metuar.
Populli ynë, me përvojë të lashtë,
e di se ujku mjegullën kërkon,
me përçarje, e më the e të thashë,
armiku unitetin tonë synon.
Por kur jemi bashkë, si një trup plot,
asnjë stuhi dot s’na rrëzon,
se rrënjët tona thellë në tokë,
as koha, as dhuna s’i shkul dot.
Në kohën e pushtimeve osmane,
kur mbi atdhe rëndonte robëria,
me Gjergj Kastriotin në krye,
u ndez në zemrat tona liria.
Skënderbeu, me shpatën e trimërisë,
bashkoi shqiptarët në një qëndresë,
dhe i tregoi botës mbarë ndjesisë
se liria fitohet me gjak e me besë.
Një popull renditet kah të mbarëve,
kur zemrat i rrahin në një harmoni,
kur dashuria për tokën e të parëve
bëhet betim për jetë e për liri.
«Përça e sundo» – metodë e vjetër,
që pushtuesit e kanë sfumuar,
me dredhi, me intriga patjetër,
popuj të tërë kanë nënshtruar.
Por ne e dimë ç’na mëson historia,
çfarë çmimi ka përçarja në jetë,
se aty ku mungon vendosmëria,
edhe mali ka me u shemb.
Bota na njeh si bij të shqiponjave,
mikpritës, me besë e me bujarinë,
me zemër të madhe e shpirt paqësor,
që shenjtë mbajmë atdheun dhe lirinë.
Për flamurin kemi derdhur gjak,
për tokën tonë kemi dhënë dëshmorë,
se shqiptari, kur fjala është për asht,
nuk njeh frikë, as kthim bëhet prorë.
Sot koha përsëri na thërret përkore,
të lëmë mënjanë çdo ndarje e mëri,
të bëhemi bashkë, dorë për dore,
për një të ardhme me paqe e harmoni.
Jemi shqiptarë, një gjak, gjuhë kulluar,
një histori që s’e shuan asnjë stuhi,
le të qëndrojmë gjithnjë të bashkuar,
një komb, një flamur, një atdhe në liri!








Comments