Ulliri


Astrit Lulushi


Me kalimin e shekujve edhe interesat ekonomike ndryshojnë. Nëse dje synohej pasuri tokësore e nëntokësore, sot kërkohet qendrueshmëri politike e paqe për të pasur begati e mirëqenie afatgjatë. Dhe kur një vendi i mungon qendrueshmëria, Bashkimi Europian ndal shtrirjen e vendos kushte për t’u zgjeruar. Teknologjia ka bërë që natyra e luftrave të ndryshojë, por lufta ekonomike ‘më jep që të jap’ nga pozita e më të fortit ka mbetur e njëjtë. Dhe qasja që një vend i bën vetes, ose mënyra se si e trajton popullin e vet, ndikon gjithashtu sesi i qaset të tjerëve, ose si të tjerët i qasen atij. Siç thuhet, faji dhe drejtë