top of page

U fundosa në pështjellimin e këtij krijimi





E lexova „Fetishizëm“ të Fatmir Terziut, me kënaqësi. Është bukur të shohësh botën me një filozofi të tillë. Aftësia përshkruese më solli kënaqësi dhe buzëqeshje deri në fund, pasi më kujtoi Ezopin që ka vlerë të përjetëshme. U fundosa në pështjellimin e këtij krijimi, paraqitur me nuanca të larta filozofike, të cilat i japin shkëlqim fjalëve të përzgjedhura me aq saktësi.

Fabulisti dhe tregimtari grek Ezopi, me zgjuarsinë e tij fitoi lirinë dhe u bë këshilltar i qytetarëve dhe i mbretërve. Nëpërmjet fabulës tuaj, si një vlerë artistike, për mua, me atë fabul ju sillni realitetin e hidhur shqiptar, dhe ne si mbartës të asaj drame të dhimbshme. Profesor, ju përcillni mesazhe filozofike, aktuale për vlerat morale që duhet të mbartim. Në detin e gënjeshtrave mund të zësh vetëm peshq të ngordhur. Ky është vërtetë realiteti i sotëm, ashtu si ju e mbyllni këtë fabul, "Të bësh njeriun një kafshë e gjen, të bësh një kafshë, s'gjen njeri sot." Sa bukur e keni titulluar profesor,!"

Përulja para fetisheve, "sendeve jo frymore të veshura me një fuqi magjike duke i adhuruar me përulje ashtu si i përulet një kryqi, disa dhe me një besim të verbër te fetishet. Sa bukur keni vënë paralele, si Ezopi që ridimensiononte breshkën me lepurin, njeriun me botën, por problemi më i madh ishte njeriu... pra, kemi prurë pa kuptuar fetishizëm.

Filozofi, kritiku gjerman i krishtërimit Niçe thonte: „Njeriu është një urë dhe ju një qëllim". Ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë dhe Ai vdiq në kryq". Urime për penën tuaj të hollë! Shpresoj që fjala juaj do të ketë fuqi!

46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page