top of page

Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për 200 miliardë dollarë ndihmë...


Gordon Brown

Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për 200 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pandeminë

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown, është iniciatori që u ka bërë thirrje ekonomive të përparuara që të aprovojnë menjëherë një paketë prej gati 200 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet më të varfra në botë për të luftuar krizën e koronavirusit. Idea dhe iniciativa e tij është përkrahur tashmë sipas “The economist” nga një grup udhëheqësish botërorë. Kjo mësohet se ka ardhur në vëmendje pasi ata i drejtuan një letër grupit G20 të vendeve më të pasura në botë dhe në zhvillim. Kështu grupi prej 165 udhëheqësve të mëparshëm bëri thirrje për një angazhim "brenda ditëve" për të ofruar 8bn dollarë amerikanë për vaksina dhe trajtime të tjera; 35bn dollarë për ventilatorë, komplete provash, mbrojtje personale dhe pajisje të tjera; dhe rreth 150 miliardë dollarë të tjerë për të mbështetur sistemet shëndetësore dhe ekonomitë dhe për të parandaluar një valë të dytë të Covid-19.

Thirrja pason një apel të FMN-së dhe Bankës Botërore për një pezullim të shlyerjes së borxhit të kredive nga një vend në tjetrin nga anëtarët e G20 për vendet e varfëra, i cili do t'i lehtësonte ata nga një shërbim i borxhit të vlerësuar prej 14 miliardë dollarësh këtë vit. G20 nuk i është përgjigjur akoma apelit, të bërë në 25 mars, por ka premtuar se do ta bëjë këtë në takimin e ardhshëm virtual të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore në 15 Prill.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page