top of page

Të të puth

  • Jun 25, 2021
  • 1 min read

Danail Sulku

Të të puth


Cilët male,dete të kaptoj, Në gjirin tënd të mbërrij. Liman i harlisur ku harbojnë vela blonde! Këtu jam vetëm,ftohtë,mërdhij.. Të vij furishëm gushën tënde të ndrij!

Liman dritës e vezullues,pritmë... Anijen time buzë teje të ankoroj, Në mos qofsha dashnor flakërues, vritmë.. Në buzët e tua përjetësisht të pluskoj!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page