
U DASHKA DHE I LIGU
U grindën keq dy burra në katund
Dhe s’folën, gjersa thinjat i mbuluan
Ua ndrydhi vreri shpirtin gjer në fund
Dhe pse një dorë fatet na i shkruan
I pari ecte rrugës me kadrëm
Ngadalë, se vitet shkopin e rëndonin
Pengohet paq dhe gjurin keq e shëmb
E sytë e lodhur qiellin kërkonin
Pas tij afrohet tjetri, inatçi
Por ndjeu dhimbje, dorën ja afroi…
U ngrit ngadalë, rrotull s’kish njeri;
U dashka dhe i ligu,- tha, dhe shkoi!
Comments