top of page

Përparim Hysi: Njeriu me "Dy  ZEMRA"

38 minutes ago
4 min read

Libri i FUAT MEMELLIT "Jetë në dy kontinente"

               (ese)

 

Nga Përparim   Hysi

  

Natyrisht,pak do çuditeni me këtë metaforë hiperboluese : "Me dy zemra",por kur të lexoni librin"Jetë në dy kontinente" të FUAT MEMELLIT,do të bindeni që jam fare pranë të vërtetës.  Ky libër është një libër"monografi" të familjes,por i kalon caqet e një biografie familjare. Siç vë re,pasi e lexova librin, me autorin ka ndodhur ai  fenomen, që NOBELISTJA FRANCEZE(nominimi në vitin 2022),ANNIE ERNAUX e përcakton kështu;"Të kesh jetuar diçka,çfarëdo që të jetë, të jepë të drejtën për ta shkruar atë," Të kesh jetuar diçka është gati një fjalë goje,po ky libër ( gati libër tavoline) është e mbushur me plot"diçkara",ku "në gjithë diçkatë" vlon një jetë  80-vjeçare e autorit që është aq e larmishme nga dje deri sot, por, në të njëtën kohë, nga më intrigueset dhe tepër interesante. Kjo rrëfenjë kaq e gjatë për jetën e autorit, vërtet që fillon nga fëmijëria,por vazhdon me zik-zake dhe kthehet si në një film  me metrazh të gjatë. Aktorët e këtij"filmi",së pari janë familjarët dhe,dalëgadalë "skena e filmit" zgjerohet dhe aty hyjnë"bashkëfshatarët nga SINICA  e KORÇËS,ku "regjisorit të filmit" FUAT MEMELLIT i ka"rënë koka". SINICËN,FUAT MEMELLI e ka në zemër,edhe kur erdhi në TIRANË si student në INSTITUTIN BUJQËSOR, por vazdmisht,si  shtesë apo një"vertebër" më shumë,në shtyllën  kurrizore. Fati e ndihu që të fillojë punë në TIRANË dhe,fat mbi fat: gazetar apo kameraman në TELEVIZIONIN SHQIPTAR.  As kursin për gazetar dhe as atë për kameraman, nuk e fitoi as me mik dhe as me"krahëmarrje",përkudrazi,ky fshatar nga SINICA kish dhënë prova me shkrimet e tij në gazetat  e kohës: herë në prozë dhe herë në poezi fryt i dashurisë për librin e letërsinë.

                                                            * 

Puna në televizion  ishte një punë sa e lakumueshme,por, në të njëjtën kohë, me shumë përgjegjësi. Ndërroheshin drejtorët dhe "shkopinjtë" binin mbi kurrzin e punonjësve. Anonimët me letra informonin partinë se X... po Y,,, është  me "hije" në  biografi dhe nuk është i përshtatshëm për në TELEVIZION. Shpikën dhe shpifën dhe për FUATIN dhe aq donte,drejtori i asaj kohe,Thanas Nano, duke çuar FUATIN që qe një nga profesuonistët  më të mirë. në kooperativën bujqësore  PETRELË.  Kur njihem me këtë fakt, më vijnë ndërmemebd, vargjet e PATËR GJERGJ FISHTËS që thotë;

" Me kenë i mirë,të mpesin

Me pas bisht ta presin

Për mos me pas,ta ngjesin"


Ia "ngjesën" një bisht, se  gjasme një kushëri i largët tentoi të arratiset. Qe "kohë anonimësh",por dhe në PETRELË ai jo vetëm punoi mirë,por fitoi sa dashurinë  e njerëzve,por dhe respektin e tyre.  U verifikua"bishti që i gjesën" dhe e rikthyen përsëri në Televzion. Këtë rikthim të merituar e fitoi me sjelljen dhe dashamirësin e tij. Vajti pak si"haka tek i zoti",  Me të ndodhi ajo që ka thënë ARISTOTELI:"Është karakteristikë e një njeriu shpirtmadh (jo më kot e ka nominuar me dyzemra),të mos kërkoj ndere, por të jetë i gatshëm të bëjë të mira për të tjerët". U kthye dhe,kur për nevoja të Televizionit,duhej blerë kamer,filluan prapë intrigat. Ngaqë për të negociuar,duhet dije frëngjisht,se në Francë negcionohej. ,iu fut kursit intensiv për të mësuar frëngjisht. E mori  dëshminë, por nga ata që"përgjonin në hije" deshën të dërgojnë një tjetër, Megjithatë,u nis  në Francë dhe u kthye me camerë të  kohës. Po duke marrë hua një batutë nga filmat tanë:"I çali të kujton  dhe nuk të harron", "Hija" që e ndiqte pas kurdis dy hajdutë që vjedhin camerën që ruhej në makazinë me roje. U vodh Dhe FUATIT i vënë hekurat se"nuk qe i zoti ta ruante". Qe në gjendje makthi si e gjeçë nga mos e pandehësh.  SA u sqarua"bihti që i ngjesën",doli i pafajshëm dhe u kthye prapë në TV. Tani skur mori "për mbarë":gati u bë"ambasador shetitës": në FRaNCË;Në  Gjermani;në Begjikë;Holandë dhe Itali.Ndërkaq,Fëmijët  në mërgim. Pas fëmijëve, FUAT  MEMELLI,me zemër të thyer,u nis pas fëmijëve në  AMERIKË. Edhe në BOSTON ku është vendosur.është aktiv dhe kontribon me penë në oraganet e shtypit tek"DIELLLI",tek "ILIRIA". Jo  vetëm kaq,takon ish- PRESIDENTIN BILL KLINTON i shpreh mirënjohjen për KOSOVËN; takon kryebashkiaken e qytetit ku jeton dhe i dhuron lule dhe një poezi për viktimat nga një akt terrorist.

                                                                               *

  Ka15-vjet në BOSTON dhe ka krijuar shoqtë në emigracion, Pra,si të thuash,tani po i rreh zemra si nënshtetas AMERIKAN.  Por,po t'i vësh të dy zemrat në kandar, ajo nga"SINICA" është më e madhe.

Se sa shkruan libër për jetën në  BOSTON dhe mëtej,në KANADA ku ka dy djemtë e familjet e tyre,kthehet prapë në SINICË. Organizon Shoqtën ku është kryetar,rindërtojnë shkollën,ujësjelllsin dhe ,sado mysliman, bëhe nismëtari për hitorikun e kishës,për t'u thënë"ndal" hamendje se kisha shtë ndëruar nga grekët. Tërë jetën e jeton vetëm për t'u bërë mirë të tjerëve.Kur shoh kontributin në dobi të komunitetit,por  he të njerëzve në nevojë, më kujton atë që ka thënë ANTISTENI,nxënësi i SOKRATIT,që ka thënë:" E vetmja gjë që nuk na i rrëmben askush,është kënaqësia që ndiejmë,kur u bëjmë njerëzve mirë". Po si mund t'i rrëmbesh këtë kontribut FUAT MEMELLIT që ka "dy zemra"?

Duke e mbyllur, më duket që me këtë  monografi ka arritur qëllimin që i ka vënë vetes. Dhe ia ka arritur.

Por JOHN  DEWEY thotë:"Arritja e një qëllimi është pika e fillimit për një  tjetër". Duke e mbështetur këtë thënie dhe,më tepër për t'i mbushur mendjen FUAT MEMELLIT, po citoj LES BROWN që thotë:"Nuk je kurrë i vjetër për të vendosur një qëllim  tjetër,për të ëndërruar një ëndërr të re.".

Unë si mik që e kam, e bëra këtë shkrim  si "doganë" për librin që më dhuroi. Por,kur vjen puna tek dhuratat,më vjen pranë BRIGANE JANG që thotë:"Duaje dhuruesin më shumë se dhuratën". Ngaqë e dua,më shumë se dhurata, e uroj FUAT MEMELLIN pak "fshatarçe"(se nga fshati kam gjakun):"Pena të të bëhet plug për të çarë arat e letërsisë " !

                                                                  Tiranë, 2 nëntor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page