top of page

U THINJA O MIQ U THINJA!


Të nderuar miq!

Në datën 20 Mars mbushi një vit që u nda nga jeta vëllai im Llambro Çipa. Kaluan një vit plot me dhimbje dhe fatkqsi, se ato erdhën rresht dhe në fund morrën edhe majën e nderit tonë, vëllain e madh Lefter Çipen. Me ju miq dhe të afërm që na undodhët pranë në këtë vit të vështirë dua ta ndaj dhimbjen nëpërmjet kësaj poezie homazh për tim vëlla Llambro Çipën.

Faleminderit.

Kristo Çipa



Nga Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Helm e lëmsh e mbushe motin

Që fle në sinor të mortit

O vëlla s’na i pe lotin

Pikon e djeg kraharorin.


Si eshka vajtimi ynë

Heshtur digjet se lag synë

Gjumi yt se gjen qetsinë

Se s’ka dheun tënd mbi shpinë


Thonë dhe malet shkojnë më pranë

Kur humb vëllai- vëllanë

Ne këtej e ti matanë

Tretej vallë se ne u thamë.


S’na u shkul lemza nga gryka

Ike ti pas Thoma Çipa

Lekes si ngrysej më dita

-Ika tek Thomai, ika!


Që ta pimë detin e vrerit

E përcollëm dhe Lefterin1

Dhamë trupin kemi nderin

Ditët shkojnë lartësojnë emrin.


U thinja o miq u thinja

Morra shumë thikë tek brinja

Si thika dhe vet u mpiva

Raki dhe cigare piva




1- Lefter Çipa “Nderi i Kombit”

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page