top of page

Universi



Astrit Lulushi


Zemra e njeriut refuzon të besojë në një univers pa qëllim (pa qëllim do të thotë pa Zot). Ekzistenca i thotë të gjitha. Nuk ka asnjë kuptim dhe qëllim jashtë "vetes". Tingëllon egoiste, por në të vërtetë nuk është, pasi vlen njëlloj për “vetveten” e të gjithë.

Përsëri, ka shumë rëndësi se si përcaktohet se "çfarë është qëllimi". Sigurisht, nuk është ai që shoqëria e quan "Zot", duke imponuar se universi ekziston për shkak të qëllimit, por që ne i imponojmë qëllimin që tashmë ekziston.

Njeriu, i ndryshëm nga kafshët e tjera, ka një dëshirë rudimentare për të ndihmuar të tjerët; është fetar që nga lindja dhe, në thelb e kupton qëllimim, me një paaftësi për ta intelektualizuar atë, për ta kuptuar në gjendje trupore ose për të formalizuar arsyen e tij; është një trup i dobët, i shthurur dhe kaotik që intelektualizon ose ndryshe refuzon një univers pa qëllim.

Arsyeja na tregon se Universi nuk ka asnjë qëllim, ai thjesht ekziston. Secili prej nesh vendos vetë qëllimin, ekzistenca e të cilit nuk provohet, pasi si mund të pretendosh një qëllim për diçka që nuk beson.

A keni dëgjuar për teorinë e Gaias që thotë se "toka është një organizëm i gjallë"? Synimi i saj është të krijojë një harmoni midis njerëzve, kundër vullnetit të tyre dhe në të vërtetë përmes mosmarrëveshjeve të tyre. Ajo funksionon sipas ligjeve që ne nuk i njohim, dhe i quajmë “fat” e "proviencë", duke përcaktuar vetë qëllimin.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page