Të gjithë kumuritë nuk mund të këndojnë me atë kitare

Të gjithë kumuritë nuk mund të këndojnë me atë kitare
NGA FATMIR TERZIU
Ti lëvrin gishtat mbi tela dhe mëkaton,
me notat që ndoshta i zgjon nga shekujt
pranvera po terr vellon e saj në ballkon
e trend nëpër sokakë të gjithë meshkujt.
Mbledhur kurorë mbi muret e Kalasë
imitojnë kumuritë vajzat beqare
asfalti nga takat e tyre gati po plasë,
të gjithë bëjnë dashuri me kitare.
Secila kishte një kopësht ku mbidhnin me këngë,
ishte tipike elbasançe, por nuk e gjen sot,
mbi traditën e bukur që ushqehej rëndë
me kitarën tënde që ende i mban rob.
Ngrejnë sytë kujtojnë se u ike fare
sytë u ngrijnë lart në atë kaltërsi
por kur të shohin gjithnjë mbi kitare
rikthehen me këngët e tua në dashuri.
Të shohin atje lart teksa bekon retë në korr
në lartësinë muzikale mrekulli nga hiçi
dhe këndojnë me zemër fort e më fort
me kitarën që ua le peng Alfons Balliçi.
E pse vepra jote kërkohet përditë, e përditë mbetet zëmadhe
të gjithë kumuritë nuk mund të këndojnë me atë kitare…








Comments