Nga Miho Gjini
Qënka "stina e vdekjeve" kjo e tanishmja, kur vazhdojnë akoma përcjellje pambarim jetë njerëzish.Po edhe nga rreshti i me të mirëve, që nuk zëvëndësohen lehtë ndër vite e dekada....Ndërkohë që na iku edhe "ORAKULLI" i fshatit të Piqerasit, LEKO KONDI, që po zinte shekullin së jetuari, tek i cili venim e"mernim mëndje" parreshtur, i cili, me kujtesën e tij të mrekullueshme "lidhte" e përcillte të tria epokat historike: Rregjimin e mbretit ZOG, rregjimin e diktatorit Hoxha dhe rregjimim demokratik, të një tranzicioni të pa fund....Para tij vinim e "faleshim"me "veshët ngritur", hera herës me laps e letër ndër duar për të rinjohur ngjarje e njerëz të haruar, nga ata që dinë të bëjnë për kombin e bëjnë akoma....E që duhen përfillur, me nderime e përulje...Se, nuk qe "ZOT" Leko Kondi , po "Njeri i perëndishëm", me vlera të rralla mënçurie e mëndje të kthjellët , derisa iku, me një "barrë mëndje", i respektuar e i dashur nga një fshat i tërë.....Ky burr i urtë, dinte vjersha e këngë të lashta, që i thonin e këndonin brezat, si edhe histori të shkruara e të pashkruara....
Udha e dijeve të këtij njeriu, qe "udha e mundimeve të jetës". Fillimisht, midis ullinjëve e agrumeve të fshatit, tek ndihte prindët e të një shkollimi fillor të etur... 17 vjeç djalë, përfundon në Durrës, ku venin piqerasiotë nevojtarë, për të "shitur krahët" si ati im Koço Gjini që punonte në portin e Durrësit me Kiço Llaçin, si edhe shumë shoferë e mekanikë të zotë. Leko Kondi preferoi zanatin e mekanikut që do ta rrikthente përsëri në Piqeras, kur aty u hap fabrika e vajit, atje ku buronte e gurgullonte lumi i Bunecit, nga ku niste monopati i Sasajit mëtëpërpjetë malit dhe monopati e rruga nacionale drejtë Lukovës. Ne vitet 60 të shekullit te kaluar, kur aty u ndez losta e ullinjëve e rezikonte të digjte fabrikën, Leko Kondi me Kiço Vranan, Arsen Konomin e me të tjerë trima, do të ishin nga të rrinjtë më guximtarë që u hodhën përmes tymit e flakës, për ta shuar zjarrin , me të gjitha mjetet rrethanore....Dhe do ta shtynte jetën e mëtejshme me ndershmeri, me nje karavanë me lakëra të egëra, me disa pika vaji përsipër e me një dorë me ullinjë, kur bidonat me vajin e çmuar përgatiteshin e largoheshin gjetkë!. Po aty, do ta gjente martesa me Gitën e Gjine, arrdhja në jetë e dy fëmijëve të tyre, Eftalisë e Spiros, të cilëve u dha edhe shkollë, si nuk mundi vetë, po ashtu si dëshironte, ëndëronte e që dinte ta realizonte.... Dikush e rekomandoi Leko Kondin të hynte edhe në Partinë e Punës, ku nuk do të quhej "i përshtatshëm", qyshkur në fshatin e tyre, "hynte e dilte" një i aratisur nga priftajt,i cili vinte natën e ishte tallur me ta, duk u përgjuar edhe mbledhjet komunisteve!
Mirësia, dituria, fisnikëria e ndershmeria e këtij njeriu të thjeshtë, do të ishin vetëm një:dashuria për punën e njeriun e punës. Po edhe kënga. Leko Kondi u bashkohej këngëtarëve të rrallë të Piqerasit, që ia merrnin e ia kthenin aq bukur, si Neçoja i Himarës, brigjeve të detit e që ne fshat nuk numëroheshin më shumë se 10 këngëtarë "zë artë", si Vangjel Qendrothanasi, Jano Boçi, Jano Prifti, Leo Bitri, Arqile Prifi, Çaçi Llaçe, Koço Memi, Çome Stami,Lekan Prifi e disa të tjerë që tani s'me vijnë në mëndje...Po Leko Kondi, nuk dinte vetëm të këndonte, po edhe të bënte tekstin e tyre, si i ziu Neço. E, kur një bombë kishte plasur e vrare prindët e së shoqes, ai do të dinte ti qante me këngë të dhimbshme. "Pse si thanë baltës tutje!,-vajtonte ai me zërin e dredhur vargjet e këngës që i kishte shkruar e kënduar po vetë. Ndërsa sot mbretëron heshtja e zezë , pa këngë, tek e përcjellim për në banesën e fundit, Orakullin tonë, pas arkivolit të të ciit është rreshtuar i gjithë fshati, i madhë e i vogël, paksa më shume se edhe në ato ceremoni "të larta" e me "arkivole ari", në këtë"stinë vdekjesh" të pazakonta!
Comments