top of page

Të marrë në këtë botë


Të marrë në këtë botë


Kjo botë sot me duket e marrë,

E gjithë bota kazan që zjen,

Por më të marrë,

Ata të veshur me para e pushtet.

Të përulur, të shkelur, pa dinjitet të duan,

Sot egoizmi i tyre të vret...


Por ca të marrë fare, sot nëpër shi,

Marrëzinë kërcejnë nga gazi që në fyt u mbeti,

Kanë lajthitur siç duket edhe nga stresi, të zinjtë,

E mbeten ashtu nga kjo jetë që i çmendi!


Sot,

edhe dielli dhe hëna s'janë më si më parë,

Ata për ca e ca vezullojnë ndryshe...

Ca të marrë, si pushtetarë i josh me dritë,

E ca të tjerë i djeg, që si kufoma të bëjnë përshtypje...


Këta të fundit, kurrësesi s'duhen harruar,

Ata janë "privilegji" i shoqërisë,

Atyre u takon marrëzia, u hapet rrugë,

Janë të marrosur prej tragjikomedisë...


Me këta të marrë mund të bësh gallatë,

Këta s'dinë seç duan, s'ja kanë më haberin,

Shyqyr Zoti që janë të tillë,

Mos i ngacmoni, ata veç po rrjedhin...!


Kjo botë akoma më e marrë më duket sot,

Kjo botë që zjen si kazan mbi zjarre,

Ku shkojnë këta të marrë o Zot,

Sidomos,

Ata të veshurit me pushtet e me pare?!

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page