Urim zemre nga Vilhelme Vrana Haxhiraj:
I nderuar Gjysh Fatmiri dhe Gjyshe Luçi!
Eliza e bukur si një ëndërr, e cila i ngjan si dy pika uji gjyshit të saj të dashur Fatmir, që e thërret "Princesha Elizë" qoftë me jetë të gjatë! U bëftë e mirë dhe të rritet me babi Andin dhe Mamën e saj! Qoftë një pinceshë e bukur si një buqetë me lule të freskëta dhe një bukuroshe e lumtur ! Në këtë ditë të veçantë, do të uroja për Elizën;
Lule dhe vetëm lule qoftë jeta e saj dhe po kaq me vlerë, kaq delikate dhe joshëse si lulja e dashurisë ORKIDEA!
Mjaltin e mjaltit tuaj e përqafon nga Vlora, Nëna Vili!
Vlorë, 3. 7.2023
Të gjitha lulet e pranverës në të gjithë botën, për Princeshën Eliza në botën e çudirave! VIVRA
ps:Fatmir, të lutem kaloje te komentet ose botoje tek artikujt
Comments