top of page

Valbona Ahmeti: NË NJË GUACË

  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

Seç u shtanga para teje

Asnjë fjalë nuk e thashë

Flisnin sytë me gjuhën e zemrës

Shtigje mi vure dashurisë së paqtë


Gjithë ndriçim ëndrrat e mia

Oazë mrekullie sytë e tu

Unë pranë teje hodha shtat

Shpirtin thërrime e bëra për ty


Na përkëdhelën rrezet mrekulluar

Mblodhëm eliksirin e kësaj bote

Me shikimet flakëruar

Më mahniti buzëqeshja jote


Kaltërsive së bashku soditëm

Me nektar zemre e ndërtuam folenë

Himnin e jetës n’udhëtim e thurëm

Në një guacë të dy flemë

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page