top of page

U FESTUA ME MADHESHTI


Ibrahim Hajdarmataj

U FESTUA ME MADHESHTI 75 VJETORI I KRIJIMIT TE BRIGATËS 25´STË SULMUESE PARTIZANE NË TROPOJË.


Ibrahim Hajdarmataj

Njësia Administrative Tropojë në mengjesin e 6 Nëndorit 2019, u zgjue nga kënget ,recitimet dhe vallet e nxënsve të gjimnazit të këtij fshati në këtë fest madheshtore të 75 vjetorit të krijimit të Brigatës 25 sulmuse Partizane, kishin ardhur dhjetra ish partizan nga Tropoja dhe Hasi, qindar pasardhës të partizanëve dhe familje të dëshmorëve, të rinjë dhe te reja dhe të moshuar Në fillim u vëndosën kurora me lule tek lapidari që përkujton formimin e kësaj brigate, në qënder te fshatit Tropojë. U bë ekzekutimi I Himnit të Flamurit Në emër të komiteti të veteranëve të nënprefektures Tropojës, përshendeti sekretari i këtij komiteti shoku Zeqir Hasanpapaj. Nërsa në emër të partizanëve të kësaj brigate përshendetie shoku Vladimir Katana,ish komandant Brigate të Tropojës, ndërsa në emër batalionit të Hasit, përshendeti ushtaraku Sokol Poga, djali i komandantit të këtij batalioni që drejtohej asokohe nga Zmajl Poga.Pastaj fjalën e mori zëvëndes kryetari I komiteti te LANÇ-it shoku Asllan Grapasi, i cili solli përshendetjet e zjarrta dhe vllazërore të kryetarit të komitetit të Veteranëve Të LANÇ-it shokut Rrustem Peçi dhe me këtë rastë dorezoi edhe çertefikatën; <<Nderi i organizatës Veteranëve të LANÇ-it>> dërguar nga shoku Rrustem Peçi, për Kryetarin e Bashkis Bajram Curri shokun Rexhë Byberi. Pasi mori këtë mirnjohje të lartë Kryetari I Bashkise Bajram Curri shoku Rexhë Byberi, premtoj se do të jem në sherbim të veteranëve të Tropojës të cilët na japing forca, për të kryer të gjitha detyrat që na ngarkon Qeveria, në sherbim të popullit dhe në përgjithsimit te vlerave patriotike, keto te trazhguara në breza. Kryetari I keshillit te Qarkut të Kukësit shoku Abdullah Domi solli përshëndetjet më të ngrohta , vllazerore e revolucionare në emër të këshilltarëve të Kukësit Hasit dhe Tropojës për çuarjën më lartë të traditave shekullore që ka Malsia e Gjakovës, (Tropoja)

Prefekti I Qarkut Kukës shoku Zenel Kuçana tha: Kjo datë do të kujtohet brez pas brezi si dita e krijimit të formacionit më të madh luftarak të krahinës së Malësisë së Gjakovës për çlirimin e kësaj treve , një ngjarje e shënuar ,jo vëtem për popullin e Tropojës ,por edhe për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë. Data 6 nëntor 1944, është dhe do të mbetet një nga ato ngjarje më të rëndësishme, për arsye sepse I dha një shkëndijë të fortë shprsës dhe besimit , se vendi ynë mund të çlirohej nga pushtuesit

dhe Hasjanët Tropojanët janë shquar në historinë shumë shekullore të popullit shqiptar, për ideale të larta patriotike dhe dashurinë e madhe për atdheun ku kanë dhënë jetën me dhjetra luftëtar e patriot.

Nga gjiri I Tropojanëve kanë dalë luftëtarë trima që e sakrifiukuan edhe jetën, që nga Mic Sokoli hero I popullit, Ali Ibra, Col Delia deri tek Bilbil Breçani e Tahir Sinani ndër dëshmorët e fundit të luftës së Kosovës, duke kontribuar për këto ditë lire që jetojme e gëzojmë ne sot. Në emër të Prefekturës të Qarkut Kukës dh të kryetarit këshillit ministrave Z Edi Rama ju falenderojmë për organizimin e këtij manifestimi të 75-vjetorit të krijimit të Brigates 25 sulmuese Partizane, përgezojmë partizanët që janë në jetë dhe familjaret e tyre, familjet e deshmorëve dhe ju them atyre, jeni krenarë me para´ardhësit tuaj, ata do të nderohen e respektohen brez pas brezi, për gjakun e tyre të derdhur, për ktë liri që ne gëzojme sot. Është nder të përkujtojmë protagonistët e luftës antifashiste që ditën ta rrjeshtonin shqipërinë në rradhët e frontit antifashist. Përulemi me mirënjohje e nderim përpara veprës së 53 dëshmorve të Brigadës 25-sulmuese partizane.

Mirënjohje e nderim për drejtuesit e kësaj Brigade: Komandantin, birin e Tropojës, Veli Niman Doç dhe Komisarin birin e laberisë Nuri Arapi; Komandantët e batalioneve Idriz Mulosmani, Ali Brahimi, Mehmet Mulosmani, Ismail Poga.

E vërteta e luftës nacional-çlirimtare, e popullit Shqipëtar as mund të mohohet, as mund të errësohet.

Asnjë kontribut tjeter nuk mund të sillte çlirimin e shqipërisë pa luftën e ushtrisë nacional-çlirimtare, ishte kjo luftë e partizanëve shqipetarë që e vendosi shqiperinë në anën e duhur të historisë dhe në krahun e aleancës më progresiste të kohës.

Gjaku dhe vepra e dëshmorëv dhe luftëtarëve të lirisë do të respektohen pëherë në kujtesën e brezave që do të vijnë>>

Për të pranishmit shtrojë drekë tek lokali i shokut Bekim Hajdarmataj në Bajram Curri shoku Rexhë Byberi kryetar i Bashkisë Bajram Curri duke kaluar çaste të gëzueshmë, duke ndjekur edhe episode nga lufta lavdishme nacional-çlirimtare, nga pjesmarresit..

92 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page