Halil Rama: DITA E TË MOSHUARVE…

Histori njerëzore që nuk i ngjajnë njëra – tjetrës, që kryqëzohen si në skenarin e një filmi
DITA E TË MOSHUARVE, BUJAR ASQERIU DHE KASTRIOT TUSHA TEK “STREHË DHE SHPRESË”
Ndoshta, edhe tek këto histori njerëzore që kryqëzohen si në skenarin e një filmi, ikona e skenës dhe teatrit B. Asqeriu është frymëzuar për të shkruar një poemth, vargjet e së cilës nën interpretimin e tij mjeshtëror ishin vërtet drithëruese, ndërsa përcillnin edhe mesazhe shprese, teksa i adresoheshin njeriut: “Ndihmo sa je në jetë, sa të kesh fuqi/ Se pas vdekjes venitet çdo kujtim në fis e gjini/ Nëse ke pasuri, dhuratë jepe/ Se nesër kur të ikësh/ nuk do të marrësh gjë me vete…”, vargje këto të interpretuara me nota të dhimbshme, por që gjithsesi bartin edhe mesazhin e vazhdimësisë së jetës…
Nëntëdhjetëedy të moshuarit dhe stafi i përkujdesjes ndaj tyre në qendrën rezidenciale “STREHË & SHPRESË”, përjetuan çaste gazmore por edhe trishtimi, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Gëzimin në fytyrat e tyre e shtuan me performancat e shkëlqyera artistike, aktori famoz Bujar Asqeriu me një karrierë të shkëlqyer në kinematografi e teatër dhe tenori Kastriot Tusha, që ka treguar aftësitë e tij të rralla të këndimit brenda dhe jashtë vendit në shumë zhanre dhe turrne.

Ndërsa “trishtimi” ndejhej në sekuencat e dokumentarit prej 23 minutash të realizuar me mjeshtri të rralë nga skenaristi, regjisori dhe montazhieri i RTSH Edmond Sufaj.
Ndoshta si asnjëherë tjetër Asqeriu dhe Tusha u përlpotën gjatë, si dhe dhjetra tjerë të pranishëm, teksa u njohën me histori që nuk i ngjajnë njëra – tjetrës. Dokumentari sjell dëshmi të njerëzve me histori të dhimbshme.
Ndoshta, edhe tek këto histori njerëzore që kryqëzohen si në skenarin e një filmi, ikona e skenës dhe teatrit B. Asqeriu është frymëzuar për të shkruar një poemth, vargjet e së cilës nën interpretimin e tij mjeshtëror ishin vërtet drithëruese, ndërsa përcillnin edhe mesazhe shprese, teksa i adresoheshin njeriut: “Ndihmo sa je në jetë, sa të kesh fuqi/ Se pas vdekjes venitet çdo kujtim në fis e gjini/ Nëse ke pasuri, dhuratë jepe/ Se nesër kur të ikësh/ nuk do të marrësh gjë me vete…”, vargje këto të interpretuara me nota të dhimbshme, por që gjithsesi bartin edhe mesazhin e vazhdimësisë së jetës…
Po këtë mesazh përcolli edhe Drejtori i kësaj rezidencë, ndër më komodet e metropolit shqiptar, Z. Hysni Kuka. Duke e konsideruar moshimin plagën më të rëndë të shoqërisë shqiptare, ai pohon se në këtë qendër rezidenciale është shtresa më vunerabël, por që gjithësesi janë si gjithë të tjerët, dhe si të tilla ai i ndjen kështu dhe ndaj tyre tregon përkujdesje shembullore.
Ndaj dhe moderatori i këtij eventi Defrim Methasani e vlerëson atë si si mikun e këtyre të strehuarve, mikun e të gjithëve, me një botë të madhe shpirtërore.
Janë vërtetë të dhimbshme rastet që ai tregon: “Një 95 vjeçare e kam marrë nga bodrumi i një pallati dhe e kam strehuar këtu, ku siç pohon ajo vetë gjen ngrohtësi dhe dashuri…Po ashtu dhe një tjetër që kishte vuajtuar 18 vjet në spital, me lejë banimi në kombinat… Një grua mbi 90-vjeçe thotë se nuk kam as burrë, as fëmijë, ndërsa Hysniu i përgjigjet: më ke mua!”
Sherif Mundeanos, nga Kuçova, pohon se këtu e ndjen vetëm më mirë se në shtëpinë e tij të dikurshme.
Kështu janë ndjerë 1256 të deportuar nga Kosova prej barbarisë serbe në vitin 1999, të cilëve Hysni Kuka u hapi tri shtëpitë e tij dhe me përkujdesjen shembullore ndaj tyre u mahnit edhe ish kongresmenti ameriakn Dio Guardi gjatë vizitës që u bëri atyre.
Këta, si dhe dhjetra të strehuarit në këtë qendër rezidenciale shpërthyen në hare teksa ndoqën Kastriot Tushën të interpretonte këngën “Moj e bukura Morenë”..
Më pas, Kryetari i shqatës Tirana Rushdi Keçi, ish prefekti i Tiranës, ndërsa u shpreh për mbështetje morale, tha se titullin “Fisnikëria tiranase” Hysniu e ka merituar si si kryefisniku që ka vënë në dispozicion dy shtëpiat dhe gjithçka, ndaj dhe të strehuarit e marrin në krahë dhe puthin si djalin e tyre.
Por vetë Hysniu, me modesti adreson edhe ndonjë kritikë ndaj bashkisë së Tiranës. “Kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, por ndërsa ne i qëndrojmë me rigorozitet, nga bashkia nuk i kanë qëndruar asaj”, thotë drejtori i qendrës rezidenciale “Strehë&Shpresë”. Dhe si sjembull sjell “filialin” e saj në fshatin Moisi, 27 km larg nga Tirana, me kryekujdestare Zana Xhedikun, ku ju shërbehet në mënyrë shembullore 22 të moshurave në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa bashkia nuk siguron qoftë dhe transportin e personelit që ju shërben atyre.
Gjithsesi në këtë ditë të shënuar nuk munguan as premtimet frymëzuese si ai i Znj. File Marshetaj, e cila në emër të Shoqatës humanitare “Ndihma bujare Mërgimatri” premtoi dhuratë 60 karroca për të moshuarit e kësaj qendre rezidenciale.
PAK NGA HISTORIA
I themeluar para 13 shekujsh, në vitin 1892 nga Abdulla Agë Kuka, azili privat “Strehë dhe shpresë” do të rifillonte aktivitetin dhe rivitalizohej që nga viti 1997 e në vijimësi, nga trashëgimtari i denjë i kësaj familje Hysni Kuka.
Me një histori 134 vjeçare, kjo qendër rezidenciale, ndër më konkurueset me simotrat e saj në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, është kthyer në vend shprese, jo vetëm për 92 të moshuarit, por edhe për banorët e lagjes në zonën e ish-kinostudios, ku çdo ditë ndihmohen me dhjetra familje.
Ky mision i madh i trashëguar brez pas brezi, u ringjall pas viteve ‘’90-të, falë Shefqet Kalem Kukës dhe veçanërisht Myslim Sali Kukës.
Veçanërisht dje në Ditën Botërore të të Moshuarve, 92 të strehuarit në këtë qendër rezidenciale përjetuan çaste festive nga më mbresëlëneset, ku bashkë me ta festuan edhe personalitete akademike e të kuturës, si dhe drejtues të bashkisë Tiranë
PËRKUJDESJA NDAJ TË MOSHUARVE, JO VETËM NË NJË DITË
Mesazhi emocional që përcolli për të pranishmit në këtë ditë të rëndësishme, themeluesi dhe administratori i kësaj qendre rezidenciale Hysni Kuka, qe ai i përkujdesjes për këta të moshuar të braktisur nga fëmijët e familjet e tyre, jo në një ditë, por në vijimësi.
Në fjalët e tyre përshëndetetëse, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çeshjeve Sociale Valbona Tolli, ajo e Avokatit të Popullit Mimoza Morina, drejtoreshat e Shërbimeve Sociale të bashkive Tiranë e Durrës, Znj. Migena Kokeri e Dila Xhango, Administratorja e Njësisë nr. 4 Tiranë Laureta Sinanaj, si dhe veprimtarët e shquar të Shoqërisë Civile nga Lezha Marçel Laçej e Gjergj Lucaj përcollën mesazhin se të moshuarit në këtë qendër rezidenciale të standardeve europinane nuk janë të harruar, nuk janë të padobishëm, përkundrazi janë zemra e kësaj shoqërie.
Tre vjet më parë, në këtë qendër rezidenciale mahnitëse ishte edhe diva e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa. Dhe ndërsa moderatori i mirënjohur i eventeve kulturore e artistike Defrim Methasani do ta konsideronte këtë si shtëpinë e çdo njeriu në nevojë, e madhja e paharruar Margaritë do t’i jepte asaj madhështinë e duhur duke shprehur kënaqësi të veçantë. Kështu, kur ajo u shpreh: “Ndjej kënaqësi të veçantë në festën tonë, e juaja dhe e imja”, ndërsa duatrokitjet e të pranishmëve qenë të fuqishme. Më tej ajo e ndezi atmosferën festive me interpretimin e poezive “Mall” të Kadaresë dhe “Atdheu” të Podrimjes. Sepse malli për njerëzit e kësaj shtrese është magjiplotë. Mall për njerëzit që na kanë humbur, mall për njerëzit që s’i kemi më.
Përgëzimet dhe mirënjohjen për këtë mrekulli të zotit Kuka i shprehin para sëgjithash ata që ai dhe stafi i tij ju shëbejnë me dashuri të zjarrtë njerëzore
Ndaj dhe Hysni Kuka vlerëson se arritjet e qendrës së tij rezidenciale për të moshuarit e kanë bazën tek bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin, pushtetin vendor e personalitetet që i qëndrojnë pranë.
Qendra Rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, nën drejtimin e Shoqatës humanitare “Kuka”, është bërë tashmë vokacioni jo vetëm i të moshuarve, por dhe i profesionistëve të kujdesit për të moshuarit në të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe në shoqërinë civile








Comments