top of page

.." Vajza dhe Karafilat e kuq ne jeten e saj..."!!!


Pirro Minella Millona

.." Vajza dhe Karafilat e kuq ne jeten e saj..."!!!



...Dikush i postoi ne mengjes nje foto me karafil te kuq te bukur shume. Sa u gezua, u kthye si dikur ne ate femijen e vogel qe bridhte e gezuar e lumtur me perkeledhje pa fund qe ja dhuronin te gjithe... Nje psheretime e thelle doli na gjoksi i saj. Sa kujtime nostalgjike i solli ajo foto me ate karafilin e kuq. Femijerine e saj me, ate kohen me te bukur, ato vite te brishta qe rridhnin aq te qeta me aq lumnturi ne shpirtin e sa te vogel. Vajza e vogel, capkene me floket e shkurtera, e therrisnin ne emrin Xhoana, dhe ajo perkedhelej shume kur e degjonte nga te kater anet kete emer. Sa dilte me vrap nga shkolla zbrsite per ne punen e mamit te vet, vetem me nje qellim te kalonte para shitesit karafilash qe ishte diku ne nje cep. Nje dite blinte nje tufe te vogel karafilash, ndersa diten tjeter perseri kalonte aty i shikonte qendronte pak dhe perseri tek puna e mamit te vet. Askush nuk e kuptonte deshiren e saj feminore qe ajo lule te zbukuronte dhomen e saj. As ajo vete si e vogel qe ishte nuk e kuptonte ta shpjegonte. Ecte shpejt e shpejt me ate ankthin e nje femije per te arritur sa me shpjet tek shitesi, atje ne ate cep, ne te njejtin vend, nxitonte me friken se mos valle karafilat e saj ishin mbaruar ne ate ore qe dilte. Kur merrte kkthesen dhe e shihte nga larg qe shitesi ishte aty nxirrte frymen thelle dhe fytyra e saj engjellore merrte nje shkelqim qe ja kalonte dhe rrezatimit te diellit. Por edhe shitesi e mbante mend vajzen e vogel, i dinte afersisht dhe oren kur shfaqej para tij si nje engjell dhe sapo e shikonte qe fluturonte me ato hapat e vogla e kishte pergatitur tufen e vogel me karafilat e kuq dhe ja zgjaste duke i thene: -Gati i kam karafilat e tu. Sa qeshnin ne ato momente syte e saj plot drite. Zgjaste doren e vogel i merrte dhe me seriozitetin e nje te madhi thoshte: -Faleminderit. Fytyren e saj tere lumturi e zhyste tek buqeta me ato karafila dhe asgje per rreth nuk ekzistonte edhe bota ndalonte rrotullimin dhe merrte pjese ne lumturine e kesaj vogelusheje. Per te ne ate bardhesi te dlire ekzistonte Ajo dhe Karafilat e kuq te saj. Ishte thjesht Lumturia e saj, nuk kishte shpjegim tjeter per ate vogelueshe se nuk e mendonte dot se nga i vinte tere ajo lumturi. Ashtu e qeshur e tera deri thelle ne shpirtin e saj, afrohej tek puna e mamit te saj dhe mundohej te ishte serioze, por vogelushen e tradhetonte fytyra qe shprehte shume Lumturi. Mamaja e kundronte pas xhamit lumturine e vogelushesj -Moj e mira ime prape karafila ti? Aman. Je bere e semure moj bija ime te kane semure Karafilat. Kurse vogelushja shtrengonte me duart e vogla buqeten e Karafilave dhe i fshihte pas kurriizit, sikur edhe nga e jema donte ti mbronte. Ajo vazhdonte rrugen per ne shtepi pa kuptuar veshtrimet e cuditshme te njerezve, cfare e lidhte kete vogelushe me Karafilat, por ajo ishte ne boten e saj. Sapo hynte ne shtepi trishtohej pak, duhej qe karafilat e vjeter ti hidhte dhe ti zevendesonte me ato te sapo blere. Ketu thyhej shpirti i saj i vogel. Perkulej para tyre u kerkonte te Falur. Pastaj me kujdesin me te madh i vinte ne vazon e tyre, ndronte dhe ujin. Por edhe Karafilat e saj jetonin me te, merrinin nga ajo, nuk prisheshin shpejt per vogelushen lulezonin me gjate leshonin me shume ate aromen e tyre. Gjyshja tunde lehte koken dhe qeshte me vogelushen e dashuruar pas Karafilave te saj. Duke e pare vogelushen te ulur prane dritares me librin ne dore dhe me doren tjeter duke perkeledhur Karafilat me ze te thelle thoshte: -Liber dhe Karafila. Ah, moj bije e nenokes tende ...pushonte nje pauze dhe perseri thoshte: -Nuk eshte mire bije e nenes.. Kete e kishte degjuar disa here vogelushja dhe nje dite e pyeti nenoken e saj: Pse, o nena ma thua perhere kete. Nuk e priste gjyshja reagimin e vogelushes, u mendua njehere dhe tha: -Xhani im, mbase mbase cdo gje qe ti sot e ben instiktivisht sot neser ne do te na thote dicka per ty. Kjo eshte nje shenje per ecurine tende ne lexojme shenjat qe ti na jep cdo dite ne rritjen tende, ndoshta nje dite.. E kishte te mencur vogelushja, gjyshen e saj, ajo ishte mencuria vete, kishte nje jete te gjate te madhe. Duke e pare me vemendje ne fytyre gjyshn vogelushja ja ktheu: -Nuk e di, o nenokja ime, por ndjej nje qetesi me Karafilat e mi, me mbushin plot gezim, ndihem e lumtur, ndihem mire kur kam ne dore Librin dhe Karafilat e mi afer qe me mbushin me aromen e tyre. Keshtu kalonte koha dhe vogelushja merrte cdo dite shtat te ri. Nje dite gjyshja i tha: -Bija ime te pelqejne akoma Karafilat? Vogelushja uli koken dhe tha me ze te vendosur: -Po! Po nuk po i gjej me. Nuk eshte me shitesi i dikurshem i tyre. Si thua ku te gjej nje tjeter shites Karafilash. Nje dite te bukur nenokja i kishte blere nje saksi me Karafila te kuq si ata te saj te dikurshem. - Nuk ke nevoje te bredhesh te gjesh shites tjeter. Ke Karafilat e tu tani. Dhe e puthi fort ne faqet e vogla. Te voglen nuk e mbante vendi nga lumturia qe e pershkoi. Kurse gjyshja edhe me el umtur se mbesa, qeshte me lot. Hidhej neper shtepi vogelushja dhe nxirrte ata tinguj te shkeputur: -Karafilat e mi, nenokja ime dhe i puthi duart e rreshkura gjyshes se saj. -Faleminderit shume nenokja ime... Gjyshja u be serioze dhe dialogoi me mbesen: -Me degjo vogelushja ime. Karafilat duaji gjithmone edhe kur te rritesh, se ti u ngjet atyre ke marrer nga ato. Je e vogel nuk e kupton pse ta thashe tani. Mbase kur te rritesh do e kuptosh dhe to me kujtosh mua. Dhe vazhdoi keshillen e saj: -Qendro si ky karafil i bukur para cdo gjeje. Mos harro eshte lulja e Perendise ..., ka bukurine e saj,, ka ate aromen te vecante ka ne vetvete fisnikekeri kjo lulle dhe mos harro me te rendesishmen . Kjo lule mbete ne kujtese, ne mendjen e njerezve. Mbushu me dijet qe do te marresh ne jete, te kesh gjithmone nje shpir te paster dhe te vecante si kjo lule qe ti ke sot ne dore, si ky Karafil i kuq. Vitet rrodhen, por per cudi Karafili i kuq me shoqeron kudo, i pandare nga jeta ime Eshte ajo lule qe e kenaqte si femije dhe tani te njetin ritual ben zhyt koken ne buqeten e tyre dhe njelloj si atehere qesh me tere forcen e shprit te saj, dhe ato minuta ajo ngjitet e lumtur ne qiell asgje si atehere per rreth nuk ekziston vetem Ajo dhe Karafilat e saj te kuq. Dhe asaj ju kujtuan ate thenjen e gjyshes se sa te dashur dikur kur ishte vogelushe: -...Mbase nenokja ime kishte plotesisht te drejte e parashikoi qe une tere jeten do te jem thjesht nje Karafil me nngjyre te kuqe...


19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page