top of page

Vasil Klironomi: ANDEJ NGA KËNDON THËLLËZA

  • May 12
  • 3 min read

 

Duke lexuar librin Andej nga këndon thëllëza, më ndodhi diçka që s’ më ka ndodhur herë tjetër; sa herë vihesha përballë gjetjeve të autorit Panajot Zoto, pyesja veten: Po si s’i kam shkruar dhe unë këto për fshatin e nënës sime dhe unë i kam parë e dëgjuar kur shkoja me pushime.  Dakort, po ato vende me bukuri të pakrahasushme, veç pesazhit natyror kërkojnë dhe pejsazhin e fjalës; ky i fundit, kërkon hapësirën e njohjes. Si mund të shkruaj  për veçantitë e një fshati, një krijues që ka lindur dhe jetuar në qytet?!

Që në titull të librit autori shpalos të shkuarën e atij fshati duke e shdëruar titullin në metaforë; na lë të kuptojmë se në gëmushat e pyllit , veç thëllëzave tulaten dhe copërat e historisë. Bëhet fjalë Muzinën.  Më poshtë, në prologun e tij, i përkushtohet punës dhe përpiqet të na bind se në atë fshat ku erërat, emërtimi dhe gjuha ishin të allakatura, vetëm  me këmbëngulje mund mbërrihet te arritja.  Ja doli mbanë? Për atë fshat, hipotezat e shumta, që në pikënisje rrëzojnë njëra tjetrën; të folurit e muzinjotëve nuk i përshtatet asnjë dialekti. Besoj se e kini dëgjuar  frazën «lidhe gomarin sto palluqi.» Kjo frazë të lë të kuptosh se në këtë fshat banorët janë dy-gjuhësh. Autori duke rendur mijëvjeçarëve, herë pas karvanëve, herë pas perëndive të lashta Helene dhe herë pas lumit Simoi (Bistrica e sotme)  kërkon  duke ju larguar ngjizjeve jo të vërteta. Nëpërmjet historianëve paraardhës Nasho Nathanaili dhe Spiro Dede, mësonë se emëri Muzinë vjen nga persishtja që do të thotë burime; deri diku e besushme se në këmbët e fshatit, rrjedhin burimet e lumit të Bistricës. Të tjerë thonë se sllavët (serbët) që u lejun nga Perandoria Bizantine të vendosen në toka të lira, e pagëzuan këtë vend me emrin e fshatit të tyre paraadhës Muzinak, emër ky që edhe sot gjendet në Serbinë perëndimore. Një variant tjetër thotë se e ka gjenezën te Konioni i Epirit, ndërsa miti e solli këtë emër nga inicialet e para të një thesalioti që u dashurua dhe u martua me një vajzë çame që kish mbritur atje bashkë me familjet e tjera nga matanë lumit Thamos.

Nga të gjitha këto prurje vetëm një gjë eshtë e vërtetë; shumë prej toponimeve kanë emra sallav; gjë që i lidhë duart autorit.  Historia e lashtë është kokëforte; kërkon fakte të shkruara në gur; ‘’faktet’’ jo fortë bindëse ja kalon legjendave. Atëherë autori kërkon në  drejtime të  tjera; në ato ekonomike e sociale dhe gjen, se muzinjakët e atëhershëm (në fund të shekullit të XI, ndërtojnë manastirin e Cepos, sajojnë stacione me kafshë dhe i japin me qira te njerëz që shkonin nga Delvina në Janinë e gjetkë. Pushtimi osman, i gjenë me një ekonomi të mirë, por sikur të mos mjaftonin toponimet e huazuara nga sllavishtja iu bashkangjitën dhe ato turke. Me  ardhjen e Ali Pashës, fshatit sikur i çelet fytyra. Për bamirësinë e tyre kundrejt tij, u lejon mësimet në gjuhën greke. Me ndihmën e Patriarkanës, fshatarët lëvizin jashtë fshatit; tani më të ditur,  i përgjigjen më lehtë kërkesave të kohës; disa prej tyre bëhen të pasur, të tjerë fitojnë zanate, poste dhe të gjithë bashkë ndihmojnë fshatin. Me fillimet e shekullit të shkuar, shqipja bëhet gjuha e parë; tashmë mëndjet e hapura të Muzinës shtrijnë hapin drejtë porteve e stacioneve ku përshpejtohet jeta. Aty nga mesi i shekullit të XX në fshat shtrihet rruga automobilistike, shkolla gumëzhinë nga më shumë se 110 fëmijë, nëpër lëmenj dhe në shtëpinë e kulturës zgjohen këngët dhe këndohet gjersa në një nga netët e fundshekullit të kaluar zgjohet pëbindëshi  dhe përpiu të gjitha vajzat dhe djemtë e fshatit, përpiu fëmijët dhe la vetëm disa pleq që të dëgjohet kuja e heshtjes.

Epilogu: Tani autori sa herë shkon në fshat, ngujohet në shtëpinë e rrënuar të prindërve të tij. Ndoshta që t’ i shpëtoi këngës së thëllëzës.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page