VARIANT
FRIKA ZË FILL TEK JU
Zorrë ënjtur n’kep kotësie shkulim cullufet dhe mallkojmë kurmin e të zhburrnuarve...
Për dreq, ju shkelni me avash mbi rrashta ndërsa nën qeramidhet e kullës së mynxyrshme i frikshëm është zgjimi. Për at Perëndi, zorrë ënjtur shkulim cullufet varur tëmthave nga zëri juaj ngurrues që përplas jehonën n’mal e n’kodër. Për dreq, ju kënaqeni ndër verëra të nxehta e dimëra të bardhë, ne mbetëm kallkan kandrra fjetur dru më dru. Ah, ju bajlozë e ne, mes furtune bëjmë qivure për bijtë tonë copë e kothere...
Comments