top of page

Thoma Nika: PËRKTHIMI, NË SFIDË ME TEKNOLOGJINË

6 hours ago
1 min read

 

Vangjel Zafirati është një krijues i njohur dhe i kërkuar nga lexues në gjuhën shqipe dhe atë greke. Prej 20 vitesh më parë, paralelisht me krijimin në të dy gjuhët, ai është po aq i njohur edhe si përkthyes i letërsisë që krijohet në të dy hapësirat midis dy vendeve.

Vangjeli  thotë se është shenjë kulture që kalendari botëror ka një ditë dedikuar përkthimit dhe përkthyesit.

Zafirati kujton sprovën e parë në fushën e përkthimit të tre autorëve të spikatur shqiptarë në gjuhën greke. Për të ardhur te vepra më e fundit, që është antologjia e autorëve nga minoriteti grek, i cili është tashmë në dorën e lexuesit grek.

Përkthyesi dygjuhësh Vangjel Zafirati ndalet në sfidat që i është dashur të përballojë në këtë proces. Veçon përkthimin nga  Google, ndërkohë që thotë se kërcënimi është në rritje nga AI. Porse është i bindur që shpirti, emocioni dhe përjetimi është e pamundur të realizohen nga teknologjia.

30 shtatori, sipas Zafiratit, përkon me vdekjen e Shën Jeronimit, që përktheu Biblën nga greqishtja dhe hebraishtja e vjetër, në gjuhën latine.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page