top of page

U arrestua në protestën për çmimet, studenti rikthehet sërish në shesh


U arrestua në protestën për çmimet, studenti rikthehet sërish në shesh: U mbajtëm padrejtësisht, manifestimi jonë s’është turp!


Një student, i quajtur Gentjan që u arrestua për tre ditë me radhë pasi protestoi për çmimin e naftës, ka dalë sërish në manifestim në shesh. Gentjani ka thënë se janë arrestuar padrejtësisht, ndërsa shton se heronjtë e vërtetë e Shqipërisë janë protestuesit.

“Më mbajtën tre ditë në birucë. Nëse të gjithë shqiptarët janë mbledhur këtu kanë pasur një armik: Ai është Edi Rama. Solidarizohem me të gjithë ata të burgosur që janë mbajtur padrejtësisht. Na kanë arrestuar në trotuaret e atdheut tonë. I bëj thirrje studentëve që të protestojnë për të drejtën e tyre, të fjalës dhe të protestës. Ju bëj thirrje që të mos trembeni nga dhuna, e të dalin e të protestojnë të gjithë në shesh. Edi Rama s’mundet ta mbaj peng Shqipërinë. Kur jam arrestuar nafta ishte 290 lekë dhe ai tha se vetëm do rritet. Ditën kur dola nafta ishte 217 lekë, që tregon që Rama kishte të padrejtë, e protesta s’është turp. Heronjtë e këtij populli jeni ju, Shqipëria ja ku i ka heronjtë” tha studenti.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page