top of page

U PUTHËM NË ËNDËRR!

Sep 12, 2022
1 min read

U PUTHËM NË ËNDËRR!

Nje poezi nga Myslim Maska

U puthëm në ëndërr

Bashkë,

Moj çupëz e vogël,

Unë plak dhe ti ëngjëll

Ta zbukuronim

Botën…

Kur u zgjova, Ti

Përlotur

Tundje dorën…

Në arkivol, i mbyllur,

S’e di

Ku po më çojnë…

10 – 09 – 2O22, Athinë.

4 Comments


mich.maska
Sep 14, 2022

I dashur Komi, faleminderit per lajmin e gezuar per shendetin e mikut tone Sotirit.

Perqafime, te fala, Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 14, 2022

I dashur Myslim, tungjatjeta! Të bëj me dije se z.Sotir iu përgjigj dje E-mailit: Është shëndosh e mirë! Gjatë kësaj kohe të shkëputjes kishte qenë diku për ripërtëritje, por që atje interneti nuk kapte. Qe rikthyer i rinovuar dhe na falënderonte miqësisht për interesimin. K.Gjergji.

Like

mich.maska
Sep 13, 2022

Shume te faleminderit, i nderuar poet, per persiatjen rreth poezise time. Suksese

ne krijimtarine tuaj. Me respekt, Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 13, 2022

Si në "ekranin" e fantazisë magjepse të baladës, ku Dashuria dhe Vdekja shfaqen krejt natyrshëm si dy dashnorë të përgjeruar duke përmbushur njëri-tjetrin.

Përgëzime Poetit!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page