Emi Krosi: Fati i grave të përdhunuara, në luftën e Kosovës.
- 1 hour ago
- 4 min read

Romani “Zonja misterioze” i autores Lola Shehu, botuar nga shoqata kulturore “Ymer Prizreni”, në vitin 2019, lidhte me një temë shumë interesnate, ku përmasa tragjike e përdhunimit të femrave në luftën e fundit Ballkanike të filluar nga Serbia, është jo vetëm tragjike por dhe shtazarake. Zonja misterioze, rrëfen për përdhunimin dhe tmerrin e përjetuar në luftën eKosovës, por doktoreshë Hana, një mjeke gjysëm- çifute dhe gjysëm -gjermane, shokohet kur lexon ditarin e të ëmës, një doktoreshë gjermane në luftën e Bosnjës, për rrëfimet tronditëse në faqet e ditarit, sesi përdhuheshin femrat boshnjake dhe ata pastaj braktiseshin dhe nga bashkëshortët apo familjet e tyre. Kështu ishte dhe fati i personazhit kryesor, zonjës misterioze. Ajo, përmes hipnozës arrin të rrëfejë dhe të çlirohet nga pesha e “mëkatit” përmes kartarsit të rrëfimit. Ajo shërohet dhe mëson se jeta duhet jetuar, kur mposht të keqen dhe beson tek vetja. Rrëfimi na shpalon elmentet thelbësore si:
kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës
një rrëfim që dëshmon për pasojat dhe përmasën e dhunimit,
rritja e ndërgjegjësimit qytetar dhe familjar,
zbradhja sa më parë e krimeve kundër heshtjes së drejtësisë,
lufta kundër paragjykimeve dhe integrimit të kësaj kategorie,
reabilitimi/drejtësia/punësimi etj.
Ploja e fatit, që ka hedhur fati mbi zonjën misterioze, fillon që pas disa faqesh përshkrimi nga prejardhja dhe gjeneza e saj. Vetë Hana, të “gënjen” me një emër femror shqiptar. Është një temë që shkon shumë larg në antikitet. Është koha që bota letrare t’i njohë shkrimtaret femra si shkrimtare. Sepse ato sot, nuk janë më kategori të ndara. Shkrimet e tyre, nuk janë për gratë, për përtej shqetësimeve të tyre dhe zemërimit për gjendjen e vështirë, ato besojnë në zbulesat. Grupet shoqërore të cilat i përcakton bashkësia kulturore heterogjene dëshmojnë edhe hulumtimet më të reja neurobiologjike, si trashëgimi kulturore të cilit ne i përkasim, ndikojnë në diturinë tonë, interpretimet e realitetit, në besimet, preferencat, strategjitë, si dhe i determinojnë sjelljet individuale dhe kolektive. Ne kemi perceptime për vetveten në formë të vetëdijës, internacionalitetit, racionalitetit, shoqërores, institucionales, politikës, performancave të të folurit, agjentëve etik të cilët janë të lidhur me vullnetin e lirë. Identitetet kulturore kolektive janë fenomene me sjelljet ekonomike, politike dhe shoqërore ku ekziston një lloj pluralizimi kulturor, që nga Madalena (prostituta e pare në Bibël që i lan këmbët Jezuit me lotët saj) dhe Bibla Profane e ka shenjtëruar si Shën Madalena, apo dhe kurtizanet tek “Kurtizania e Aleksandrisë” nga Anatole Franc dhe “Lolita” e Çarls Bukovski, ku “Vjaza e parpë” e Llosës, janë femra që trupin etyre, e kanë përdorur për kë naqësinë etyre seksuale dhe jo si skllavërim të epshit mashkullor apo dhunës së përdhunimit.
Por thelbi i romanit, është përdhunimi dhe turpi i tyre për të rrëfyer apo denoncuar fenomenin nga frika e refuzimit mashkullor apo nga “përçmimi” nga opinjoni publik. …Jam përmendur në mesditë. Isha e gjakosur dhe me rroba të shqyera. E kuptova se më kishin përdhunuar. Kuptova se isha në katin përdhes të një ndërtese ne mesin e 19-të vajzave e grave me fytyra të nxira, me rroba të shqyera e flokë të shpishura. Të gjitha ishin të moshave të reja. Por, më e reja në mesin e tyre isha unë. Isha vetëm 15-të vjeçare. E mora me mend se të gjitha ishin dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë ( 2019:157), ku Uni i saj flet përtej vetëdijes. “Uni” vs “Unë”. “Unë” vs “Ti”. Ajo flet përmes egos dhe nënvetëdija e saj tashmë është “shkalafitur”.
Tematika e femrave dhe grave të përdhunuara. Një tematikë gjërësisht e trajtuar edhe në shumë media dhe studime. Gjatë luftës në Kosovë, një artikull i “The NewYork Times”, raportoi turpin e grave të Kosovës dhe frikën e tyre nga refuzimi dhe dëbimi, nëse përvoja e tyre e përdhunimit duhet të bëhet e njohur. Kjo lidhet me kuptimin dhe me të ashtëquajturin “patriarkalizmi burrëror” dhe “nderi i familjes”, përmes deklaratës se një shqiptari, se do të divorcohej nga gruaja e tij e re, edhe sikur të kishin njëzet fëmijë. Disa gra raportuan, se më mirë të vdisnin sesa të përdhunoheshin. Gratë torturoheshin dhe abuzoheshin në mënyra të ndryshme në zonat e luftës. Ato përdhunoheshin sistematikisht, përdhunoheshin në grup, mbaheshin si skllave seksi, kontrolloheshin nëpër pika kontrolli nga milicitë meshkuj, shfrytëzoheshin për prostitucion ose detyroheshin të bënin prostitucion. Serbët dhunojnë për të shkatërruar shpirtin e ushtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se këto gjëra ndodhin, për shkak të dëlirësisë së njohur të grave shqiptare dhe faktit që kultura shqiptare, ndalon seksin jashtë martesës. Gratë kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë, për të arritur qytetarinë e plotë dhe barazinë, se "marrëdhëniet gjinore" nuk kanë dallim nga specifikat kulturore, letrare dhe poetike.
Sëfundmi. Një libër që të lë pafrymë. Një libër, që përmes hipnozës jo vetëm shërohesh por mund të çlirohet gjithkush nga errësira dhe të frikërat brenda nesh, duke kaluar nga (katarsisi) pastrimi dhe çlirimi nga pesha e kryqit të fatit të keq. Një libër që duhet ta lexojë çdo femër. Pse them ashtu? Se femrat janë më të paragjykuar dhe liria e tyre “kërcënohet” nga mendësia patriarkale akoma sunduese në shoqërinë shqiptare moderne në shumëça, por jo në mendësisë e tyre mashkullore.








Comments