top of page

UN JAM GJAKU YT


CIKËL POETIK NGA - Kasam ShAQIRVELA -Këto janë katër poezitë e tij të përfshira në librin poetik me titull: “ANTOLOGJI-GEGNISHTJA POETIKE”, nga Filip Guraziu * KUR NA BIE NDERMEND Lavdi deshmorve te Atdheut! kujtimi per ta qoft i paharuem! Heroj e Heroina! ju mosh’njoma, ju deshmor, ju lulebor, meteor u dhezët n’flakë, si i ri por edhe plak hecët drejt udhës Djellit u ngritët naltsive t’qjellit atyne netve fort te trishta ratë n’altar ju lule t’brishta pa pyetun për moshën tuaj si vendali e jo si t’huej asnji fjalë pendimi s’thatë pra, te gjithë ju qi jetën e dhatë për lirinë e Atdheut tim rrofshi e kjofshi ne kujtim! pushofshi t’qetë n’amshim!

***

MËVE TË KOHËS

Jeta vragët i mban t’kthjella Kur koha vjen me peshë mali Dhe fjala dhimbjet i ka të fella Si kurmin kur ta djeg malli Ndonse kujtimi kurrë s’harron E s’t’len të qetë dersa t’jesh gjallë, Porsi vala ai mbrenda vlon Kërkon grykën jashta me dalë Nëpër gjurmët e kohëve të lashta Në hapje krahësh e merr dhenë Nga saga e dhimbshme për Morenë.

***

NJIQIN VJET Th’RrAS E TROKAS

Njiqin vjet Pamvarsi Njiqin vjet pa Shiptari Feston Kosova,Ilirida,Çam’ria Presheva madje dhe Mal’sia Dit’n e Flamurit Kuq e Zi Dhe e pret kumtin e Liris’ Për pamvarsin’ e Shipnis *** Un po fkas dhe po trokas Anekand globit, botës Për njiqin vjet hiç pareshtun Portave t’mdhaja t’parlamenteve Se s’kan mund për me m’heshtun M’kan da hise nga fati i rrotës Për me bredh anemban botës Njiqin vjet i bie ndjenj’s Çekani i ngjarjeve n’kalendar Njiqin vjet i thirr ndërgjegjes Ttroket e pret Bashkimin Komb’tar *** Heci detit, heci edhe tokës Nëpër gjeografin’ e tan Evropës Për Tokën Time baj kërkesa Sa paradoks dhe sa çudi Sa e pashpirt asht kjo njerzi? As me kuvend e as me shkresa Ndërgjegjja Evropës nuk i trazohet As ather’ kur Toka Ime m’coptohet *** Heci dhe i kërkoj yjet nëpër qjell Rrugtimi jem asht i gjat’, i v’shtir Cilindo qi takoj m’bahet djell M’ban drit’ për Atdheun tem t’lir’ Dhe un prap’ festoj ndonse n’dyshe Mes pushtetesh a n’Trojet e Mia Festën e mba e gjith Shiptaria... Edhe pse realiteti m’flet ndryshe. *** Po un s’hek dor’ e s’kam me u ndal Nga pelegrinazhi jem n’pranver’ N’Baba Tomor, atje kam me u fal I përkushtuem edhe me nder Me vetë bekimin e perenis’ Te Molla e Kuçe Flamurin Kuq e Zi Bajrak darsmor’sh e kam nxjerrë Për nusen hypun n’Kal t’Bardh Qi vjen për 100 vjetët e Pamvarsis’.

***

UN JAM GJAKU YT

Njiqind vjet, Shqipni, të due! A thue vallë dhe Ti po m’do? Njiqind vjet mendimi n’mue Ma han shpirtin pritja për po... Përse s’ma the moj nana ime T’paktën nji here në dhjet vjet Sa here prandvera m’sjell kujtime Maleve t’Sharrit kushtrimi po m’thrret! A s’t’u kujtuen thmija që t’i kanë nda Ata fmijë t’ndamun fort me dhunë T’djegun nga malli Ty për me t’pa N’jep t’shpresës andrrat tuj perkund A nuk po m’don edhe Ty si te due une? T’paktën n’mos dhe ma shum’ A nuk t’rredhin dhe Ty, si mue, kujtimet Për t’ngjamet tona mendve lum’..?! Un jam gjaku yt e Ti je jeta ime Na ishim nji dhe prapë do t’jemi Shpirtin e ushqejnë t’njajtat kujtime Qysh se ja prenë gjymtyrët Nanës Time! Ushtima, si flaka, dheun sinorit ja ka përla Dhimta e madhe nuk po m’ndalet edhe sot Malli për Nanën Time trupin seç ma ka ça Por une s’po t’ndahem prej gjinit, sot e mot!

© Kasam VELA

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page